Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë është nënshkruar në vitin 2017 dhe mes tjerash ka përmbajtur formimin e një Komisioni për çështje Historike, i cili nuk ka arritur ta kryej punën e vet. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë është nënshkruar në vitin 2017 dhe mes tjerash ka përmbajtur formimin e një Komisioni për çështje Historike, i cili nuk ka arritur ta kryej punën e vet. “Bullgaria dëshiron të pranohet e vërteta historike. Kjo nuk ishte problem për Maqedoninë e…
Author: Hamdi Kumanova
Shqipëria ka ndaluar importin dhe tranzitimin e kafshëve nga Maqedonia, si masë mbrojtëse, kundër sëmundjes së kafshëve, e njohur si gjuha blu. Deri tek vendimi për ndalim të importit dhe tranzitimit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Maqedonisë së Veriut, në rregullimin në kohë të dokumentacionit përkatës sa i përket paraqitjes apo jo të ndonjë sëmundjeje tek kafshët dhe deponimin e këtij raporti në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shëndetit të kafshëve OIE, është shprehur kreu i shoqatës së Blegtorëve të Maqedonisë së Veriut, Mexhit Amiti. Ai më tej ka shtuar se, shkaku…
Në Shtip dhe Pllasnicë votohet për kryetar komune. Të drejtë vote në Komunë e Shtipit kanë 41.777 qytetarë, ndërsa në Pllasnicë 4.954. Sot votojnë personat e infektuar me virusin korona dhe ata që ndodhen në izolim. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se në Shtip janë paraqitur 12 votues për sot, ndërsa në Pllasnicë asnjë votues. Për këtë arsye në këtë komunë sot nuk janë hapur vendvotimet. Ndërkohë të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit. Për Shtip janë paraqitur 67 të burgosur, ndërsa në Pllasnicë vetëm 1. Dita zyrtare e zgjedhjeve është të dielën, ndërsa për dallim…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti takim me kryetarin e Grupacionit për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe program për qëllim ushtarak dhe civil, Dimitar Mangutov, në të cilin përfaqësuesit e grupacionit kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia për propozimin e Ligjit të ri për armë dhe Ligjin për mjete shpërthyese dhe piroteknikë, si dhe për softuer të ri për furnizim dhe shitje të armëve dhe municionit. Spasovski, informojnë nga MPB-ja, në takim ka paralajmëruar formimin e grupit të punës në të cilin do të përfshihen përfaqësues të Grupacionit dhe nga Federata e gjuetisë,…
Drejtori i përgjithshëm i SHA Posta, Jani Makraduli, deklaroi se Qeveria ka alokuar mjete nga buxheti për kompaninë për shkak të humbjeve të pësuara nga pandemia dhe pezullimit të shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të SHA Eurostandard Bankës Shkup. Ai theksoi se qëllimi kryesor për momentin është stabilizimi financiar i SHA Posta. “Për momentin, qëllimi im kryesor edhe i Bordit drejtues është të stabilizoj financiarisht kompaninë. Eliminimi i kostove të panevojshme, gjetja e klientëve të rinj, më shumë investime në zgjidhje që mund të përmirësojnë situatën financiare, mbi të gjitha është procesi i digjitalizimit, investimet në mjedis, dhe në…
Situat tensionuese në senacën gjyqësore për rastin “Monstra”. Naser Raufi dhe dy avokatë të tjerë kanë lëshuar seancën gjyqësore. Arsyeja për këtë është vendimi gjyqësor që të akuzuarin Haki Aziri t`i caktohet avokat sipas detyrës zyrtare, sepse avokati i tij Asmir Alispahiç ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta. Gjykata theksoi se avokati Alispahiç nuk është paraqitur në seanca gjyqësore tash e 40 ditë. Vendimi i tij për izolim është deri me 18 dhjetor ndërsa seanca e radhës është caktuar për me 15 dhjetor. Nëse brenda katër ditëve nuk mbahet seancë gjyqësore, do të skadojë…
Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 830 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 79 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 56 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles trajtohen 56 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 100 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 106 në qendrën kovid në Gostivar 64, ndërsa në Strugë 33 të sëmurë. Në…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot ka nënshkruar dekretin për shpalljen e ligjit për ndryshime të ligjit për financim të partive politike. Me këtë ligj, kthehn mjetet të cilat u ndaluan përshkak gjendjes së jashtëzakonshme. Përshkak pasojave në menaxhim të pasojave ekonomike nga kriza shëndetësore. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski pret që në të njëjtën mënyrë të hollat do u kthehen edhe institucioneve që kanë interes publik vital.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi. Osmai ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Në komunikatën për media thuhet se “Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore. Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik”. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.
“Si nga Shkupi?!”, “Kjo tingëllon si botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, “Botërore, por e jona” – janë disa nga reaksionet e njerëzve kur e kuptojnë se ai është një artist vendas. Yon Idy, kantautor nga Shkupi, do të performojë të dielën në festivalin Taksirat, i cili do të transmetohet on-line dhe në MTV3 plot 13 orë, duke fillar nga ora 11. Ai do t’i interpretojë këngët e tij origjinale të cilat i ka publikuar deri më tani, siç janë Gentle, Walking the Line of Love, Waste No Love, Back Around, duke përfshirë edhe këngën e tij të pare…
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me shi të herëpashershëm dhe borë në malet më të larta. Nga Instituti Hidrometerologjik informojnë se gajtë mëngjeseve do të ketë mjegull në disa lugina, kurse prej ditës së hënë pritet të fryej erë më e fuqishme në drejtimin verior. Moti pritet të stabilizohet nga dita e martë. Temperaturat minimale nesër dhe pasnesër do të lëvizin nga 0 në 9 gradë Celsius. Temperatura më të ulëta priten nga dita e martëku në disa vende pritet të bie temperatura nën zero, ndërsa pritet të lëviz nga minus pesë deri në katër gradë…
Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov thotë se sëmundja te trofta që u zbulua nuk është e rrezikshme ndaj shëndetit të njeriut. Ai thotë se mund të ketë dëme ekonomike nëse nuk ndërmerren masa. Në konferencë shtypi Atanasov tha se momentalisht nuk ka ngordhje të madhe te peshqit dhe pasi që është zbuluar sëmundja nuk do të lejohet për ngordhje masive. “Bëhet fjalë për sëmundje që rrezikon vetëm peshqit edhe atë troftën dhe krapin si bartës të virusit. Momentalisht nuk ka ngordhje te peshqit, megjithatë ne kemi zbuluar sëmundjen dhe nuk do të lejojmë ngordhje masive”, tha…

