Author: Hamdi Kumanova

Me rastin e festës shtetërore të “Shën Klimentit të Ohrit”, që është ditë jopune, nesër autobusët e transportit publik në Shkup do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. Nesër kujdestarë do të jenë tre biletari, Qendra transportuese me orar pune prej 7 e deri në 19.30, Tregu i Gjelbër prej 7 deri në 19.30 dhe Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në 13.00. Nga NQP “Shkup” rikujtojnë se linjat 25,25A dhe 25 B për në Vodno të Mesme ende nuk punojnë, njëjtë nuk punon as teleferiku. Ndalesa për transport falas për të moshuarit është ende në fuqi.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratke (LD) në Maqedoni, Pavle Trajanov, thotë se është kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Ai thotë se gjatë financimit të partive përfitojnë vetëm ata të mëdhatë, ndërsa partitë e vogla nuk marrin asgjë. “Jam kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Nuk mund shteti të financojë fushatë mediatike, kemi institucione partiake që i financon shteti. Na duhen parti më të vogla, nuk duhet shteti të financojë, sistemi është i tillë që vetëm partitë e mëdha e marrin kulaçin më të madh”. “LD ka marrë 6 mijë euro për vitin 2019 për aktivitete të partisë. LSDM…

Lexo më Shumë

Deri në orën 08:00 janë regjistruar 40 shtretër të lirë Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 41 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 476 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 18 persona, një persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Klinikën e Dermatologjisë, një pacientë është pranuar në Klinikën e ORL-së, ndërsa në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë pranuar nëntë pacientë. Ministria e…

Lexo më Shumë

Niveli i Liqenit të Ohrit sot është tre centimetra nën minimumin e lejuar, tregojnë matjet më të reja të Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike. Niveli i Liqenit të Prespës, megjithatë për 49 centimetra e ka tejkaluar minimumin absolut. Për dallim prej liqeneve, te lumenjtë sot situata është më ndryshme. Te një numër i madh i lumenjve niveli i ujit krahasuar me ditën e djeshme dhe të hënën e kaluar është më i lartë. Përjashtim është vetëm lumi Pçinja te i cili niveli sot është për dy centimetra më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.

Lexo më Shumë

Dita e djeshme (e diel) ka qenë e kobshme për banorët e Gostivarit. Në dy aksidente të ndryshme kanë humbur jetën dy banorë të rajonit të Gostivarit. Të dielën në orët e mbrëmjes në rrugën Tetovë-Jazhincë ka ndodhur ak sident me ç’rast një veturë ka go ditur për vd ekje një banor nga Debreshi Gostivarit. Zëdhësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi konfirmoj rastin. Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Poashtu gjatë ditës së djeshme në një ak sident tjetë trafiku të ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë, humbi jetën 31 vjeçari A.M nga Banjica e Poshtme.…

Lexo më Shumë

Disa segmente kyçe për procesin e vaksinimit, ruajtja dhe distribuimi i vaksinave kundër Kovid-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe si kjo do të caktohet përmes sistemit “Termini Im”, iu prezantuan dje drejtorëve të shtëpive të shëndetit nga i mbarë vendi në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe. Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë që fillimi i vaksinimit nuk do të ul menjëher rrezikun nga Covid-19, as nuk pritet ulje e menjëhershme e presionit mbi qendrat shëndetësore. Grupet me rrezik të lartë nga Covid 19 do të kenë prioritet, vaksinimi do të rekomandohet, por nuk…

Lexo më Shumë

Kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga agjenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut. Gazetarja Erisa Zykaj raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve diplomatike të BE-së, se në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor. Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë…

Lexo më Shumë

Ajo që është cekur në shënimin në hyrje, nga Foucault; që ndoshta me shumë mundësi jam ndikuar nga ai, kur thotë që : “akt fillestar me të cilin nis të vendoset monarkia e autorit, një deklaratë të vërtetë tiranie” është ideja që më përcjell edhe mua, jo vetëm në këtë konfliktim tim me Unin për ta filluar hyrjen, e një kritike – ta quaj ashtu, si një ide e ngritur – ndaj kësaj vepre, që në thelb ka Pushtetin, siç do të thoshte Bacone, miku i ThomasHobbes: “dije do të thotë pushtet.” Që pikërisht është ideja se unë tani me…

Lexo më Shumë

Berikova është  fshat malor në veriperëndim të Kërçovës. Ka një pozitë shumë të volitshme gjeografike meqenëse është i rrethuar nga male të larta. Fshatin Berikovë si shumë fshatra në rrethin e Kërçovës ka përjetuar shpërnguljet masive prej vitit 1957 në Turqi, shpërnguljet në qytetin dhe migrimi në Zvicër, Gjermani, Amerikë. Në fshat kanë mbet rreth 7 shtëpi të banueshme. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 168 banorë Shqiptarë, ndërsa sot numëron vetëm 27 banorë. Në bazë të varrezave të fshatiti banorët aludojnë se ky fshat ekziston që nga shekulli i 9-të. Kryetari i Bashkësisë Lokale Lutfi Arifi…

Lexo më Shumë

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës tonë, ish kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe ish imam në fshatin Tearcë, H. Haki ef Agushi. Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër. BFI-Myftinia e Tetovës Myftiu: Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1715 testime ndërsa janë regjistruar 659 raste të reja. Nga Instituti për Shëndet Publik, përcjell SHENJA, kanë informuar se në 24 orët e fundit betejën kundër KOVID-19 e kanë fituar 774 persona. Në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 23 persona. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 67 968, numri i personave të shëruar 43 646 ndërsa i të vdekurve 1924. Numri i rasteve aktive është 22 398. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme ka përzgjedhur këshilltarët ekonomik përmes të cilëve vendi do ta revitalizojë diplomacinë ekonomike. Nuk dihet se cilët janë ata e as mënyra se si janë përzgjedhur. Të njëjtit me punë pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2021, ndërsa deri atëherë do të përfundojë trajnimi i tyre dhe targetimi i shteteve, ku do të dërgohen. Grupi i Punës u krijua brenda tre ditëve nga miratimi i Konkluzionit të Qeverisë për riorganizimin e diplomacisë ekonomike, me qëllim të promovimit të interesave ekonomike kombëtare jashtë vendit. Mbajti takimin e tij të parë dhe po punon për ndryshimin…

Lexo më Shumë