Shermine Mamuti ka shkruar në facebook për sfidat në udhëheqjen e shtëpisë së pleqve Milica! Mamuti shkruan: Sot, plot 10 vite që e udhëheqi Shtëpinë e pleqve Milica. A ka pasur sfida? Po, shumë bile! A ka qenë e vështirë? Po, shumë herë ka qenë. A ka pas momente të bukura? Po, ka pas… SEPSE pronarët më besuan, dhe i respektuan vendimet e mia gjithmonë. 10 vjet u mundova të jemë e suksesshme, frytdhënëse, humane, të mbaj barazpeshën dhe para së gjithash tua paguajmë hakun punëtoreve para se tu thahet djersa. U mundova të gjithë të jemi të kënaqur jo…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria prezanton masat e reja anti-covid – “Festoni me përgjegjësi” – të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, të cilat do të vlejnë nga 18 dhjetori deri më 20 janar. Objektet e hotelierike duhet të mbyllen nga orën 18:00, në vend siç ishte më herët të orës 21:00, ndërsa ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi. Do të ketë ndalim të grupimit në sheshe për festat e Vitit të Ri, si dhe çdo lloj tubimi gjatë festave, si dhe ndalim i grupimit në apartamente për festat e ardhshme, ndërsa hotelet do të mbyllin restorantet e tyre në orën…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, që ëhstë pjesë e koalicionit qeveritar, është shprehur kundër propozimit të koalicionit ASH-AAA për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi. Me këtë ligj, kërkohet të përmirësohet padrejtësia 30 vjeçare ndaj shumë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, që nuk kanë nënshtetësi. Shumica prej tyre janë shqiptarë dhe kjo ka ndezur alarmin tek partitë maqedonase. Fillimisht ka reaguar Dimitar Apasiev i Levicës opozitare, e menjëherë pas tij edhe Pavle Trajanov. Të dy kanë qëndrim se në këtë mënyrë do të jepen 70 mijë shtetësi të reja. Trajanov reagon për shkak se propozimi i ASH-AAA parashikon t’u pranohet…
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuza në rastin Poshtenska Banka. Në mesin e nëntë të akuzuarve janë ish kryetari i komunës së Koçanit, nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Ratko Dimitrovski dhe biznesmeni nga Gjevgjelia, Tome Glavçev. Hetimi për rastin Poshtenska Banka u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar dy vjet më parë. Nëntë personat akuzohen për pastrim parash në vlerë më shumë se nëntë milion euro. Sipas prokurorisë, të pandehurit filluan veprimet e tyre në vitin 2001. Për më tepër, prokuroria lëshoi urdhër për vlerësimin e pasurisë së ngrirë të të pandehurve në rast…
Komuna e Studeniçanit është pajisur me një kamion të ri, i cili do të përdoret për larjen dhe pastrimine rrugëve dhe për shërbime komunale nga ndërmarrja publike, “NKP Studeniçan”. Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiki ka theksuar se komuna e Studeniçanit do të përpiqet të përmirësojë kushtet për qytetarët në të gjitha fushat dhe mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është parakusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Studeniçanit. Së fundi Sadiki po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve të premtuara gjat kampanjës të vitit 2017, madje ai bëri më shumë seç premtoj…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se vaksinimi kundër virusit korona do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Filipçe tha se në fillim do të vaksinohet personeli mjekësor, të moshuarit dhe të pacientët me sëmundje kronike, raporton TV21.
Bankat ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për të qenë në gjendje të paguajnë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore në llogaritë e qytetarëve. Qeveria sot vendosi që në afat të pacaktuar të vazhdojë afatin deri kur paratë duhet të shpenzohen. Në vend të datës 25 dhjetor, parat do të mund të shpenzohen edhe më vonë. Ndërkohë nga qeveria nuk morëm përgjigje konkrete se me të cilat banka deri tani ka marrëveshje dhe çfarë nëse ndonjëra nga bankat tregtare nuk dëshiron të jetë pjesë e masës, ku dhe si do t’u paguhet qytetarëve nëse kanë llogari të transaksionit në…
Kryeministri Zoran Zaev nuk do të thirr takim liderësh. Kreu i ekzekutivit e mohoi këtë mundësi vetëm një ditë pasi e kishte paralajmëruar se do ta ftojë personalisht një takim të tillë nëse këtë nuk e bënte Presidenti. “Kam parë një reagim në fejsbuk të shefit të opozitës në të cilën thuhej “po” do të bisedohet për Qeveri teknike, për paaftësinë e qeverisë dhe sistemit shëndetësor, për dështimin me Bullgarinë… Pse të thirr takim liderësh? Për çfarë? Unë nuk pajtohem aspak me këto çështje. Sado që të jetë e palogjikshme, histerike dhe e papërgjegjshme, do të thoja që është edhe…
Në javën e dytë të dhjetorit ka rënë për 14,6% numri i të infektuarve me Covid-19 në gjithë vendin. Raporti i ISHP vë në dukje se gjatë periudhës 7-13 dhjetor janë bërë vetëm 9,2% testime më pak krahasuar me javën që shkoi. Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me mbi 5.800 në 100 mijë banorë, në Shkup 5.100 dhe në Sveti Nikole mbi 4.700. Numri më i lartë i të infektuarve mbetet në Shkup ku brenda një javë afër 2,300 njerëz u diagnostikuan pozitiv apo mbi 41% e gjithë bilancit. Instituti i Shëndetit Publik “Sipas vendbanimit, raste…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në konferencën përfundimtare për zvogëlimin e stereotipave gjinorë në arsimin, e organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut. Carovska theksoi se me konceptin e ri të arsimit fillor i cili është në fazën e përfundimtare dhe së shpejti do të prezantohet para publikut, përveç që nxënësit do të mësojnë për tolerancën, multikulturalizmin dhe pranimin e ndryshmeve nga vetja, ende nga arsimi fillor do të fitojnë njohuri për barazinë gjinore. Stereotipat dhe përmbajtjet diskriminuese në librat shkollorë ndikojnë negativisht në zhvillimin e të rinjve dhe krijojnë shoqëri që do të…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përfundimisht kanë arritur që të fusin në rendë dite propozim ndryshimin e ligjit për Nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në zgjedhjet e fundit kishin premtuar zgjidhjen e një problemi që më dekada ka munduar shumë familje shqiptare, që nga pavarësia e Maqedonisë kjo çështje disa herë dhe nga shumë qeveri është thënë se do të zgjidhet, por ende deri më sot nuk është zgjidhur. Janë më shumë se 60 mijë persona që jetojnë në Maqedoninë e Veriut por që nuk posedojnë nënshtetësi për shkak të ligjit aktual…
U.D. presidente e Kosovës Vjosa Osmani, mbrëmë në emisionin Click Plus tha se e ka përcjell me vëmendje bllokimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Ajo tha se është shumë i dëmshëm precedenti që Bullgaria po i vendos veto Maqedonisë së Veriut. “Vlerësimi im edhe nga fakti që e kam përcjell procesin e integrimit të Ballkanit perëndimorë që një kohë të gjatë, është që nuk do të duhej të kishim raste të tilla, kur temat janë të natyrës historike dhe vlerësimeve të historisë ta bllokojnë ecjen përpara të një shteti drejt Bashkimit Evropian. Sepse kur bëhet…

