Sot, deputetët miratuan Ligjin për Mbështetjen Financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, marrësit e ndihmës sociale, prindër të vetëm, jetimët, artistët, punëtorë të filmit. Të gjithë këta qytetarë do të marrin gjashtë mijë denarë për blerjen e produkteve vendore. Në vend të kartave speciale si më parë, qytetarët tani do të marrin paratë në llogaritë e transaksioneve, ndërsa ata që nuk kanë do të duhet të hapin llogari. Paratë nuk do të mund të tërhiqen në bankamatik por do të duhet të shpenzohen për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendase. Afati i fundit për shpenzimin e parave është…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse dita e diele do të jetë ditë jo pune do të vendosin të gjitha palët e interesuara. Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska thotë se versioni i parë i ligjit është dërguar deri te kolegët e saj nëpër ministri. Ministrja thotë se ende vazhdon debati mes punëdhënësve dhe sindikatave me qëllim që të mos ketë pasoja për asnjërën palë. Tashmë ka edhe disa përfundime. Dita e diele jo pune është premtim i joni parazgjedhor, si LSDM me çka u drejtuam qytetarëve për të na mbështetur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjithashtu bashkë me partnerin tonë të koalicionit…
Në nivel tremujor, Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rënie të papunësisë në vend. Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë në vend arriti në 16.5 përqind, e cila është 0.2 përqind krahasuar me tremujorin paraardhës kur ishte 16.7 përqind. Sidoqoftë, këtë vit ka një rritje të shkallës së papunësisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi 12.000 më pak të punësuar aktivë, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës që përfundoi në fund të qershorit, kemi 8.000 më pak. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha javën e kaluar se gjatë pandemisë rreth 15.000 vende pune ishin humbur në…
Banorët e quajnë rrugë “vrastare” bulevardin “Makedonska Kosovska Brigada” në Komunën e Çairit. Siç thonë, lëvizja e makinave me shpejtësi të palejuar rrezikon jetën e tyre, posaçërisht të fëmijëve, të cilët çdo ditë kalojnë në këtë rrugë për të arritur në shkollë. “Unë jam viktimë, jam pa këmbë tashmë 40 vjet. Ka shumë raste të aksidenteve, vozitet shumë shpejt, minimum prej 100 e më lart në kilometër orë. Frikohem për fëmijët e mi”. “150 a vozitet në këtë vend këtu, me këtë shpejtësi edhe në shtëpi hyn. Këtu ka fëmijë, kjo është lagje. Pa policë shtrirë kjo nuk do të…
Menjëherë të fillohet me krijimin e strategjisë për zhvillim afatgjate ekonomik, të qëndrueshëm të shtetit, të racionalizohen shpenzimet e buxhetit dhe të ridrejtohen kah mbështetja në shëndetësinë publike, sektorin privat, eksportin dhe shpenzimet infrastruktuore, të vendoset “orë policore” për punësime në sektorin publik, të intensifikohet procesi i decentralizimit dhe tërësisht të lëshohet populizmi në vendosjen e politikave ekonomike, porosit Oda Ekonomike e Maqedonisë. Në broshurën “Për ekonomi më të fuqishme maqedonase pas periudhës së Kovid-19” të publikuar në ueb-faqen e Odës, kompanitë anëtare, por edhe ekspertë, drejtorë të bankave, si dhe anëtarë të ASHAM, japin notën e tyre dhe u…
Sipas gazetës bullgare “24 orë”, Bullgaria do të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE, në këmbim të një garancie, e cila do të mund të bllokojë vendin tonë në çdo kohë. Sipas gazetës, ideja e politikanëve me ndikim evropian është të garantojnë Bullgarinë se nuk do të “mashtrohet më”, por gjithashtu Shkupi të mos humbasë shansin për anëtarësim të plotë në BE. “Bullgaria do të ketë të drejtën e vetos në çdo kohë, ndërsa Maqedonia do të mund të fillojë negociatat e pranimit për 10 ditë. Kjo mund të ndodhë nëse të gjitha çështjet e…
Pandemia ul në maksimum hyrje-daljet nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kufitare me Maqedoninë e Veriut diçka më shumë se 2400 shtetas shqiptarë dhe të huaj. I gjithë ky reduktim lëvizjesh, edhe për autoritetet kufitare ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të dy anët e kufirit. Edhe në kushtet kur në të dy pikat kufitare nuk ka masa shtrënguese përsa i përket lëvizjeve, numri ka ardhur në ulje. Të njëjtat burime thanë se para shtimit…
Pas përfundimit vitin e ardhshëm të rrjetit primar të gazit që po ndërtohet nga ana e shtetit, pritet që po në 2021 të ndërtohet edhe rrjeti sekondar nga ana e kompanisë që do të përzgjidhet me partneritet privat-publik të sjellë gazin deri tek konsumatori përfundimtar. Me fjalë të tjera, pritet që kompanitë nga jashtë të gazifikojnë të gjitha qytetet në vend pa harxhuar mjete nga arka e shtetit. Nga Ministria e Ekonomisë thonë dy kompani turke janë në garë për ndërtimin e gazsjellësit kryesor në Maqedoninë e Veriut. Pas dorëzimit të aplikacioneve, pason faza e dytë ku do të thirren…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të kërkoje ndryshime kushtetuese në pjesën e definimit të gjuhës shqipe, ai do të propozoje që kjo e fundit të mos definohet me përqindje apo si gjuhë e cila është e ndryshme nga maqedonasja, por, si gjuhë shqipe, shkruan Portalb.mk. Për ta shpjeguar këtë, Sela potencoi se i kupton maqedonasit kur ofendohen në momentin që Bullgaria kërkon që gjuha e tyre të njihet vetëm si gjuhë zyrtare e një shteti. “Unë jam në një pozicion ku gjuha ime shqipe, gjuha ime amtare, definohet me definicion i cili është akoma më skandaloz se…
Zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov u kyç online në radion “Kanal 77” gjersa kryeministri Zoran Zaev ishte i ftuar në studio. Për Karakaçanov, është një fakt historik që qeveria bullgare dhe cari ishin aleatë të Gjermanisë dhe Hitlerit, por kjo nuk do të thotë që Bullgarët duhet të quhen fashiste. “Qeveria Bullgare dhe Cari bullgar ishin aleatë të Gjermanisë dhe Hitlerit. Ky është një fakt historik. Autoritetet e Italisë dhe shtetit kroat ishin aleatë, prandaj mos i quani ata fashistë”, tha Karakaçanov. Ai gjithashtu iu referua masakrës në Vatasha, e cila sipas tij nuk ndodhi sepse popullsia ishte maqedonase, por…
Mandati im është një vit. Kjo i tregon qeverisë se disa gjëra nuk mund të ndodhin ose të zgjidhen brenda një jave, tha ish-kryeministri dhe Përfaqësuesi Special për Bullgarinë Vllado Buçkovski në intervistë për “BNR”. “Unë dua të kem sukses tani, por nëse kjo nuk do të ndodhë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që është angazhimi ynë i përbashkët, Bullgaria të jetë aleati ynë më i madh dhe promovuesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE”, tha Buçkovski. Ai thotë se këmbëngulja jonë është më e madhe, por është i zhgënjyer me atë që po bëjnë OBRM-PDUKM dhe Mickoski. “Me…
Kryeministri Zoran Zaev ka shpjeguar deklaratat e tij për mediat bullgare ku ndër të tjera deklaroi se Goce Dellçevi është revolucionar i cili ka luftuar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit. Kreu i Ekzekutivit është arsyetuar se këto komente i ka bërë duke synuar që nxisë relaksimin e raporteve me Sofjen zyrtare. Zaev ka thënë se qytetart duhet ta koptojnë pozicionin e burrështetasve, të cilët duhet të flasin gjëra që nuk u pëlqejnë masave, por që bëhen për të çuar përpara proceset. “E di që po hedh hapat e parë në krijimin e një miqësie. Më lejoni të jem i…

