Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë shtruar në spitale 50 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 478 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime dhe tre pacientë janë shtruar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në kovid qendrën në Klinikën e Neurologjisë, dy janë shtruar në ORL, dy në Klinikën e Dermatologjisë, tetë pacientë në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë dhe një Klinikën e…
Author: Hamdi Kumanova
Sot e festojmë Shën Klimentin e Ohrit, mendje e gjallë e historisë sonë dhe historisë së popujve të tjerë të Ballkanit, nxënës i iluministëve mbarësllovenë – Vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe themelues i Shkollës së Ohrit, e njohur edhe si “universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, shkroi sot në Fejsbukun e tij kryeministri Zoran Zaev. Me Shën Klimentin e Ohrit, qëndron në urimin me rastin e festës, janë të lidhura edhe fillimet e shkrim-leximit maqedonas dhe emrin e tij sot me dinjitet e mbajnë universite, fakultete, shkolla. “Shkrimet thonë se përgjatë Shkollës së Shën Klimentit të Ohrit kanë…
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 221 masa, në mesin e të cilave 28 për vozitje pa patentë shoferi, 20 për automjete të paregjistruara, 9 sanksione për kalim në semafor të mbyllur (në të kuqe), 17 masa për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjeti, 10 për mospërdorim të rripit të sigurisë. Nga MPB theksojnë se janë shqiptuar edhe 45 masa për parkim të parregullt, 32 automjete janë marrë me “karrotrec”, 21 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e përforcuara në komunikacion, siç thonë nga MPB, vazhdojnë…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konsideron se nuk duhet të vendoset orë policore apo karantinë e plotë gjatë festave të fundvitit, sipas tij, kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar mirëpo nuk përjashton restrikcione tjera për objektet hotelierike, shkruan Portalb.mk. Ai potencoi se aktualisht është në rënie numri i pacientëve të shtruar në spitale, gjë që sipas tij, vjen si pasojë e masave ekzistuese andaj nuk është e nevojshme për masa të reja shtesë. “Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kishin efekt gjatë festave të fundvitit, për shkak se tashmë kemi masa të mira të cilat…
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në emisionin “360 gradë” deklaroi se është koha e fundit që të mos politizohet çështja e regjistrimit të popullsisë të paraparë për vitin e ardhshëm (2021). Sipas ministrit, përvoja nga dështimi i regjistrimit është mësim i mjaftueshëm se ndaj këtij procesi duhet të shohim si një operacion statistikë thelbësor për nevojat e shtetit, dhe jo si çështje politike. “VMRO-DPMNE-ja si opozitë po tenton që nga fillimi që ta politizoj këtë çështje, a pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e dështimit në vitin 2011. Cili është qëllimi i bojkotit eventual në të cilin bën thirrje opozita? Që…
Ajshja 5-vjeçe rrezikon të mbetet në karrocë invalidore për shkak se ka nevojë që të futet në operacion kirurgjik. Nëna e Ajashes, Samija nga Shkupi nuk është në gjendje të mirë financiare pa asnjë të ardhur dhe kërkon nga bamirësit që të ndihmojnë. Operacioni kushton 2.000 euro ose 120.000 denarë dhe nëse mblidhen këto para do Ajsheja do të ec në mënyrë normale. Kontaktimi mund të bëhet në numrin 00389 71 748 184/Telegrafi/
Gjatë 24 orëve të fundit (07/08.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 480 shkelje për mosmbajtje të masës mbrojtëse. Nga Ministria për punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Me rastin e festës 8 Dhjetori – Shën Klimenti i Ohrit, një delegacion i Qeverisë, në përbërjen e të cilit do të jenë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot do të vendosë lule para përmendores së Shën Klimenti i Ohrit në BKU “Shën Klimenti i Ohrit”. Para përmendores lule do të vendosë edhe një delegacion i Kuvendit, në përbërje të deputetëve Goran Misovksi, Maria Georgievska dhe Velika Stojkova – Serafimovska.
Gjatë ditës së djeshme (07.12.2020) zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në rrugën “Vllezërit Milladinovci”, në ora 22:30 minuta, në pronësi të Z.A. 52 vjeç nga Tetova, është konstatuar se objekti punon dhe në të ka më tepër mysafirë, me çka janë shkelur masat anti Covid të Qeverisë. Gjithashtu në objekt janë hasur edhe 14 shtetase të huaja, 7 nga Shqipëria, 6 nga Serbia dhe një nga Kosova. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritën padi adekuate. Në stacionin policorë është ndaluar edhe pronari…
Në prag të festave të fundvitit SPB-Tetovë paralajmëron qytetarët për gjobat që parashikon Ligji për kundërvajtje në rast të përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike. “Shit-blerja dhe aktivizimi i tyre në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të banesave paraqet shkelje ligjore, për të cilën në bazë të nenin 31 nga Ligji për kundërvajtje është paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, duke nënvizuar se policia gjatë këtij muaji ka shtuar kontrollet dhe aktivitetet e tjera, të ndërlidhura me parandalimin dhe pengimin e shitjes dhe përdorimit…
Imunizimi kundër Covid-19 do të kushtojë 7.9 milion euro. Qeveria në mbledhjen e djeshme ka miratuar ndryshimet në Programin për imunizim të detyrueshëm të popullsisë për vitin 2020, i cili konfirmon qëllimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë pjesë në sistemin Covax për furnizim me 833,000 doza të vaksinave. Për këtë qëllim, nga buxheti janë aprovuar 487.900.000.000 denarë (rreth 7.9 milion euro), nga të cilat 69,722,000 (rreth 1,3 milion euro) janë avans. Vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme dhe qytetarët vetë do të vendosin për imunizim. Vaksina do të jetë falas, transmeton Alsat. Maqedonia e Veriut…
Një deklaratë e nënshkruar nga njëzet eurodeputetë i bën thirrje Bullgarisë të miratojë kornizën negociuese të BE për Maqedoninë e Veriut dhe të mundësojë përparim edhe për Shqipërinë, transmeton Alsat. Deputetët nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për “dritë jeshile” që BE të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti. “Duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i bisedimeve për integrim të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë kërcënon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut…

