Ambasada holandeze ka përgënjeshtruar lajmin se vendi i tyre po e përkrah veton bullgare për Maqedoninë e Veriut në planin e eurointegrimeve. “Holanda ka vlerësuar dhe ende vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mirë dhe se Konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese. Njoftimet e disa mediave se Holanda I ka dhënë përkrahje vetos bullgare, janë të pabaza dhe lajme të rrejshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Holandës në Shkup. Më tej theksohet se Qeveria e Holandës më 30 Tetor 2020 ka njoftuar Parlamentin holandez për vendimin se konferenca e…
Author: Hamdi Kumanova
Çdo ditë jemi dëshmitar që Qeveria Zaev 2, është një orkestër e ç’akorduar dhe e disinkronizuar. Qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona. Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë,…
Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 443 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 21 persona, pesë persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, nga katër pacientë janë pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Nefrologjisë, dhe tre pacientë në Klinikën për Sëmundje të Syve. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pritet të realizojë takim pune me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19, që do të sigurohen përmes COVAX mekanizmit. Ministria e Shëndetësisë njofton se në takim do të diskutohet për strategjinë për imunizim me vaksinë kundër Covid-19 si dhe për pranimin dhe shpërndarjen e vaksinës, respektivisht për kategoritë e qytetarëve që do të marrin të parët vaksinën si dhe për procedurën e vaksinimit. Në takim priten të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në lidhje me strategjinë logjistike për shpërndarje të vaksinës.
Zvicra prej sot ka vendosur që ta vëj në listën e kuqe Republikën e Maqedonis së Veriut. Qytetarët të cilët do të udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut për në Zvicër do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë.
Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve, bën thirrje që pensionistët të kenë përparësi gjatë vaksinimit kundër Cov id-19, si kategoria më e cenueshme e personave me sëmundje kronike dhe imunitet të zvogëluar. “Në emër të mbi 300.000 personave të moshuar në vendin tonë, ne bëjmë thirrje që pensionistët të kenë përparësi gjatë vaksinimit kundër Cov id-19, siç është rasti në të gjitha vendet fqinje dhe nëpër botë”, thuhet në kumtesën e sotme të LSHP-së. Pensionistët, theksojnë nga LSHP-ja, janë kategoria më e cenueshme sepse shumë prej tyre kanë sëmundje kronike dhe imunitet të zvogëluar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një vizitë në stacionin policor në Komunën e Bogovinës theksoi se nuk ka indikacione se në shtet mund të ketë prishje të rendit dhe qetësisë për shkak të bllokimit të mundshëm të Bullgarisë për mos fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. “Prishje të sigurisë në vend nuk ka dhe nuk mund të ketë, sepse nuk ka asnjë lloj indikacioni. Institucionet e vendit funksionojnë në mënyrë normale dhe të gjitha elementet e sektorit të sigurisë janë të fokusuara që të ruajmë paqen dhe rendin e qytetarëve”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të…
Shkolla në Reçicë të Vogël e cila premtohet nga kryetarja e komunës së Tetovës gati 9 vite, filloi të ndërtohet 13 ditë para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti ndërsa siç thonë autoritetet, parashihet të përfundoje në qershor të vitit 2021. Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor 2021. Punimet në terren vazhdojnë, ka verifikuar Portalb.mk. Ekipi jonë ishte të enjten (3 dhjetor) në vendin ku po ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të Vogël, edhe pse në ato momente mjete punuese kishte, punëtorë nuk prezent nuk kishte. Megjithatë, banorët e lagjes përreth theksuan se aty çdo ditë punohet, duke shtuar se…
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion. “Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa, prej të cilave 25 janë për vozitje pa leje shoferi, 12 për mosregjistrim të automjeteve, 15 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 11 për ngarkim, 7 për mosdhënie të përparësisë së kalimit për këmbësorët, 68 masa për parkim jo të rregullt dhe 47 automjete janë ngritur me automjetin special ‘Karoteci’. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 44 dënime”, thonë nga SPB Shkup. “Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve…
Sipas gazetës bullgare ’24 çasa’, Danimarka dhe Holanda me dy janë dy vendet që mbështetën veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas gazetës, edhe të mos kishte kontest për Maqedoninë, ka mosmiratim për kornizën negociuese për Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pasi Bullgaria e bllokoi nisjen e bisedimeve me BE-në, në mbledhje sërisht do të bisedohet për hapjen e bisedimeve më 7 dhjetor. Para dy ditësh, komesari për Zgjerim, Oliver Varheliy kërkoi nga Maqedonia e Veriut të përpiqet të gjejë zgjidhje me Bullgarinë.
Një grua e moshës 84 vjeçare është gjetur me lëndime të rënda trupore në shtëpinë e saj në fshatin Shivec të Kavadarit.Ajo është sulmuar me sëpatë dhe mjete të tjra nga bashkëshorti i saj, i cili paska kryer aktin i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në ujrat lumit ‘Cërna Reka’, pranë fshatit të tij informon Prokuroria, transmeton Portalb.mk. “Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, së bashku me ekipin inspektues nga Ministria e Brendshme, kryen inspektimin e një shtëpi në fshatin Shivec ku ishte gjetur një grua 84-vjeçare me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, dëmtimet…
Piku i koronës nuk po kalon njëjtë si edhe paaftësia e Zaevit dhe Filipçes e cila do të thotë vdekje për popullin dhe papërgjegjësia e pushtetit u kushton qytetarëve shëndet dhe jetë. Në 24 orët e fundit Maqedonia shënon bilans të ri të zi me 1.342 të infektuar të rinj dhe 22 të vdekur nga Kovid-19. Me këtë Maqedonia ka arritur deri në 1.847 viktima dhe është në vendet me rekord të zi në nivel botëror sipas vdekshmërisë në një milionë banorë. Duhet të ketë dorëheqje dhe përgjegjësi, sepse epidemia e quajtur pushteti i Zaevit është po aq e rrezikshme…

