Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se rreth 300 mijë qytetarët, të cilët do të marrin ndihmë prej 6 mijë denarëve, të njëjtat mjete do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pas afatit të paraparë 25 dhjetorit 2020. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ato janë mjete të qytetarëve dhe të njëjtat do të mund t’i shfrytëzojnë kur të duan, menjëherë pasi t’u lëshohen në llogari. “Megjithatë rekomandojmë që mjetet të përdoren më 25 dhjetor në mënyrë që të injektohen mjete likuide në ekonomi për një periudhë të shkurtër deri në fund të vitit, për të blerë produkte vendore dhe kështu…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se edhe pse ende vazhdojnë studimet dhe mund të ketë ndryshime, për momentin nuk rekomandohet vaksinimi i fëmijëve dhe personave që tashmë e kanë kaluar Cocvid-19 “Për momentin nuk rekomandohet vaksinimi i fëmijëve, dhe mendohet se njerëzit që tashmë e kanë kaluar dhe kanë antitrupa janë mjaftueshëm të mbrojtur dhe nuk duhet të jenë në grupin për vaksinim”, tha ministri Filipçe. Filipçe tha se autoritetet vendase janë në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në për tu informuar në rast se do të vendoset ndonjë certifikati për personat e vaksinuar.…
Ministria e Brendshme as sot nuk ka një përgjigje nëse është duke proceduar kallëzim penal ndaj deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal. Jahoski i cili të dielën e kaluar gjatë votimit në Komunën e Pllasnicës shpalosi fletëvotimin e rrethuar, gjë e cila u dëshmua publikisht përmes video incizimeve të dala në opinion, ka cenuar fshehtësinë e votës, veprim ky për të cilin ligjvënësi Jahoski rrezikon të paktën 3 vite burg. Policia për dy ditë zgjedh të heshtë ndaj veprimeve jo ligjore të Jahoskit, ndërsa Prokuroria Publike thotë se pa kallëzimin penal nga MPB,…
Në Tetovë me rrethinë ka më shumë persona të infektuar nga koronavirusi, se sa flasin shifrat zyrtare. Kështu thotë koordinatori i Covid Qendrës në Spitalin e Tetovës Gzim Nuredini. Ai thotë se pacientët paraqiten vonë në spital ndërsa paraprakisht as nuk testohen. Nuredini apelon pacientët që pa rekomandim të mjekut amë të mos konsumojnë barna, sidomos, antibiotikë. Ka pacientë të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake kanë marrë terapi dhe në fund vijnë përsëri në gjendje të rëndë dhe sa i përket pjesës së hospitalizimit nuk kemi numër të zvogëluar sepse këta pacientë që mundohen të shërohen me alternativa…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilat vendoset që nga 18 dhjetori deri më 21 janar, objektet hotelierike të punojnë deri në ora 18:00 Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp. Ai tha se masat kufizuese janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për restorantet, tubimet publike dhe rekomandime për bashkësitë fetare. Kjo masë e ka emrin “Festo përgjegjshëm” me të cilat pritet të parandalohet rritja e numrit të rasteve të reja gjatë vitit të ri.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se gjendja me coronavirus në vend është e qëndrueshme, por ende vazhdon të jetë numri i lartë i të infektuarve. Ai tha se presioni në spitale është i madh, por ka ende vende të lira nëpër spitale. Filipçe theksoi se edhe në rajon numri i të infektuarve dhe viktimave është i lartë dhe se po përcjellim gjendjen me vëmendje. Në lidhje me vaksinat ai tha se kemi vizituar operatorët e shpërndarjes së vaksinave, ndërsa në janar pritet ardhja e frigoriferëve për ruajtjen e vaksinave. “Vaksinat do të jenë…
Pandemia i ka goditur të gjitha sektorët e ekonomisë, e sidomos ato të bujqësisë. Bujqit janë të pakënaqur edhe nga trajtimi i qeverisë si dhe vlerësimit që iu bëhet produkteve të tyre. Nga sfera e bujqësisë më të goditurit janë duhaxhinjtë të cilët thuan se qeveria po i bën padrejtësi gjatë cilësimit të klasës së duhanit të tyre, shkruan Almakos. “Deri më tani duhej që të blihej duhani e jo pakot të qëndrojnë në depo. Është mëkat dhe turp ajo që po i bëhet prodhuesve të duhanit. Duhani t`i klasifikohet në klasin e 3 dhe të 4”, deklaroi një bujk…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, është ministrja më e pasur në Maqedoninë e Veriut, bazuar në fletën anketuese të paraqitu në komisionin për antikorrupsion. Sipas kësaj liste, Carovska ka paraqitur pasuri në vlerë prej 2.683.742 eurove. Për dallim prej vitit 2019, në vitin 2020 pasuria e paraqitur nga Carovska është rritur për një million e 92 mijë euro. Mirëpo bëhet fjalë për shtëpi dhe banesë të prindërve të saj në Kanada, që janë shtua në fletën anketuese, e jo të Carovskës. Në mesin e ministrave është edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me pasuri prej 199.703 eurove. Pasuria…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion deri tek Gjykata Themelore Penale-Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër nëntë personave. Personat K.S., T.G. dhe R.D. akuzohen se kanë bërë vepër të vazhduar penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 lidhur me paragrafin 1, ndërsa së bashku me personat tjerë Z.Sh, V.SH., V.D. V.P., G/K/. dhe Z.M. kanë bërë vepër penale pastrim parash dhe derdhje tjera nga vepra ndëshkuese nga neni 273 paragrafi 5 dhe paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal. Me veprimet që të akuzuarit i…
Besimi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është shkatërruar dhe duhet të rindërtohet. Kjo u deklarua nga Andrej Kovaçev, kreu i delegacionit bullgar dhe nënkryetari i PPE-së në Parlamentin Evropian, për radio “Fokus”. Eurodeputeti komentoi gjithashtu deklaratën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili parashikoi që rezistenca e Bullgarisë ndaj kornizës së negociatave të anëtarësimit të vendit do të kapërcehej së shpejti. “Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë marrëveshjen me përmbajtje për historinë tonë të përbashkët dhe ky komision, i cili duhet të marrë vendime të rëndësishme për interpretime historike bazuar në dokumentet e epokës përkatëse, duhet…
Ministria e Punëve të Brendshme kumton se edhe këtë vit po zhvillojnë fushatë parandaluese, me qëllim që qytetarët të informohen për pasojat e mundshme nga përdorimi i kapsollave dhe mjeteve të tjera piroteknike, posaçërisht aktuale para dhe gjatë festës së Vitit të Ri. Nga MPB thonë se ndërmarrin edhe masa ndëshkuese, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të kapsollave dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe i përkujton qytetarët për dispozitat ligjore në të cilat sanksionohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale. “Kështu, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parasheh gjobë në shumë…
Mbrëmë , dhjetë minuta pas mesnate, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Xh.I. (26) nga Tetova, i cili më parë kishte vjedhur një veturë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të 35-vjeçarit S.N. nga Tetova, i cili veturën e kishte parkuar në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë informon Tetovasot. Vetura e vjedhur është gjet dhe është kthyer tek pronari, ndërsa personit Xh.I. iu konfiskua një thikë dhe i njëjti ësht[ mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas…

