Formimi i një organi të ri në Qeveri, i cili përbëhet nga 23 ekspertë të fushës së ekonomisë, shkaktoi reagime te një pjesë e opinionit. Tani për tani, nga Qeveria thonë se nuk i zbulojnë emrat e ekonomistëve të angazhuar. Së pari do të presin rezultate prej tyre, dhe më pas do t’i paraqesin para publikut. Për ekspertët, është mirë që autoritetet kërkojnë zgjidhje dhe mendime nga ekspertët, por vendimi kryesor duhet të merret nga funksionarët që janë zgjedhur për këtë dhe kanë mandat nga qytetarët. Çdo ndryshim që paraqitet është test për populizëm. Kjo nuk varet se cila Qeveri…
Author: Hamdi Kumanova
Dasmat nuk kanë të ndalur edhe pse janë të ndaluara me vendim të qeverisë me qëllim mbrojtjen e popullatës nga virusi korona. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se nuk ka ditë që policia nuk intervenon në prishjen e dasmave dhe manifestimeve tjera familjare që rrezikojnë shëndetit e të pranishmëve në to. Pasi ishin ndaluar në restorante, familjarë të shumtë kanë gjetura mënyra tjera të mbajtjes së dasmave, kryesisht në shtëpi private, që po ashtu janë të ndaluara me vendim të qeverisë. Unë po u tregoj se çdo ditë, jo vetëm që mbyllim dhe prishim ahengje familjare por…
Sigurimi në Kompleksin e Klinikave në Shkup e ka njoftuar të enjten policinë se një person në kovid-qendër shkel rendin dhe qetësinë me sjellje agresive ndaj personeli mjekësor. Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të veshur me veshje mbrojtëse, me ç’rast kanë konstatuar se bëhet fjalë për 60 vjeçarin S.V. nga Kumanova, i infektuar me Kovid 19. Ai nuk ka lejuar personelin mjekësor të futet në dhomën ku ka qëndruar, por me arritjen e policisë është qetësuar. MPB paralajmëron padi adekuate ndaj 60 vjeçarit.
Ministria e Jashtme e Danimarkës përgënjeshtroi lajmet se e mbështet veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thonë nga kjo ministri për SDK, transmeton Portalb.mk. “Informatat e publikuara në mediat bullgare të cilat aludojnë në atë se Danimarka i është bashkangjitur vetos së Bullgarisë për negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk janë të sakta. Danimarka i mbështet propozimet aktuale të Komisionit Evropian në lidhje kornizën negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe atë e ka kumtuar shumë qartë në të gjitha forumet për negociata. Danimarka është e gatshme t’i…
Aspak nuk ka konfirmim se medikamenti favirapir ka efekte në shërimin e pacientëve të prekur me Kovid, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Shtoi se ky ilaç përdoret për influencë, për grip dhe se derisa nuk përfundojnë studimet nuk mund të jenë të sigurt se ndihmon tek pacientët e prekur me Kovid. “Absolutisht nuk kemi rekomanduar kurrfarë shërimi, të asnjë niveli në sistemin shëndetësor nuk ka rekomandim dhe nuk do ta rekomandojmë, normal, sikurse edhe çdo medikament tjetër derisa nuk ka dëshmi përkatëse në ndonjërin prej studimeve klinike ose…
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se si grupe prioritetit që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët shëndetësor që punojnë me KOVID pacientët, qytetarët mbi 65 vjeçar dhe pacientët me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën kritike dhe në transport. “Qëllimi është 60 deri në 70 për qind të popullatës të vaksinohen ngase ekspertët vlerësojnë se më këtë mund të arrihet imuniteti”, tha Filipçe. Vaksinat do të arrijnë në dy tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. Vaksina, tha Filipçe do të kushtojë 10 euro.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se përmes C ovax mekanizmit do të sigurohen rreth 800 mijë doza të vaksinave kundër Coivd-19 për rreth 400 mijë qytetarë. Filipçe tha se vendi ka aplikuar edhe për 800 mijë doza tjera të cilat do të sigurohen përmes Polonisë dhe Greqisë. “Kemi marrë ofertë nga Polonia dhe përmes kryeministrit grek Micotakis deri tek kryeministi Zaev …dhe për këtë tashmë kemi aplikuar për 800 mijë doza tjera nga gjithsej 400 milion doza që janë siguruar për vendet e Bashkimit Evropian”, tha Filipçem duke shtuar se vendi ka aplikuar…
Shitja e duhanit filloi para kohe. Prodhuesit e duhanit deri më tani kanë shitur 256 tonë duhan për një çmim mesatar prej 163 denarë për kilogram, që është më i ulët se vitin e kaluar, kur duhani shitej me 220 për kilogram. Këtë vit çmimi i duhanit ra për 60 denarë, kështu që prodhuesit e duhanit humbën pothuajse 240,000 euro për 256 ton të shitur deri më tani. Nëse çmimi i duhanit mbetet i njëjtë, sipas llogaritjeve të Alsat, atëherë humbjet e mundshme të prodhuesve të duhanit do të rriteshin në 24 milion euro, nëse merrni parasysh se vitin e…
Koalicioni Aleanca dhe Alternativa të vetmet subjekte që përdorin gjuhën shqipe në Kuvendë Po vazhdon mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, organi më i lartë siç është Kuvendi Republikan vazhdon me injorimin e gjuhës shqipe edhe pse ligji e obligon përdorimin e të njëjtës. Ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta në opinion lidhur me këtë problematikë sidomos nga opozita shqiptare. Shumica e Ministrive dhe organeve tjera të administratës vazhdojnë të mos respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar disa herë dhe ka qenë shumë e zëshme për këtë temë,sidomos Deputetët e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se nëpër gjithë shtetin ka gjoba për ata që mendojnë të përfitojnë dhe të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Sot është nënshkruar kontrata për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik të qytetarëve në Komunën e Tetovës. Sipas kontratës, autobusët duhet të arrijnë në Tetovë në afat prej gjashtë javëve. Ndërkaq, kompania e përzgjedhur është “AutoMakedonija” me seli në Shkup. shkruan Portalb.mk. Një javë pasi Ministria e Financave miratoi kërkesën e Komunës së Tetovës për furnizim me autobusë për transport publik, autoritetet komunale në Tetovë kanë nënshkruar kontratën me kompaninë “AutoMakedonija” që do t’i sjellë ato. “Sot është nënshkruar kontrata me ofertuesin më të volitshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas kontratës, nga…
Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë në vend arrin 16.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, ajo ka shënuar rënie për 0.2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës kur ishte 16.7 për qind. Shifrat tregojnë se popullsia aktive në këtë tremujor ishte 941.136 persona, nga të cilët 785.561 ishin të punësuar dhe 155.575 ishin të papunë. Në tremujorin e mëparshëm, popullsia aktive ishte 964.248, të punësuar ishin 799.546 persona dhe 159.623 ishin të papunë. Mes të papunëve në kategorinë 25 deri 49 vjeç, shkalla e papunësisë është 16.1 për qind, ndërsa tek ata…

