Gjykata Themelore Penale – Shkup në vitin 2020 e tejkaloi fluksin e rasteve gjyqësore dhe e zvogëloi numrin e rasteve të pazgjidhura, gjë që është tregues i azhurnitetit të Gjykatës, tha kryetari i Gjykatës Ivan Xholev në konferencën e sotme me përfaqësuesit e mediave dhe organizatave joqeveritare.
Duke folur për statistikat më të fundit për punën e gjykatësve në Gjykatën Penale, ai theksoi se vitin e kaluar Gjykata Penale e filloi me 20.380 raste nga viti paraprak, 43.080 raste të sapo pranuara, ose gjithsej 63.460 raste në punë.
Kryetari i Gjykatës informoi se për këtë periudhë ishin zgjidhur 44.040 raste dhe 19.420 raste të tjera mbetën në përpunim e sipër.
Nga rastet e vjetra, të cilat janë më të vjetra se dy vjet, siç u tha në konferencë, “kishte gjithsej 3.013 raste në përpunim nga të cilat 2.009 raste u zgjidhën, ndërsa mbetën 1.004 raste të pazgjidhura.




