Imunizimi i të mbrojturve në të gjitha shtëpitë e të moshuarve në territorin e qytetit të Shkupit fillon të hënën. Drejtori i Qendrës Shëndetësore-Shkup, mjeku Viktor Isjanovski për “Factor” tregon se ekipet janë plotësisht të përgatitura për të bërë vaksinimin kundër gripit sezonal të të moshuarve që jetojnë në shtëpi private për të moshuarit. “Ata janë një kategori e cenueshme e qytetarëve. Ata duhet të mbrohen nga gripi sezonal. Ekipet mobile janë plotësisht të përgatitura dhe sipas të gjitha standardeve dhe protokolleve do të kryejnë imunizimin, i cili sigurisht është falas për ta. Përndryshe, në përgjithësi, vaksinimi në të gjitha…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku biseduan për krizën e shkaktuar nga coronavirusin dhe për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut. “Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim. Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes…
Banka Botërore ka aprovuar një projekt të ri me vlerë 21.5 milionë euro, i cili do të sigurojë mbështetje për nxënësit e shkollave fillore në vend, përfshirë romët, vajzat dhe grupet e tjera të margjinalizuara, përmes vendosjes së kushteve më të mira për të mësuar dhe përmes shkollave më të mira. Projekti do të mbështesë gjithashtu zbatimin e një sistemi modern për zhvillimin profesional dhe përparimin në karrierë të mësimdhënësve, drejtorëve dhe ekipeve multidisiplinare të mbështetjes profesionale në arsimin fillor. Huaja nga BB në vlerë prej 21.5 milionë euro me periudhë pagimi prej 11 vjetësh, duke përfshirë grejs periudhë prej…
Me strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik përcaktohen kufijtë për shumën e tre niveleve të borxhit, shtetit, të garantuar dhe borxhit publik total në pesë vitet e ardhshme, si dhe për strukturën e borxhit, në drejtim të menaxhimit të kujdesshëm me të njëjtën gjë. Sipas Strategjisë së Borxhit Publik, të përgatitur nga Ministria e Financave, si dhe në drejtim të politikave të konsolidimit fiskal që do të zbatohen, deri në vitin 2025 borxhi publik duhet të ulet nën kriterin e Mastrihtit, pra të ulet në 58.8%. Borxhi i shtetit, sipas strategjisë, do të jetë deri në 53.7% të BPK-së, pas…
?Më 10 dhjetor të vitit 2020 mbaroi afati për aplikim për mbështetje finansiare për pagesën e rrogës së nëntorit për punëtorët. ? Për 13 848 ? kompani-punëdhënës ju është miratuar Kërkesa për mbështetje finansiare për pagesë të rrogave, ndërsa për 12 335 kompani janë dorëzuar urdhëresa deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë për realizimin e pagesës. ?Për nëntor të vitit 2020 shuma totale e mbështetjes finansiare deri më tani është 867 141 382 denarë, ndërsa janë përfshirë 55147 të punësuar.
Në Komunën e Vrapçishtit Kryetari Isen Shabani së bashku me përfaqësuesit komunal, mirëpritën ekspertin austriak z. Daniel Bogner, me të cilin biseduan për idenë e shpalljes së Malit Sharr si Park Nacional. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Drejtori për Mjedis Hapësinor nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Hisen Xhemaili. Ky proces ka kaluar fazat e para, ndërsa tani pritet që të kalojë në fazat tjera. Nevojën për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional e dëshmon studimi disavjeçar “Valorizimi i Vlerave Natyrore te Malit Sharr”, i cili u realizua nga studiues dhe ekspertë të kësaj fushe.…
Presidenti slloven Borut Pahor shprehu zhgënjim në forumin “2BS – To Be Secure” në Podgoricë, pasi siç tha, politika e zgjerimit aktualisht nuk është lartë në agjendën e Bashkimit Evropian. Ai deklaroi se ajo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut është dekurajuese për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ai vend bëri gjithçka që u kërkua nga ai, ata bënë gjithçka që duhej bërë dhe Bashkimi Evropian u ndal”, tha presidenti slloven, duke theksuar se bëhet fjalë për një gabim të madh, që do të korrigjohet shumë rëndë. “Detyra ime është të kujtoj kolegët e mi se kjo çështje nuk duhet të…
Bogovina e Tetovës sot ka ditë zie. Sipas asaj që kanë njoftuar në rrjetet sociale banorët e saj, sot u ka ndëruar jetë mjeku i tyre i dashur Dr Dashmir Dervishi vetëm 41 vjeç. Gjithnjë sipas banorëve dr Dashmiri nuk i ka rezistuar virusit vdekjeprurës Covid19. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin e Bogovinës. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 72044, numri i pacientëve të shëruar është 48170, numri i atyre që humbën jetën është 2077 dhe numri i rasteve aktive është 21797.
“Ne duam që Shkupi t’i përmbahet marrëveshjes, të mos përpiqet të vonojë zbatimin e saj, për ta ndaluar atë – diçka që nuk po ndodh për herë të parë. Marrëveshja ka të gjitha garancitë se ne do të kapërcejmë çështjet e diskutueshme. Pothuajse sapo ata u bënë anëtare të NATO-s, filloi një vonesë hap pas hapi në zbatimin e një apo një pjese tjetër të saj. Ata përfunduan në mënyrë të njëanshme punën e komisionit. Jo vetëm që nuk po bëhet asgjë për të parandaluar gjuhën e urrejtjes, por po përshkallëzohet. Ne kemi shumë sinjale nga biznesi bullgar se po…
Gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 22.35 në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjane të Tetovë, gjatë një kontrolli të përbashkët mes policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, janë kapur rreth 40 persona brenda objektit. Policia ka arrestuar pronarin e objektit 31-vjeçarin H.A. nga fshati Bogovinjë. H.A. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” si dhe “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Policia gjithashtu ka arrestuar dy persona të tjerë brenda objektit. Është arrestuar 30 vjeçari I.D. nga Tetova pasi tek i njëjti është kapur materie e bardhë në formë të pluhurit si dhe 21-vjeçari E.Z.…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë mbrëmjes së djeshme ka vazhduar kontrollet në trafik, ku në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar gjithsej 461 persona. 38 sanksione janë vendosur për persona që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 16 sanksione për mosregjistrim të automjetit, 16 sanksione të tjera për vozitje të automjetit nën ndikim ndikim të alkoolit. Policia gjithashtu ka sanksionuar 25 persona që kanë përdorur telefon mobil gjatë vozitjes, 65 persona janë sanksionuar për parkim të jashtëligjshëm si dhe 18 për mosmbjatje të maskës. MBP apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat me qëllim rritjen e sigurisë…
Objekti i “Postës së Maqedonisë së Veriut” që ishte djegur para disa viteve, është pjesë e listës së 12-të objekteve më të rrezikuara në Evropë, transmeton Portalb.mk. “Përzgjedhja u bë duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilit lokalitet, si dhe në bazë të rrezikut serioz me të cilin po përballen. Një tjetër kriter i përzgjedhjes ishte potenciali i këtyre lokaliteteve për të vepruar si një katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të lokaliteteve të tyre dhe rajonit”, njoftojnë nga “Posta e Maqedonisë së Veriut” Në listën e 12-të objekteve më të rrezikuara, bëjnë…

