Deri në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është dorëzuar projekti për vendosjen e ngritjeve artificiale, apo të ashtuquajturat “tumba” në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, e cila është përgatitur nga vetëqeverisja lokale e Tetovës informon Tetovasot . Tumbat e vendosura paraprakisht me kërkesë të SPB Tetovë, dje (16 shkurt) janë hequr plotësisht, sepse të njëjtat nuk i plotësonin kërkesat e paerapara ligjore, sipas nenit 351 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Rregullores për mjetet e ngadalësimit të trafikut.
Me projektin që do të marrë pëlqimin e nevojshëm nga SPB-Tetovë, në disa vende në këtë rrugë do të vendosen tumba të tilla, të cilat do të rrumbullakosen me shenja të përshtatshme të komunikacionit dhe të njëjtat do të ndriçohen gjatë natës. Vendosja e këtyre pengesave në rrugë do të kontribuojnë për siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut dhe veçanërisht këmbësorët, pasi që në këtë relacion gjendet edhe një një shkollë, ku lëvizin nxënësit më të vegjël të cilën mësojnë në shkollë fillore.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Festë e madhe në familjes e Medës dhe Lules, dalin pamjet madhështore nga dita e veçantë e çiftit të famshëm
- (VIDEO) Alta Banka kushton 22 milionë euro, ankandi shpallet më 30 nëntor
- Biznesmeni strugan Gajur Lloga mirëpret Mexhitin: Ti na viziton edhe pas zgjedhjeve
- Jo më me Donaldin, Bora Zemani rikthehet aty ku ishte në fillim – tani nis gjithçka prej fillimit për të
- Reagimi i fortë i Terras për këngën serbe: BE-ja duhet të shpjegojë situatën në Kosovë
- (VIDEO) 11 vite me TV SHENJËN, 11 vjet informim i drejtë dhe profesional
- (VIDEO) Mickoski kërkon zgjerim më dinamik dhe perspektivë të qartë evropiane
- Komisionerja e BE-së, Lahbib: Izraeli të lehtësojë kufizimet e ndihmës në Gaza



