Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 660 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, informojnë nga MPB. “Gjatë ditës së kaluar (12/13.12.2020) në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 660 shkelje”, thonë nga MPB. Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin. Ministria e Shëndetësisë dje informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.805 teste, ndërsa janë regjistruar 982 raste të reja me COVID-19.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 9:00 kanë votuar 1227 persona, ose 2.94 për qind, ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 365 persona, ose 7.37 për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune KSHZ thekson se informacionet në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet drejtpërdrejt pas votimit mund të monitorohen në uebfaqen www.lokalni2020.sec.mk.

Lexo më Shumë

Shqetësimet lidhur me emërimin e drejtorit të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir duket se janë ngritur tashmë edhe në nivel dege në këtë qytet dhe e gjithë kjo për faktin që dega po shpërfillet dhe nuk pyetet në lidhje me emërimet dhe se kryetari aktual i degës nuk ka dorëzuar procesverbalin aty ku duhet, kështu të paktën thuhet nga mbledhja e mbajtur në degën e BDI-së në Manastir më datë 29 nëntor të këtij viti. ‘Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Manastir sot mbajti mbledhjen e rradhës ku u diskutua mbi temën e konkursit për zgjedhjen…

Lexo më Shumë

Në kushte spitalore, dje në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë një i burgosur nga Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese “Idrizovë”, informojnë nga Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve (DES). “I burgosuri tashmë i ndjerë ishte ankuar për vështirësi në frymëmarrje, pas çka menjëherë me automjet të posaçëm është dërguar në spital. Ai paraprakisht nuk ishte ankuar për kurfarë simptoma të tjera, por bëhet fjalë për person i cili ka pasur formë të rënë të diabetit, për ç’shkak i ishte amputuar këmba. Gjatë pranimit në spital, 72-vjeçari ishte testuar për Kovid-19, ndërsa testi ka rezultuar pozitiv. Për fat të keq, për shkak të komplikimeve ai ndërroi…

Lexo më Shumë

Disa Banorë të Kumanovës marrin dëmshpërblime prej 40 deri në 300 mijë euro nga kompanitë amerikane të sigurimeve, për shkak të dëmtimeve fizike ose mendore në punë në bazat e SHBA-së në Irak dhe Afganistan, përcjell agjencia e lajmeve INA. Aktualisht, më shumë se një mijë çështje janë në pritje në gjykatat e SHBA, dhe vetëm një avokat nga Kumanova përfaqëson më shumë se 200 punëtorë, kryesisht nga Kumanova, por ka gjithashtu klientë nga Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Edhe pse nuk dihet numri i saktë i dëmeve që ata kanë marrë deri më tani dhe sa…

Lexo më Shumë

Qeveria ka sjell vendim për pakon e katërt të masave me çka do t’u jepet ndihmë qytetarëve. “Qeveria iu përgjigj kërkesave dhe iniciativave të disa subjekteve të prekura nga kriza dhe me propozimin e Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike, në bashkëpunim me Kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosën për një grup shtesë masash i cili në total është 488,803,928.00 denarë, ose rreth 8 milion euro,” thuhet në kumtesë. Në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, ju mund të shihni nëse jeni ndër ata që janë përfshirë në grupin e fundit të masave të Qeverisë. E tëra çfarë duhet të bësh është të fusësh numrin e ID-së.

Lexo më Shumë

Deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi -Zejdi, në vazhdën e takimeve të tij në kryeqytetin e Turqisë – Ankara, sot ka realizuar takim miqësor me zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AK Parti, z. Numan Kurtullmush. “Pandemia globale si dhe rethanat ekonomike dhe politike ne Ballkan, ishin tema e bisedimeve me zëvendëskryetarin e AK Partisë, z. Numan Kurtulmush. Në kuadër të bisedës u dakorduam që gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në botë, e posaqërisht në Maqedoninë e Veriut, do të lenë pasoja të rënda, andaj është i domosdoshëm krijimi dhe zhvillimi i kushteve të bashkëpunimit institucional gjithmonë në…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundjet Infektive, mjekja Milena Stevanoviq thotë se në këtë moment nuk na duhen aspak rreziqe, siç janë festimet e Vitit të Ri, festat e Krishtlindjes. Ajo thotë se ata përballen me një luftë jashtëzakonisht të vështirë çdo ditë për të shpëtuar jetën e njerëzve që vuajnë nga coronavirusi, kështu e pakta e nevojshme është të kemi rritje shtesë të numrit të pacientëve të sapo infektuar. “Zakonisht të rinjtë insistojnë të festojnë, të mblidhen në ahengje, kështu që tani është festa e Vitit të Ri. Po ku janë prindërit? Për ta, rreziku i sëmundjes është shumë më…

Lexo më Shumë

Deputetja e Koalicionit Aleanca dhe Alternativa Ilire Dauti në komisionin për buxhet dhe financa ka pyetur pushtetin,më sakt Zv.Ministrin e Financave se a janë të parashikuara mjete për ndërtimin e konviktit të USHT-së, sepse, sipas saj,në propozim buxhetin për vitin 2021 nuk është saktësuar se për çfarë janë të parashikuara mjetet edhe pse qëndron si pikë që janë parashikuar mjete për konvikte.

Lexo më Shumë

Mbyllja e plotë ose shkurtim i orëve të punës në ambientet gastronomike për pritjen e Vitit të Ri është një masë e pakuptimtë. Qytetarët janë mjaft të vetëdijshëm për protokollet se si të sillen në objektet, edhe vetë gastronomët e dinë që nuk do të ketë festime këtë vit, thonë nga Oda e pavarur e gastronomëve.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë nisur procedurat për miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, që sipas paralajmërimeve të qeverisë, duhet të realizohet në prill të vitit 2021. Propozimi ka kaluar të enjten, më 10 dhjetor, në Komisionin për çështje evropiane, ndërsa fazat tjera pritet të mbyllen më së voni deri në fund të dhjetorit. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo…

Lexo më Shumë

Në mesin e viktimave të Covid-19, mbrëmë në Klinikën Infektive ndërroi jetë edhe 72 vjeçari, i cili ishte i burgosur, i transferuar nga Burgu i Idrizovës. Autoritetet e kanë diagnostikuar se i ndjeri M.Z. ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se aktualisht edhe 19 të burgosur janë të infektuar pozitiv. Sipas tyre, 4 pavione janë vënë në kushte të karantinimit, ku për shkaqe shëndetësore të izoluar po mbahen rreth 200 të burgosur. Të burgosurit tjerë në kushte anonimiteti na thonë se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar prej…

Lexo më Shumë