Pjesë të komunave të Aerodromit, Karposhit, Qendrës dhe Studeniçanit nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes. Siç është njoftuar nga QRMK – Shkup, pas njoftimit paraprak nga EVN, nga ora 8:30 deri në 13:30, pa energji elektrike do të jenë rrugët “Lisec” dhe “Gornovranovska” në komunën e Aerodromit. Rruga “Skupi” numër 5-a në komunën e Karposhit do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 10:30. Nga ora 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jetë rruga “Naum Naumovsi Borçe” numri 68 dhe numri 70 në komunën…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se në festat e fundvitit kafenetë dhe restorantet duhet të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në 18h. Sipas tij kjo pasi që qytetarët mund t’i rrëmbejë atmosfera e festave dhe paraqitet rrezik për përhapjen e virusit korona, përcjell TV21. “Po vjen një periudhë kur mund të ndodhin grupime të qytetarëve, posaqërisht në objektet hotelierike, marrë parasysh se po vijnë festat e fundvitit. Atmosfera e festave të fundvitit në një farë forme i rrëmben qytetarët. Kemi patur diiskutim sa i përket orarit që duhet të propozohet për mbylljen e objekteve hotelierike. Ato…
Masat e reja kufizuese që parashikojnë shkurtimin e orëve të punës do të nënkuptojnë humbje prej 18-22 milionë euro për objektet gastronomike. Për më tepër, ata do t’i bëjnë ata të racionalizojnë numrin e të punësuarve, paralajmëron Oda e Pavarur Gastronomike (OPG). Sipas OPG, nëse masa të tilla miratohen, një seri e re e mbështetjes së drejtpërdrejtë për furnizuesit e ushqimit duhet të miratohet menjëherë për të ndihmuar në kompensimin e humbjeve. “Vëmendja jonë sot është përqendruar në seancën e planifikuar të Qeverisë, në të cilën këto vendime të Komisionit për Sëmundje Infektive duhet të rishikohen dhe miratohen. Ne presim…
Në 24 orët e fundit në Kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 497 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me KOVID-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në klinikat interne në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 17 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Klinikën për Nefrologji, tre në kovid qendrën e Klinikës për Neurologji, katër të sëmurë në Institutin për TBC, dy në Klinikën për Dermatovenerologji, një në Klinikën e Syve dhe dy në Klinikën për Gastroenterohepatologji. Në ORL, janë…
Policia gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:20 në rajonin e Shuto Orizarës kanë arrestuar 41-vjeçarin I.ZH. nga Shkupi, pasi tek i njëjti është gjetur sasi e marijuhanës. Personi në fjalë dyshohet për shkeljen e nenit 215 nga Kodi Penal, gjegjësisht dyshohet për prodhim dhe shitje të supstancave narkotike. MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi konkrete.
Ministria e Shëndetësisë po negocion përmes tre mekanizmave për të blerë mbi 800.000 vaksina kundër Kovid-19, ndërsa nga e premtja Greqia konfirmoi se një pjesë e dërgesës së parë të vaksinave që do të mbërrijë në Athinë do t’ia japë vendit tonë. “Të premten ne morëm konfirmim nga Greqia, realizova një bisedë me ministrin grek të Shëndetësisë, i cili pas bisedës me kryeministrin Micotakis konfirmoi se nga sasia e tyre e parë, e cila do të arrijë në Athinë për popullsinë e tyre, një sasi do të lihet mënjanë për ne. Ne përdorim praktikisht të gjitha instrumentet, përfshirë mekanizmin Kovaks,…
Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, informon se sot rreth orës 9:15 efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, stacioni policorë Gostivar kanë arrestuar 28 vjeçarin me inicialet H.R nga Gostivari i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Sot (14.12.2020) në ora 09.15 efektivët e policisë nga SPB-Tetovë – Stacioni policorë Gostivar e kanë arrestuar personin H.R. (28) nga Gostivari i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues- Tetovë për vuajtjen e dënimit”, theksojnë nga SPB-Tetovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 741 testime, ndërsa janë regjistruar 213 raste të reja me Covid-19, përcjell SHENJA. Ndërkohë, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 632 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 persona.
Gjatë kësaj jave, Zyra e të Ardhurave Publike duhet të paraqesë në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë listën e pastruar të atyre që marrin mbështetje financiare prej 6,000 denarë për blerjen e produkteve vendore, në mënyrë që të bëjë një njoftim të duhur. Kjo u njoftua nga drejtoresha e PRO Sanja Lukarevska, duke deklaruar se bëhet fjalë për disa grupe të të dhënave që duhet të jenë të sakta sepse të gjitha të pasakta kthehen për përpunim. Kjo është pjesë e paketës së katërt të masave antikrizë, e cila ofron ndihmë prej 6,000 denarë për kategoritë më të rrezikuara.…
Zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nëpërmjet rrjetit social Facebook njoftoi se është infektuar me virusin korona. “Sot mora testin me rezultat pozitiv në Kovid-19. Për momentin jam stabil me simptoma të lehta, dhe shpresoj se me lehtësi dhe do ta kaloj”, shkruan Bytyqi.
Aleanca për Shqiptarët akuzoi Ministrinë e Brendshme se me aksionin e disa ditëve më parë i ka shkaktuar dëm komunës së Haraçinës. Zëdhënësi i ASH-së Shefik Duraku tha se banorët meritojnë të marrin përgjigje se si ka mundësi që droga të vidhet 160 kilometra larg këtij vendi e të sekuestrohet në Haraçinë. Ai tha se pushteti aktual vazhdimisht përpiqet t’i prishë imazhin e Komunës së Haraçinësme çka dëmtohet edhe zhvillimi ekonomik i këtij rajoni. Si është e mundur që të vidhet drogë nga një fabrikë për përpunimin e kanabisit, kur dihet se sipas ligjit ato fabrika kanë siguri shumë të…
Në konferencën për shtyp duke shënuar 100 ditët e para të formimit të Qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, njoftoi se metodologjia për filtrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë është afër përfundimit dhe se ai pret që Këshilli Gjyqësor ta shqyrtojë dhe miratojë atë deri në fund të kësaj jave. Pastaj, siç tha ai, më 28 dhjetor, metodologjia do të paraqitet në një seancë të Këshillit të Reformës në Drejtësi. Në bazë të kësaj, pas miratimit të tij dhe përcaktimit përfundimtar, do të njoftohet edhe opinioni. Ajo që mund të them tani, e cila lidhet me këtë metodologji, është se një…

