Author: Hamdi Kumanova

“Si nga Shkupi?!”, “Kjo tingëllon si botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, “Botërore, por e jona” – janë disa nga reaksionet e njerëzve kur e kuptojnë se ai është një artist vendas. Yon Idy, kantautor nga Shkupi, do të performojë të dielën në festivalin Taksirat, i cili do të transmetohet on-line dhe në MTV3 plot 13 orë, duke fillar nga ora 11. Ai do t’i interpretojë këngët e tij origjinale të cilat i ka publikuar deri më tani, siç janë Gentle, Walking the Line of Love, Waste No Love, Back Around, duke përfshirë edhe këngën e tij të pare…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me shi të herëpashershëm dhe borë në malet më të larta. Nga Instituti Hidrometerologjik informojnë se gajtë mëngjeseve do të ketë mjegull në disa lugina, kurse prej ditës së hënë pritet të fryej erë më e fuqishme në drejtimin verior. Moti pritet të stabilizohet nga dita e martë. Temperaturat minimale nesër dhe pasnesër do të lëvizin nga 0 në 9 gradë Celsius. Temperatura më të ulëta priten nga dita e martëku në disa vende pritet të bie temperatura nën zero, ndërsa pritet të lëviz nga minus pesë deri në katër gradë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov thotë se sëmundja te trofta që u zbulua nuk është e rrezikshme ndaj shëndetit të njeriut. Ai thotë se mund të ketë dëme ekonomike nëse nuk ndërmerren masa. Në konferencë shtypi Atanasov tha se momentalisht nuk ka ngordhje të madhe te peshqit dhe pasi që është zbuluar sëmundja nuk do të lejohet për ngordhje masive. “Bëhet fjalë për sëmundje që rrezikon vetëm peshqit edhe atë troftën dhe krapin si bartës të virusit. Momentalisht nuk ka ngordhje te peshqit, megjithatë ne kemi zbuluar sëmundjen dhe nuk do të lejojmë ngordhje masive”, tha…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se hyrja në Haraçinë është vetëm një pjesë e aksionit policor. “Ishte një aksion i mirë dhe i madh që dëshmoi se kemi zero tolerancë ndaj këtyre aktiviteteve. Hetimi po zgjerohet. Nuk do të dëshiroja të japim detaje shtesë, ka shumë informacione, shumë indicie që do ta rrumbullaksojnë deri në fund procesin”, tha Spasovski. Sipas tij është e rëndësishme që momentalisht hetohen kriminelët dhe ka përfshirje të personave të tjerë. “hetimi do t’i tregojë të gjitha aspektet. Kjo është vetëm një pjesë e aksionit”, tha Spasovski. Ndryshe MPB njoftoi se në Haraçinë…

Lexo më Shumë

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 243 masa, midis të cilave për vozitje pa patent shofer 21 sanksione, kumtuan sot nga MPB. Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, në Shkup dje janë shqiptuar 16 masa për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 60 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, 45 automjete janë marrë me “karotrec” dhe 27 mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Në kumtesën e MPB-së theksohet se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme nga ora 15:30 deri në ora 16:30 kanë paralajmëruar protestë që do të mbahet para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Krahas protestës, do të ketë edhe bojkotim të mësimit. Ata kërkojnë heqjen e maturës shtetërore. “Para MASH do të mbahet edhe bojkot në shkollat e mesme. Kemi infromacione se në disa shkolla të mesme profesorët bëjnë trysni ndaj nxënësve të mos marrin pjesë në protestën dhe bojkotin. Ju inkurajojmë të dilni në protesta”, thuhet në njoftimin e thirrjes së protestës.

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor prej sot fillon hetimet për pacientin 28-vjeçar, i cili vdiq nga Kovid-19 më 8 dhjetor. Deri më tani ISHSSH ka inicuar 25 hetime të jashtëzakonshme për të gjithë pacientët më të rinj. Mbrëm nga gjithsej 28 viktima, është regjistruar viktima më e re në moshë në vendin tonë, që ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Cvoid-19, bëhet fjalë për një 22-vjeçare nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i të personave të diagnostikuarme Covid-19 në vend tashmë ka shkuar në 70.883, numri i pacientëve të rikuperuar është 47364, numri i rasteve që kanë…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga polica në Petrovec mbrëmë në ora 20:40 nga policët e SPB Shkup janë privuar nga liria M.D (33) dhe D.M.M (35) nga Shkupi për shkak se tek ata është gjetur drogë. Pas ndërmarrjes së masave dhe me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit sot është kontrolluar t edhe shtëpia e D.M.M nga ku është gjetur drogë. Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal ndaj tyre.

Lexo më Shumë

Për banesë (apartament) apo vilë që nuk e shfrytëzoni do të paguani tatim tre herë më të shtrenjtë, ndërsa nëse nuk e lajmëroni atëherë tatimi do të jetë pesë herë më i shtrenjtë. Këto janë ndryshimet e parapara të Ligjit për tatimin e pronës, që është shqyrtuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Ndryshimet nëse marrin dritë jeshile në Kuvend parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari i 2022. Qeveria thekson në arsyetimin e saj se me këtë propozim-ligj parashihet ndikim pozitiv në buxhetin e komunave. Tatimi trefish do të vlejë për apartamentet dhe vilat që nuk janë të…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spaskovski në emisionin Click Plus të TV21 tha se legalizimi i marihuanës, për momentin është vetëm një ide. “Unë mendoj se duhet t’i mbledhim të gjitha mendimet, çka është ajo që do të fitojmë dhe çka do të humbim. Ne vetëm e kemi hapur si debat për të parë mendimet e opinionit” – tha Spasovski. Ndryshe më herët kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se marihuana mund të legalizohet në Shkup dhe Ohër me qëllim të zhvillimit të turizmit.

Lexo më Shumë

Ekspertët dhe analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisjes ishin paralajmërim për dështimin e politikave edhe në të ardhmen. Aleksandar Spasenovski kërkon që në periudhën e ardhshme të hapet tema e përgjegjësisë së ministrave për ngecjet në realizimin e premtimeve. Ndërkaq, sipas Agim Jonuz, vendi që ndodhet në kolaps mund të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme. “Edhe pse për një pjesë të projeksioneve është e qartë se nevojitet kohë por gjithsesi, s’mund të themi se ekziston përparim i dukshëm në asnjërën nga fushat që janë përmendur. Shteti tregon mangësi serioze në luftën ndaj pandemisë, ekonomia edhe…

Lexo më Shumë

Tetë persona janë arrestuar në aksionin policor në Haraçinë për marihuanën e vjedhur. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot zbuloi se hetimi është zgjeruar dhe se aksioni në Haraçinë ka qenë i gjerë dhe kompleks. Megjithatë, Spasovski nuk dëshironte të zbulonte më shumë detaje. Hetimi është duke vazhduar dhe ne jemi duke punuar në këtë. Kështu që nuk mund ta shpalosim detaje të hetim përmes mediave, ju lutem. Lërini kolegët të përfundojnë dhe kur të kemi të gjitha të dhënat për të publikuar, këtë do ta bëjmë. Ne nuk duhet ta dëmtojmë hetimin në këtë periudhë, mendoj se nuk do…

Lexo më Shumë