Tani për tani plani është vaksinimi të zhvillohet këtu në Shkup, në Spitalin modular, ndërsa të punësuarit në qendrat kovid nga spitalet tjera gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të arrijnë këtu. Më tutje, vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjithë shtetin, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministria pret në periudhën prej një jave deri së paku 10 ditë të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësor.
“Plani i vaksinimit të zhvillohet këtu në Shkup, për shkak të asaj që ky personel është trajnuar dhe edukuar për këtë vaksinim, tani në mënyrë intensive për këto ditë të kaluara edhe të punësuarit në qendrat kovid në spitalet tjera gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, kur të vjen koha, do të vijnë këtu. Më tutje, vaksinat do të shpërndahen në të gjithë shtetin”, deklaroi Filipçe në përgjigje të pyetjes, pas fillimit të vaksinimit në Spitalin modular.
Ai shtoi se kapaciteti i pikës në gjashtë vende pune është maksimum 500 persona në ditë, por siç tha, do të fillojnë me vaksinim të 300-350 personave.
“Kapaciteti në këtë pikë këtu me gjashtë vende pune është maksimum 500 persona në ditë, ne do të fillojmë me orarin prej 300-350, ashtu që pres në periudhën afër një javë deri në 10 ditë të vaksinohen punonjësit shëndetësor, ndërsa në ndërkohë do të arrijnë edhe doza plotësuese nga Beogradi”, shtoi Filipçe.




