Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce u takua me drejtorët e klinikave interne, ku diskutuan për trajtimin e të sëmurëve, situatën aktuale, kapacitetet e qendrave kovid dhe rotacionet me stafin mjekësor. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se gjatë takimit u rishikua situata e terapisë spitalore për pacientët e infektuar nga koronavirusi që janë të shtruar në spital. Ministria e Shëndetësisë “Përkundër kërkesës së rritur për një numër të ilaçeve, shpërndarja e terapive është duke vazhduar dhe nuk ka vonesë. Për disa ilaçe të përdorura në spitale, konsumi është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë…

Lexo më Shumë

Matura shtetërore këtë vit shkollor do të realizohet me programe të shkurtuara për shkak të krizës me Covid 19. Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Mila Carovska pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, pasi kërkesa që mësimi i realizuar nga distanca të mos përfshihet në provimet e maturës shtetërore. Ne e kuptojmë që ka frikë dhe pasiguri mes nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me sigurinë dhe vetë procesin e përgatitjes, por kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Derisa punojmë në kushte emergjence, përgatitjet tashmë janë duke u zhvilluar. Vendimi i…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur ka djegur flamurin shtetëror të Maqedonisë së Veriut që ka qenë i vendosur në shtizë. Rasti ka ndodhur të martën te Stacioni i Trenave në lagjen “Veri” në komunën Butel të Shkupit, raporton gazeta Lajm. “Më datë 08.12.2020 në ora 7 e 12 minuta Gj.Z. i punësuar te Hekurudhat e ka njoftuar policinë se një person e ka djegur flamurin shtetëror që ka qenë i vendosur në shtizë në stacionin hekurudhor “Shkup Veri”, njoftoi policia, duke shtuar e po meren maa për ndriçimin e rastit.

Lexo më Shumë

Qeveria ende nuk ka filluar pagesën e ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarëve për kategoritë e rrezikuara, të cilat do të mund ti shfrytëzojnë për tu furnizuar me produkte maqedonase. Ligji është shpallur në Gazetën Zyrtare, që do të thotë se ka hyrë në fuqi. Por, qeveria shprehet që paratë e qytetarëve do të shkojnë nëpër llogaritë e tyre të transaksioneve kah mesi i këtij muaji, që shkurton afatin për shpenzimin e mjeteve. Qytetarëve do t’u mbetet më pak se dhjetë ditë për ta shfrytëzuar këtë masë antikrizë, sepse paratë duhet të shpenzohen jo më vonë se 25 dhjetor. Qeveria…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut 35 persona e kanë kaluar virusin korona dy here, sipas infektologut Alizira Osmani, kjo është diçka normale për shkak se antitrupat nuk qëndrojnë përgjithmonë në trupin e njeriut. Osmani thotë se ngjashëm si gripi sezonal, në qoftë se në trupin e personit i cili ka kaluar Kovid-19 nuk janë formuar antitrupat, i njëjti mund të infektohet përsëri. “Normal nëse nuk janë formuar antitrupa organizmi mund të infektohet me virusin njëjtë sikurse virusin sezonal që çdo sezon mund të kapet”, tha infektologu Alizira Osmani për TV21. Sipas Osmanit, një ndër faktorët kyç që rezulton deri në rënien…

Lexo më Shumë

Janë ndër të parët, të cilët qëndrojnë në front. Specializantët përveç në klinikat amë, janë angazhuar përkrahë mjekëve specialistë edhe në luftën kundër CoVid-19. Rreth 700 të tillë sa janë në gjithë shtetin, 200 prej tyre janë në specializim me vetëfinancim. Kjo kategori ka bërë që në valën e vjeshtës të angazhohen edhe 15 prej tyre nëpër kovid qendrat. Por, nuk u paguhen kujdestaritë, ndonëse kryejnë punën e njëjtë të mjekëve dhe mbajnë orare të zgjatura. Njëri prej tyre është Ile Kuzmanov. Ai flet në emër të gjithëve se nuk u paguhen as kontributet e sigurimit shëndetësor. Bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me veton bullgare. Sipas Zaev, me këtë hap shteti fqinjë Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen të nënshkruar në vitin 2017. “Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e…

Lexo më Shumë

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi distancohet nga deklaratat e pamatura dhe arrogante të kryetarit të BDI, z. Ali Ahmetit, drejtuar shtetit fqinj Bullgarisë, lidhur me kontestin për gjuhën dhe historinë me Maqedoninë e Veriut. Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi dëshiron t’ia kujtojë z. Ali Ahmeti se historia nuk mund të fshihet dhe mbulohet nën qilim në emër të premtimeve të rrejshme për integrime në BE, ashtu siç punëdhësi i tij, z. Zaev bëri me aferat koruptive dhe kriminale të tij dhe bashkëpartiakëve të tij, duke i mbuluar nën qilimin e pushetit, në shkëmbim të dëgjueshmërisë së tij dhe ministrave të…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe zv.ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi sot kanë vizituar njësinë lëvizëse për siguri në komunikacion. Analizat e bëra siç njofton Bushi, tregojnë se pas kontrolleve të shtuara të policisë, qytetarët po tregohen më të disiplinuar sa i përket respektimit të rregullave të komunikacionit. Zv.ministri Bushi bën të ditur se gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, në RMV janë regjistruar 714 fatkeqësi në komunikacion ndërsa tani në nëntor të këtij viti, janë regjistruar 564 që i bie për 21% më pak. “Sot bashkë me ministrin Oliver Spasovski vizituam njësinë lëvizëse për…

Lexo më Shumë

Sot, në 100-ditëshin e formimit të qeverisë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA organizoi konferencë për media, për të dhënë vlerësimin e saj përkitazi me këtë 100-ditësh. Me këtë rast në fillim u prezantua një video-material i shkurtër, që e ilustronte në mënyrën më të mirë se kjo qeveri është vendosur mbi paradigmën e gënjeshtrës dhe mashtrimit. Pas kësaj gazetarëve iu drejtuan liderët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, derisa në sfond ishin ngjitur pankarta me premtimet e parealizuara dhe skandalet e kësaj qeverie. Me këtë rast kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha: “Kjo është qeveri…

Lexo më Shumë

Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva ka porositur se Sofjes nuk i mjaftojnë vetëm fjalët nga pala maqedonase, lidhur me tejkalimin e çështjeve të kontestuara. Pas takimin me të dërguarin special të Shkupit, Vlldo Buçkovski, Zaharieva tha se nevojiten edhe vepra, e jo vetëm fjalë. “Për bullgarinë nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Jemi të gatshëm të punojmë, të gjejmë zgjidhje për tejkalim të këtij mosbesimi të akumuluar dhe të jemi anëtarë të vërtetë të familjes evropiane”, deklaroi Zaharieva, transmeton gazeta Lajm. Ajo ka mohuar se Bullgaria dje ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut në takimin e ministrave të BE-së, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme ka theksuar se është i nevojshëm një takim i liderëve që të diskutohet për gjendjen aktuale politike, shëndetësore dhe atë ekonomike. “Edhe njëherë po ri-aktualizoj nevojën për një takim liderësh. Takim liderësh ku do të bisedojmë për gjendjen aktuale politike, shëndetësore, arsimore, ekonomike në vendin tonë. Menjëherë takim liderësh që të mund bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.

Lexo më Shumë