Rreth 2.000 vende të lira pritet të krijohen në policinë e Maqedonisë së Veriut, pasi që Kuvendi të harmonizojë ligjet me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, njoftojnë burime brenda MPB-së për gazetën Lajm. Ata nuk dëshirojnë të flasin zyrtarisht për numrin e saktë të vendeve të lira që do të krijohen, por theksojnë se ky ndryshim, që është përfshirë poashtu edhe në Ligjin për punë të brendshme, nënkupton që të punësuarit në këtë ministri nuk do të kenë më të drejtë të kërkojnë vazhdim të marrëdhënies së punës pasi që të plotësojnë 40 vite stazh, pa marrë parasysh moshën.…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në një takim liderësh të thirrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Por u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në një takim të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev, i cili njëherit është edhe kryetar i LSDM-së. Ndërkohë sa i përket kontributit të opozitës në negociatat me Bullgarinë, u shpreh se është e pamundshme që opozita të mund ti përmirësoj të gjitha gabimet që i bën kryeministri, Zoran Zaev. “Unë që para disa muajve kur praktikisht alarmova për këtë që veçmë ndodhim…
Alkaloid Shkup është njëra nga kompanitë me të cilat Ministria e Shëndetësisë ka rënë në ujdi për të bashkpunuar në ruajtjen e vaksinav. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje vizitoi operatorët ekonomik ku duhet të mbahen vaksinat kundër Covid19, e të cilat sipas ministrit i plotësojnë kushtet për temperaturë optimale. Mirëpo Filipçe nuk shpalosi emrat e kompanive të cilat do t’i ruajnë vaksinat, të cilat pritet të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm. Emrin e Alkaloidit e shpalosi kryeministri i shtetit Zoran Zaev.
Mbrëmë (13-dhjetor) rreth orës 21:00, efektivët e policisë së Tetovës, kanë privuar nga liria personat F.D. (22) dhe M.S.(18) nga Tetova, të cilët kanë sulmuar fizikisht pronarin e një restoranti G.K. (39) dhe menaxherin e objektit një hotelerik Zh.S. (33) në rrugën “133”, kurse kanë shkaktuar edhe dëmtime të inventarit në këtë objekt. Në përleshjen fizike në të cilën, sipas raportit të policisë, kanë marrë pjesë disa persona, të cilës i ka parapri një debat verbal midis dy të pandehurve me pronarin dhe menaxherin e objektit, janë përdorë mjete të ndryshme të forta, kurse pesë persona kanë qenë të lënduar.…
“Pasi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar që përfaqësues special për bisedime me Bullgarinë të jetë Vlladimir Buçkovski, detyrimisht shtrohen dy pyetje: a është kjo shenjë se ka dështuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, apo shefi i tij, Z. Zaev, nuk ka besim që një shqiptar të zhvillojë negociata që janë kaq të rëndësishme për identitetin etnik dhe gjuhësor të maqedonasve? Sido që të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, e vërteta lakuriqe mbetet se kjo qeveri ka dështuar në shtyrjen e procesit të integrimit, ka dështuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjin…
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është drejtimi i vetëm për shoqëri të drejtë. Përfundimisht drejtësia dhe rendi vlejnë për të gjithë njësoj. E Lufta jonë është dhe do të jetë e gjatë, vrapojmë maraton dhe jo sprint. Janë harruar shumë vlera dhe një sistem i tillë nuk demontohen lehtë. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski në 100 ditët e para të Qeverisë. “Nuk ka rrugë tjetër përveç se përgjegjësisë dhe transparencës. Nuk ka rrugë tjetër të sigurt përveç se të dëshmojmë se ka njerëz që punojnë për qytetarët. Nuk ka njerëz të përkryer dhe funksionar të pagabueshëm por…
Ligji për regjistrimin e popullsisë pritet që të kalojë që sot në Kuvend, në seancë plenare, me çka në pranverë pritet që të realizohet regjistrimi i popullsisë, njoftoi kryeministri i vendit Zoran Zaev, përcjell TV21. Këtë informacion Zaev e deklaroi gjatë konferencës për media, ku po jep llogari për 100 ditët e para të Qeverisë. “Ligji për regjistrimin e popullsisë është në fazë finale. Ligji për regjistrim këtyre ditëve, por ndoshta edhe sot do të jetë në seancë plenare, në miratim final në Kuvend. Me këtë i përmbushim të gjitha kushtet për këtë operacion statistikot, me rezultatet e të cilit…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në fushën e trafikut. Në territorin e Sarajit janë shqiptuar 175 gjoba, mes të cilave 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 22 për makina të paregjistruara, 6 për kalim në dy vija të plotë, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 6 për kalim në dritë të kuqe të semaforit. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që ti respektojnë rregullat dhe me këtë…
Komisioni për sëmundje infektive i propozon qeverisë kufizime të reja sa i përket festave të fundvitit. Përveç ndalesës së tubimeve dhe mbylljes së kafeneve nga ora 18:00, rekomandohet që edhe qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë pas këtij orari. “Ne apelojmë dhe rekomandojmë që të mos ketë tubime në shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos largohen nga shtëpia pas orës 6 pasdite në qoftë se nuk ka nevojë për atë” – tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, përcjell TV21. Propozimet do t’i paraqiten Qeverisë sot me kërkesë për të hyrë në fuqi nga 18 dhjetori dhe…
Në Maqedoninë e Veriut afati i fundit për përdorimin e vauçerëve për turizëm është 15 dhjetori 2020. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas të dhënave zyrtare, përfshirë ditën e sotme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme. Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet për realizimin e kësaj mase më 15.12. 2020. Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor do të duhet të lajmërohen nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se…
Nxënësit e shkollave profesionale janë më të dëmtuarit gjatë realizimit të mësimit nga distanca, për shkak të gjendjes me Covid 19. Drejtimet për të cilat janë caktuar, përveç teorisë kërkojnë edhe mësimin praktik. Për këtë të fundit, Ministria e Arsimit ka lejuar vetëm disa orë me prezencë fizike e që për nxënësit janë të pamjaftueshme. Sihana Sejfullai e cila po ndjek mësimet në shkollën e artit figurativ thotë se mësimi pa praktikë është shumë vështirë të kuptohet. Për shkak të mësimit jo të zakonshëm, profesorët në këtë shkollë kanë bërë lëshime të caktuara. Është lloj mësimi por të gjithën duhet…
Oda e Pavarur e Hotelierisë ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për pjesëmarrje të gastronomëve në takimin e së hënës, që do të mbahet lidhur me paralajmërimin për mbyllje të plotësishme ose masa restriktive për punën e objekteve hotelierike. Në letër thuhet se kërkesë e tyre gjithashtu është që masat që do të kërkohen nga Komisioni, para se të dorëzohen në Qeveri për miratim, Oda të mund të japë vlerësimet e saja. Oda e Pavarur e Hotelierisë “Me pjesëmarrjen tonë kërkojmë që të na mundësohet ti dëgjojmë shqetësimet dhe arsyetimet e antarëve të Komisionit për Sëmundje…

