Author: Hamdi Kumanova

Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit në spitalet e vendit po mjekohen 881 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 81 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 65 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles po mjekohen 65 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 111 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me KOVID-19. Në qendrën e kovidit në Ohër ka të hospitalizuar 105 pacientë, në Prilep 126, në qendrën e kovidit në Gostivar 61, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nuk ka asnjë ilaç specifik kundër kovid-19. As Favira dhe as Remdisivir nuk mund të marrin pacientët kokë më vete, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce duke u përgjigjur në pyetjen se këto barna shiten në internet në tregun e zi. Asnjëra prej ilaçeve nuk janë dëshmuar si ilaçe, se ndihmojë në mënyrë specifike për këtë sëmundje. “Këto janë ilaçe që janë provuar se ndihmojnë në disa sëmundje dhe situata të tjera, kështu që ne nuk mund të përshkruajmë barna, që nuk ndihmojnë për një diagnozë specifike -deklaroi Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë. Ai tha se ekziston një protokoll i unifikuar…

Lexo më Shumë

Numri i punëtorëve sezonal të cilët do të duhet të kthehen në punë në hotelet e bregut të Ohrit dhe Strugës është më shumë se 250. Bëhet fjalë për persona që hotelet i kanë punësuar përkohësisht vetëm gjatë sezonit të verës më saktë vetëm në gusht. Por, për shkak se i kanë larguar, shteti nuk u dha atyre pagë minimale për punëtorët e tjerë me orar të plotë. Të gjithë jemi në situatë të vështirë, por fundja ndershmëria që të mbahet diçka në plan afatgjatë, gjërat duhet të përmbushen – deklaroi Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM. Për tetorin, gastronomët mbetën…

Lexo më Shumë

Pandemia e koronavirusit ka rritur shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, rreth 455 mijë persona jetojnë nën pragun e varfërisë dhe shumica e tyre janë familje me tre ose më shumë fëmijë. Duke marrë në konsideratë gjendjen e tanishme epidemiologjike si dhe treguesit ekonomikë, numri i të varfërve pritet të rritet, bazuar në hulumtimet e institucioneve përkatëse. “Marr 2.300 denarë (37 euro). Si do të jetojmë shtatë anëtarë me këto para. Mos pyet se si mbijetojmë. Me sopat punojë, dalim të çajmë dru për siguruar para për ngrënë dhe pirë”, thotë Nijazi…

Lexo më Shumë

Sot, deputetët miratuan Ligjin për Mbështetjen Financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, marrësit e ndihmës sociale, prindër të vetëm, jetimët, artistët, punëtorë të filmit. Të gjithë këta qytetarë do të marrin gjashtë mijë denarë për blerjen e produkteve vendore. Në vend të kartave speciale si më parë, qytetarët tani do të marrin paratë në llogaritë e transaksioneve, ndërsa ata që nuk kanë do të duhet të hapin llogari. Paratë nuk do të mund të tërhiqen në bankamatik por do të duhet të shpenzohen për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendase. Afati i fundit për shpenzimin e parave është…

Lexo më Shumë

Nëse dita e diele do të jetë ditë jo pune do të vendosin të gjitha palët e interesuara. Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska thotë se versioni i parë i ligjit është dërguar deri te kolegët e saj nëpër ministri. Ministrja thotë se ende vazhdon debati mes punëdhënësve dhe sindikatave me qëllim që të mos ketë pasoja për asnjërën palë. Tashmë ka edhe disa përfundime. Dita e diele jo pune është premtim i joni parazgjedhor, si LSDM me çka u drejtuam qytetarëve për të na mbështetur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjithashtu bashkë me partnerin tonë të koalicionit…

Lexo më Shumë

Në nivel tremujor, Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rënie të papunësisë në vend. Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë në vend arriti në 16.5 përqind, e cila është 0.2 përqind krahasuar me tremujorin paraardhës kur ishte 16.7 përqind. Sidoqoftë, këtë vit ka një rritje të shkallës së papunësisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi 12.000 më pak të punësuar aktivë, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës që përfundoi në fund të qershorit, kemi 8.000 më pak. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha javën e kaluar se gjatë pandemisë rreth 15.000 vende pune ishin humbur në…

Lexo më Shumë

Banorët e quajnë rrugë “vrastare” bulevardin “Makedonska Kosovska Brigada” në Komunën e Çairit. Siç thonë, lëvizja e makinave me shpejtësi të palejuar rrezikon jetën e tyre, posaçërisht të fëmijëve, të cilët çdo ditë kalojnë në këtë rrugë për të arritur në shkollë. “Unë jam viktimë, jam pa këmbë tashmë 40 vjet. Ka shumë raste të aksidenteve, vozitet shumë shpejt, minimum prej 100 e më lart në kilometër orë. Frikohem për fëmijët e mi”. “150 a vozitet në këtë vend këtu, me këtë shpejtësi edhe në shtëpi hyn. Këtu ka fëmijë, kjo është lagje. Pa policë shtrirë kjo nuk do të…

Lexo më Shumë

Menjëherë të fillohet me krijimin e strategjisë për zhvillim afatgjate ekonomik, të qëndrueshëm të shtetit, të racionalizohen shpenzimet e buxhetit dhe të ridrejtohen kah mbështetja në shëndetësinë publike, sektorin privat, eksportin dhe shpenzimet infrastruktuore, të vendoset “orë policore” për punësime në sektorin publik, të intensifikohet procesi i decentralizimit dhe tërësisht të lëshohet populizmi në vendosjen e politikave ekonomike, porosit Oda Ekonomike e Maqedonisë. Në broshurën “Për ekonomi më të fuqishme maqedonase pas periudhës së Kovid-19” të publikuar në ueb-faqen e Odës, kompanitë anëtare, por edhe ekspertë, drejtorë të bankave, si dhe anëtarë të ASHAM, japin notën e tyre dhe u…

Lexo më Shumë

Sipas gazetës bullgare “24 orë”, Bullgaria do të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE, në këmbim të një garancie, e cila do të mund të bllokojë vendin tonë në çdo kohë. Sipas gazetës, ideja e politikanëve me ndikim evropian është të garantojnë Bullgarinë se nuk do të “mashtrohet më”, por gjithashtu Shkupi të mos humbasë shansin për anëtarësim të plotë në BE. “Bullgaria do të ketë të drejtën e vetos në çdo kohë, ndërsa Maqedonia do të mund të fillojë negociatat e pranimit për 10 ditë. Kjo mund të ndodhë nëse të gjitha çështjet e…

Lexo më Shumë

Pandemia ul në maksimum hyrje-daljet nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kufitare me Maqedoninë e Veriut diçka më shumë se 2400 shtetas shqiptarë dhe të huaj. I gjithë ky reduktim lëvizjesh, edhe për autoritetet kufitare ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të dy anët e kufirit. Edhe në kushtet kur në të dy pikat kufitare nuk ka masa shtrënguese përsa i përket lëvizjeve, numri ka ardhur në ulje. Të njëjtat burime thanë se para shtimit…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit vitin e ardhshëm të rrjetit primar të gazit që po ndërtohet nga ana e shtetit, pritet që po në 2021 të ndërtohet edhe rrjeti sekondar nga ana e kompanisë që do të përzgjidhet me partneritet privat-publik të sjellë gazin deri tek konsumatori përfundimtar. Me fjalë të tjera, pritet që kompanitë nga jashtë të gazifikojnë të gjitha qytetet në vend pa harxhuar mjete nga arka e shtetit. Nga Ministria e Ekonomisë thonë dy kompani turke janë në garë për ndërtimin e gazsjellësit kryesor në Maqedoninë e Veriut. Pas dorëzimit të aplikacioneve, pason faza e dytë ku do të thirren…

Lexo më Shumë