Pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair ku një vajzë e rreth 20-ave u përplas nga një veturë e tipit “Audi” teksa ka qenë duke kaluar rrugën ka reaguar këshilltari i ASH-së në komunën e Çairit, Fati Qaili.
Më poshtë reagimin e plotë të Qailit në Facebook
“Me dhjetëra herë kemi kërkuar të vendosen semafor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, me qëllim evitimin e aksidenteve të shumta dhe çuditërisht dy vite me rradhë kemi marrë vetëm premtime se do të vendosen.
Shihet qartë se kur bëhet fjalë për pjesën ku jetojnë shqiptarë, ata sillen sikur të shurdhër e të verbër.
Kërkojmë përgjegjësi nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna Çair, nëse keni pak moral dilni dhe dorëhiquni!
Lutemi që e aksidentuara e sontme ta kalojë sa më lehtë dhe pa pasoja të rënda.”
https://www.facebook.com/fati.qaili.9/posts/10223948807884053




