Author: Hamdi Kumanova

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 688 pacientë të shëruar nga coronavirusi informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në Shkup-251, Kumanovë-38, Dibër-3, Shtip-39, Prilep-45, Tetovë-41, Strugë-18, Veles-29, Manastir-43, Ohër-28, Kavadar-26, Gostivar-32, Gjevgjeli-2, Strumicë-13, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Demir Hisar-7, Makedonski Brod-3, Pehçev-1, Berov-2, Vallandov-2, Vinicë-2, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-18, Resnjë-7 dhe Negotin-9. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 73.638, numri i pacientëve të shëruar është 49.414, numri i vdekjeve është 2.121 dhe numri i rasteve aktive është 22.103.

Lexo më Shumë

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, sot ishte në Shtip për të inspektuar procesin e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Ai për TV21, tha se në Shtip kanë votuar persona që duhet të jenë në izolim shtëpiak. “Kishte disa denoncime, në një apo dy vendvotime, se kanë votuar persona që duhet të jenë në izolim shtëpiak. Dhamë udhëzime që të lajmërohet MPB dhe policia për shkak se ata janë në kompetenca të tyre të bëjnë vërejtje zyrtare dhe të veprojnë më tej në përputhje me ligjin. Bordit zgjedhor i është dhënë udhëzim që të konstatojnë ngjarjen, kohën, personat që kanë…

Lexo më Shumë

Lamtumirë Valbona … Urim Salihu Koha ka nis të ftohet ndërsa ditët e kësaj vjeshte të vonë po bëhen akoma më shumë pikëlluese. .Jeta vazhdon të jetë e mbërthyer me lajme të trishta .E tillë ditë është edhe kjo e diel e raskapitur dhe depresive ,plot shi,ankth dhe në fund përlotje.Valbona nuk është më.Ajo profesoresha më e mirë që shpërndante kaq rreze dijeje,ka mbyllur sytë përgjithmonë.Ata që e njohën atë nga afër,dhe unë një prej tyre mes miqësive të mëhershme si një kolege gazetarie ,më ka zhytur thellë në përmasat e këtij trishtimi pafund dhe të papërshkrueshëm. E dij se…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 15:00 kanë votuar 9620 persona, ose 23,03 për qind, ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 1658 persona, ose 33,47 për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Deri më tani, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç njoftuan nga atje, nuk ka marrë asnjë ankesë në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Informacioni i hollësishëm në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet e drejtpërdrejta pas votimit mund të ndiqen në faqen e internetit www.lokalni2020.sec.mk.

Lexo më Shumë

Policia në rajonin e SPB-Tetovë, ditën e djeshme ka zhvilluar kontroll shtesë për të sanksionuar parakalimet e paligjshme në trafik. Janë sanksionuar 102 persona – 53 në Tetovë dhe 49 në Gostivar. Siç thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Brendshme, përveç këtyre, janë sanksionuan edhe 46 shkelje nëpër qytete të tjera. Ndërsa në rajonin e Manastirit janë sanksionuar 35 persona për parakalim të paligjshëm.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 15:00 kanë votuar 9620 persona, ose 23,03 për qind, ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 1658 persona, ose 33,47 për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). KSHZ thekson se informacionet në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet drejtpërdrejt pas votimit mund të monitorohen në uebfaqen www.lokalni2020.sec.mk.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 172 qytetarë që kanë ndërruar jetë me Kovid-19, ashtu që vetëm të mërkurën janë regjistruar 46 viktima, që paraqet numër rekord deri më tani gjatë një dite, raporton Portalb.mk. Pacienti më i ri që humbi jetë me Kovid-19 ishte 22 vjeçari nga Shkupi, derisa pacienti më i moshuar ishte 87 vjeçar. Në këtë javë janë regjistruar gjithsej 5.097 raste të reja nga realizimi i 14.087 testeve për Kovid-19. Në periudhën e njëjtë janë shëruar 5.136 pacientë që ishin të infektuar. Ministria e shëndetësisë njoftoi se në gjithë qendrat për kovid…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, prindërit e fëmijëve me autizëm thonë se ndjehen të lënë pas dore, pasi gjatë pandemisë janë ndihmuar të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët janë përballur me vështirësi si nga aspekti ekonomik edhe ashtu nga ai social nga kriza e pandemisë, përpos familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Ndërkohë, nga dikasteri i punës dhe politikës sociale thonë se pavarësisht se këto familje nuk janë theksuar në mënyrë të veçantë, një pjesë e tyre janë përfshirë në kategorinë e ndihmave për familjet me të ardhura të ulëta, ato me një prindër, të papunët etj. Por, prindërit…

Lexo më Shumë

Në vigjilje të festave, qytetarët mbeten të pa bindur ndaj masave aktuale. Sheshi qendror i Shkupit të shtunën mbrëma ishte i mbushur përplot, ndonëse ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave. Por, raporti i kësaj jave pritet të jetë vendimtarë për shtimin e masave restriktive gjatë festave të fund vitit. Siç u paralajmërua nga Ministria e Shëndetësisë, shifrat e shtatë ditëshit do të shqyrtohen në mbledhjen e javës së ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive. Mjekët apelojnë ti harroni kremtimet e festave dhe të ruani shëndetin publik për të mos krijuar një valë të re gjatë janarit. Bartja e…

Lexo më Shumë

Një anëtar i Këshillit Zgjedhorë rreth orës 10:25 ka raportuar në SPB-Shtip se në vendvotimin 2276, që ndodhet në çerdhen “Vera Ciriviri Trena” në Shtip, persona të moshës 72 dhe 67 vjeçe kanë votuar pse janë pozitivë me Covid-19 dhe janë në listë për izolim, transmeton Alsat. Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune Personat në fjalë janë në listën për izolimit që nga nga 12 dhjetori 2020. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se tashmë është njoftuar edhe prokurori publik. Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Senka Andreeva thotë se procesi i votimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot vizitoi disa nga operatorët ekonomikë ku do të ruhen vaksinat për Covid-19. Këta janë shpërndarës të cilët tashmë po punojnë në këtë fushë, pra janë përfshirë në sistemin e përhershëm të vaksinimit, në pjesën që lidhet me magazinimin dhe shpërndarjen e vaksinave të tjera, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri vizitoi dhomat e ftohta dhe frigoriferët që tashmë ruajnë vaksinat nga kalendari imunitar i Ministrisë së Shëndetësisë me disa nga ekipet ekspertë të shpërndarësve dhe biseduan me ta se si do të ruhet dhe shpërndahet vaksinat për Covid-19, kur të mbërrijnë në vendin tonë.…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet lokale në Shtip, dalja e votuesve deri në 13:00 kanë votuar 6.938 – 16.61%. Ndërkaq në Pllasnicë dalja e qytetarëve në zgjedhje është 22.35%, me të cilën nga gjithsej 4.954 qytetarë me të drejtë vote deri në ora 13:00 kanë votuar 1.107 qytetarë. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor informojnë se deri në këto momente nuk kanë pranuar asnjë ankesë lidhur me procesin zgjedhor. Informacione më të detajuara në lidhje me jehonën e votuesve si dhe rezultatet e drejtpërdrejta pas mbarimit të votimit mund t’i ndiqni në ueb sajtin www.lokalni2020.sec.mk

Lexo më Shumë