Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me drejtorët e Qendrave Shëndetësore (QSH) nga i gjithë vendi, ku diskutuan për vaksinimin kundër Covid-19. Organizimi dhe zbatimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-19 është i një rëndësie të veçantë dhe përfshin disa palë të interesuara në vend. “Pikat ekzistuese të vaksinimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, spitalet dhe objektet e tjera shëndetësore do të përdoren për vaksinimin e qytetarëve, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo qendër shëndetësore do të duhet të paraqesë raport pas një inspektimi të kapaciteteve njerëzore në dispozicion të saj, si…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk është as në 100 vendet e para ku popullsia flet anglisht. Rezultatet e botuara dhe vlerësimi i vendeve sipas aftësive të gjuhës angleze në mesin e popullatës tregojnë se midis njëqind vendeve në të cilat flitet anglisht shumë mirë ose mirë, dhe nuk është gjuha amtare në vend, Kroacia dhe Serbia janë më të mirat në rajonin tonë. Të dhënat vjetore të Indeksit të Zotësisë së Gjuhës Angleze (EPI) mund të shërbejnë si një pasqyrë e përafërt e aftësive të komunikimit në gjuhën angleze të njerëzve në të gjithë botën, por edhe gatishmëria e vendeve për të komunikuar…

Lexo më Shumë

Filluan punimet në rrjetin e kanalizimit ku nga afër i ka ndjekur drejtori i NPK “Saraj” Sabahudin Rustemi dhe këshilltari komunal nga vendbanimi Saraj Muhamet Elmazi. Kjo rrugë është segment i fundit në vendbanimin Saraj, me çka në tërësi mbulohet ky vendbanim me rrjet kanalizim,në përjashtim të disa shtëpive të cilat kan probleme me nivelin e rrjetit, komuna e Sarajit harton projekt apostafat për të njejtat që tu del në ndihmë çdo familje. Ky projekt do të përfshij afër 500m gjatësi,ku fillohet nga rruga nr 5 me lidhje në rrugën nr 3, falenderim i posatshëm deri te pronarët e tokave…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar njëri prej të cilëve më rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qendrës tregtare Siti Mol, njoftojnë nga policia. Në aksident është përfshirë një makinë e tipit “Ford” me targa të Ohrit e drejtuar nga 48 vjeçari V.T. nga Ohrit dhe një makinë e tipit “Seat”, me targa të Shkupit e drejtuar nga S.H.B (40) nga Shkupi. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë V.T ndërsa me lëndime më të lehta ka kaluar bashkudhëtari S.T. Ndërkohë ë lëndime të lehta ka marrë ehe S.H.B”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Ligji për Financimin e Partive Politike është miratuar, me të cilën u lejohet partive që të kthejnë paratë që u ishin shkurtuar me një dekret me fuqi ligjore këtë pranverë për shkak të pandemisë. Me ndryshimet në zgjidhjen ligjore, deputetët praktikisht votojnë për kthimin e rreth 4 milion eurove partive të tyre amë. Dy vjet më parë, partitë politike u lejuan të merrnin 4.5 milion euro në vit nga buxheti, ose 0.15 përqind të arkës publike. Pritet të shihet se si do të vazhdoj rrjedha e kthimit të 4 milionë eurove.

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive me coronavirus në vend arrin në 22.538. Nga këto në Shkup ka 10.852, në Prilep, Tetovë dhe Gostivar mbi 1000, në Kumanovë-9.00. Pothuajse në të gjithë qytetet tjera numri i të infektuarve është treshifror. Është rritur numri i të shëruarve nga coronavirusi, ndërsa nuk është ulur numri i të vdekurve nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 67.311, numri i pacientëve të shëruarve është 42.872, ndërsa numri i vdekjeve është 1.901. Ministri i Shëndetësisë dje deklaroi se nuk ka ilaç specifik dhe të veçantë…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së sotme emisioni Gjurmë Shqiptare nga gazetari i njohur, Marin Mema, ka pasur si temë shqiptarët e Prilepit ose më saktë, zhdukjen e tyre Fakte interesante për këtë rajon që shumëkush në Maqedoninë e Veiriut i ka harruar ose nuk i ka ditur fare, u zbuluan gjatë emisionit. Por gjurmimet e Memës dhe qarkullimi i tij nëpër fshatra e vendbanime shqiptare ose me histori shqiptare në rajonin e Prilepit, nuk kanë shpëtuar pa rënë në sy të Policisë së Maqedonisë së Veriut. Teksa Marin Mema me ekipin po afroheshin në vendin e quajtur Xërxë, ku ndodhet njëri nga…

Lexo më Shumë

Gjatë një aksioni të policisë, mbrëmë rreth orës 21:50 minuta është konstatuar se një objekt në Negotinë të Gostivarit në pronësi të S.T. 20 vjeç ishte duke punuar pas orës 21:00 që është në kundërshtim me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Gjatë kontrollit në një objekt ndihmës të lokalit në fjalë janë hasur edhe 7 femra, dy prej të cilave shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat janë dërguar në stacionin e policisë për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Nga liria është privuar edhe pronari i lokalit, është dërguar në stacionin policorë të Gostivarit për procedura të…

Lexo më Shumë

Në Shkup, nga njëra anë, ne shohim gjeste të mira ndaj Bullgarisë, drejt BE-së, me emërimin e njerëzve progresivë si Vllado Buçkovski, e cila jep qartë shenjë të një përpjekjeje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por nga ana tjetër realiteti është krejtësisht i ndryshëm. “Shteti i thellë”, i lidhur jo vetëm me OBRM-PDUKM-në, por edhe me struktura shumë më të gjera në shoqëri, e shohim shumë më të fortë”, tha për “BNR” Naum Kajçev, anëtar bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Edukative. Sipas tij, në vendin tonë ekziston versioni që problemi kryesor është mbiemri “maqedonas”. “Dhe madje edhe…

Lexo më Shumë

Dy ditë para Këshillit Evropian më 8 dhjetor kryeministri Zoran Zaev nuk e largon optimizmin se megjithatë është e mundur Bullgaria të heqë dorë nga vetoja e paralajmëruar për fillimin e negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit në kuadër të kryesimit gjerman. E konfirmoi se me Republikën e Bullgarisë janë vazhdimisht të hapura kanalet për komunikim dhe në mënyrë intensive është duke u biseduar për çështjet të cilat janë aktualizuar dhe që vihen si pengesë për pëlqimin për miratimin e kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në…

Lexo më Shumë

Pavarësisht përpjekjeve për bllokada nga OBRM-PDUKM dhe opozita, Kuvendi miratoi ligjin për mbështetjen financiare për qytetarët me të ardhura të ulëta, si dhe ligji që siguron mbështetje financiare për të zbutur efektet e krizës me coronavirusin mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrisë së verës, thonë nga LSDM. “Me këtë mbi 283.000 qytetarë me të ardhura të ulëta, përfitues pensioni, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore të të moshuarve, të rinj të moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, jetimë dhe kujdes prindëror, artistë dhe praktikues të tjerë në kulturë, punëtorët e filmit dhe artistët e estradës, do…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.12.2020) në gjithë territorin e Republikës s Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 548 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë