Pesë punonjës të Kuvendit dhe disa deputetë që kanë pasur kontakte me Kryetari e Komisionit për Financim dhe Buzxhet Timço Mucunski, kanë rezultuar negativ në testin e Covid-19. Për shkak të infektimit të Mucunskit sot në Kuvend ishte anuluar debati mbi amendamentet për Buxhetin e vitit 2021, ndërsa pas marrjes së rezultateve nga testimet, debati pritet të vazhdojë këtë pasdite. Për shkak të mungesës së Mucunskit, seancën do ta udhëheqë nënkryetarja e Komisionit, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Petrushevska.
Author: Hamdi Kumanova
Shpenzimet për jetë në nëntor të këtij viti janë të njëjta si në muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 0,3 për qind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar 2019 shpenzimet për jetë shënojnë rritje prej 2,2 për qind, ndërsa çmimet me pakicë rritje prej 1,8 për qind. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritje e shpenzimeve për jetë në nëntor, në krahasim me muajin paraprak është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ftohura përveç patatet dhe frutat me rrënjë për 13,3 për qind, vaji dhe vajrat për 2,2, birra për 0,5, pijet…
Sela pas dështimit të shtatë me hapjen e negociatave, dorëheqja e treshes Zaev-Dimitrov-Osmani, akt moral Pas raportimeve për dështimin e sërishëm të vendit në marrjen e një date për hapje të negociatave për anëtarësim në BE, ka reaguar Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Në një postim në twitter,Sela ka theksuar se “Për 3 vjet, Zoran Zaev, Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët për hapjen e bisedimeve për BE. Sot, për herë të shtatë me radhë, ata dështuan përsëri të marrin një datë për fillim të bisedimeve.” Sela shton se “Nesër, qeveria e tyre e…
Sektori i turizmit dhe gastronomisë duhet të punojë edhe të dielave, duke marrë parasysh se duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Sipas Ligjit për Tregti dhe Ligjit për Veprimtari Turistike dhe Gastronomike ne kemi dorëzuar rekomandimet tona, analizat dhe analizat komperative që i kemi realizuar me vendet e rajonit dhe vendet e BE-së. duke marrë parasysh se duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, natyrisht Sektori i Turizmit dhe Hotelerisë duhet të…
Banka Popullore ka kryer revizion të rënies së projektimeve për zhvillimin e ekonomisë për shkak të realizimeve më të dobëta në pjesën e parë të vitit dhe vlerësimit për rimëkëmbje më të ngadaltë në pjesën e dytë, për shkak të valës së dytë të pandemisë. “Rënie më të madhe ka te investimet-bruto prej 12,8% në kushte të zvogëlimit të investimeve direkte si dhe investimeve më të dobëta vendore nga ana e sektorit publik dhe privat. Shpenzimi personal është me rënie prej rreth 4% në kushte të rënies së të ardhurave të disponueshme të popullatës, gjatë zhvendosjeve të pafavorshme të tregut…
Mbrëmë në ora 22:30, D.J (49) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë ndërmjet orës 16 dhe 22, autorë të panjohur e kanë vjedhur kamionin e tij “Fiat” me targa të Tetovës, që kishte qenë i parkuar në rrugën 29-nëntori në Tetovë informon Tetovasot . Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të çështjes.
Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet sot nuk do ta vazhdojë seancën në të cilën zhvillohet debati i amandamenteve për Buxhetin për vitin 2021, pasi kryetari i këtij organi parlamentar, Timço Mucinski dje publikoi se është pozitiv në Kovid-19. Nga Kuvendi informojnë se sot në orët e paradites ka përfunduar marrja e strishove nga ana e Institutit për shëndet publik te të punësuarit në Komision dhe te një pjesë e deputetëve, të cilit ishin në kontakt me kryetarin e komisionit, Timço Mucinskin. “Menjëherë sapo të arrijnë, të njëjtit do të informohen për kohën e vazhdimit të punës së komisionit”, kumtuan…
Me rastin e festës shtetërore të “Shën Klimentit të Ohrit”, që është ditë jopune, nesër autobusët e transportit publik në Shkup do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. Nesër kujdestarë do të jenë tre biletari, Qendra transportuese me orar pune prej 7 e deri në 19.30, Tregu i Gjelbër prej 7 deri në 19.30 dhe Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në 13.00. Nga NQP “Shkup” rikujtojnë se linjat 25,25A dhe 25 B për në Vodno të Mesme ende nuk punojnë, njëjtë nuk punon as teleferiku. Ndalesa për transport falas për të moshuarit është ende në fuqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratke (LD) në Maqedoni, Pavle Trajanov, thotë se është kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Ai thotë se gjatë financimit të partive përfitojnë vetëm ata të mëdhatë, ndërsa partitë e vogla nuk marrin asgjë. “Jam kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Nuk mund shteti të financojë fushatë mediatike, kemi institucione partiake që i financon shteti. Na duhen parti më të vogla, nuk duhet shteti të financojë, sistemi është i tillë që vetëm partitë e mëdha e marrin kulaçin më të madh”. “LD ka marrë 6 mijë euro për vitin 2019 për aktivitete të partisë. LSDM…
Deri në orën 08:00 janë regjistruar 40 shtretër të lirë Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 41 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 476 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 18 persona, një persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Klinikën e Dermatologjisë, një pacientë është pranuar në Klinikën e ORL-së, ndërsa në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë pranuar nëntë pacientë. Ministria e…
Niveli i Liqenit të Ohrit sot është tre centimetra nën minimumin e lejuar, tregojnë matjet më të reja të Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike. Niveli i Liqenit të Prespës, megjithatë për 49 centimetra e ka tejkaluar minimumin absolut. Për dallim prej liqeneve, te lumenjtë sot situata është më ndryshme. Te një numër i madh i lumenjve niveli i ujit krahasuar me ditën e djeshme dhe të hënën e kaluar është më i lartë. Përjashtim është vetëm lumi Pçinja te i cili niveli sot është për dy centimetra më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.
Dita e djeshme (e diel) ka qenë e kobshme për banorët e Gostivarit. Në dy aksidente të ndryshme kanë humbur jetën dy banorë të rajonit të Gostivarit. Të dielën në orët e mbrëmjes në rrugën Tetovë-Jazhincë ka ndodhur ak sident me ç’rast një veturë ka go ditur për vd ekje një banor nga Debreshi Gostivarit. Zëdhësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi konfirmoj rastin. Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Poashtu gjatë ditës së djeshme në një ak sident tjetë trafiku të ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë, humbi jetën 31 vjeçari A.M nga Banjica e Poshtme.…

