Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kanë paralajmëruar për sot dalje publike para gazetarëve. Konferenca për shtyp do të fillojë prej orës 12, ndërsa tema e saj do të jetë në lidhje me 100 ditët e para të “Qeverisë Zaev 2”, shkruan in7. Gjatë takimit është paraparë edhe prezantim i premtimeve të kësaj qeverie dhe mosrealizimeve të tyre. Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev ndodhet para një sfide shumë të madhe sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, pasi për shkak të mospajtimeve me Bullgarinë, kjo e fundit e bllokoi procesin,…

Lexo më Shumë

Dje prej ora 09.00 deri në ora 18.00 në rajonin e SPB Tetovë është kryer aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimin, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 81 shkelje (TE-33 dhe GV-48). Shumica e shkeljeve -53 kanë të bëjnë me parakalimin në vende që nuk kemi dukshmëri të të qartë (kthesa) (TE-11 dhe GV-42).

Lexo më Shumë

Një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës gjatë ditës së djeshme (08.12.2020) ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila rastin ka denoncuar në polici. Nga Policia njoftojnë se menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin në fjalë. “Një banore 34-vjeçare e një fshati të Tetovës dje (8 dhjetor) në 11:20 në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare burri i saj 35-vjeçar e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari shpejt është arrestuar dhe mbajt në Stacionin Policor-Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, me ç’rast do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Ministria malazeze e Shëndetësisë ka njoftuar se është bërë një gabim teknik me rastin kur emri i Kosovës është shënuar me fusnotë në dokumentet e qeverisë së re të atjeshme. Në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova është shënuar me fusnotë. Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Ndërkaq, në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje…

Lexo më Shumë

Në lokalin e tij nuk ishte respektuar orari i punës së përcaktuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, prandaj u arrestua pronari 52 vjeçar, transmeton Portalb.mk. “Më 7 dhjetor, në ora 22:30, policia nga SPB-Tetovë, gjatë kontrollit të objektit hotelerike në rrugën “Braqa Milladinov”, pronë e 52 vjeçarit Z.A. nga Tetova, u konstatua se objekti punon dhe në të ka shumë mysafir”, raportojnë nga policia. Raportohet se në objekt gjithashtu kanë qenë edhe 14 shtetase të huaja (7-të nga Shqipëria, 6-të nga Serbia dhe një nga Kosova). Shtetaset e huaja dhe pronari i lokalit janë arrestuar nga policia. “Në stacionin…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem në qytetin e Shkupit, nesër pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Karposh, Studeniçan dhe Ilinden. “Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 3:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr:’Damaska’, një pjesë të rrugës ‘Bukureshka’ (në afërsi të shkollës “Jan Amos Komenski”, shkolla ‘Jahja Kemal’ në Komunën e Karposhit”, informojnë nga QRMK Shkup. Prej atje thonë se në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Koliçan i Poshtëm në…

Lexo më Shumë

I gjithë procesi do të zhvillohet përmes Ligjit për marrjen e nëpunësve shtetërorë dhe të punësuarve, propozimin dje e miratoi Qeveria, ndërsa Parlamenti do të duhet të marre vendim me shumicë prej më së paku 41 deputetëve. “Këta njerëz aspak nuk janë fajtorë për atë që janë punësuar, ndërsa askush për 10 vite nuk i ka marrë në punë. Ministra, zv kryeministra, kryetarë komunash, drejtorë, të gjithë kanë punësuar njerëzit e vetë, këto ngelën. Me ligjin Qeveria në fillim do të duhet të miratoje plan për vendosjen e këtyre rreth 1.200 personave atje ku do të ketë vende të lira,…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut me qëllim promovimin e ekonomisë rrethore në vend dhe në rajon me politikën e saj industriale përqendrohet në qëllimet strategjike në lidhje me katalizimin e industrisë së gjelbër dhe prodhimin e gjelbër, që është përfshirë në strategjinë e re industriale 2018-2027, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij përmes video lidhjes në Forumin Botëror të Ekonomisë qarkore me temë “Promovimi i Qarkullimit në Ekonomitë në Tranzicion: Roli i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik” organizuar sot nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) . Ministri theksoi se investimet në transformimin e…

Lexo më Shumë

Qeveria e RMV-së nëpërmjet një kumtese ka reaguar në lidhje me veton bullgare që bllokoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Republika e Bullgarisë vendosi veto në nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe me këtë pengoi integrimin tonë evropian, në të cilin institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, vërtetuan se i përmbushim kushtet në mënyrë të plotë”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata shtojnë se identiteti maqedonas nuk mund të negociohet dhe se maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë themelet e identitetit maqedonas. “Për fat të…

Lexo më Shumë

Shumë të vogla janë gjasat që gjatë kësaj jave, në takimin e ministrave dhe atë të liderëve të vendeve anëtare të BE-së të hapet tema e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe të miratohet korniza negociuese, ka thënë sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai ka përsëritur se të gjitha vendet anëtare dhe të gjithë deputetët e Parlamentit Evropian janë pro hapjes së negociatave dhe kjo sipas tij është një tregues se negociatat me Bullgarinë duhen të vazhdojnë për të hequr pengesën e fundit në këtë rrugëtim. Bujar Osmani, ministër i jashtëm “Maqedonia e Veriut ka kryer të gjitha…

Lexo më Shumë

Të punësuarit me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, të cilët qëndruan në shtëpi për dhjetë vjet dhe morën një rrogë, më në fund do të shkojnë në punë, dmth së shpejti do të caktohen në punë ku do të duhet të paraqiten për punë. Dje në seancën e 26-të të Qeverisë, u miratua projektligji për sistematizimin e punonjësve administrativë të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Programi K-5. Qëllimi i ligjit është të zgjidhë problemin e imponuar 10 vjet dhe të realizoi programin qeveritar pa ndonjë financim shtesë. Zyrtarët administrativë do të vendosen në organet e administratës lokale…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në rrjetin social Facebook, shkruan se me këtë Qeveri jemi largë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai nëpërmjet Facebook iu drejtua presidentit të vendit Stevo Pendarovski, i cili theksoi se problem është kur ata që mbajnë pozicione të larta nuk kanë njohuri për marrëdhëniet ndërkombëtare. “A ka ndonjë alternativë tjetër për anëtarësim në BE me të cilën jemi shumë largë me këtë Qeveri? Jo, nuk ka, as tani, as para një viti dhe as në të ardhmen. A duhet që Pendarovski të përdorë çdo mundësi për të siguruar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare që do të vendosin…

Lexo më Shumë