Komisioni për Antikorrupsion gjatë fundvitit të kaluar paralajmëroi se do të inspektojë gjendjen e pronës të 15 kryetarëve të komunave, funksionarëve shtetërorë, por edhe kryetarëve të Gjykatave administrative, të cilët mbetën pa u inspektuar vitin e kaluar. Antikorrupsioni e miratoi planin për vitin 2021. Deri më tani nuk është e njohur se cilët kryetarë të komunave do të kalojnë filtrin e Antikorrupsionit. I vetmi që dihet është për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska për gazetën KOHA nuk tregoi se për cilët kryetar bëhet fjalë me pretekstin se ende nuk e kanë përcaktuar se cilët kryetar do të hetohen. “Nuk e kemi përcaktuar ende dhe tani nuk mund të flas me emra”, u shpreh Ivanovska. Ajo mes tjerash tha se ky hetim do të jetë në prag të zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në tetor të këtij viti.
Procesi i hetimit do të jetë i njëjtë sikur në të kaluarën, gjegjësisht do të shihen edhe ankesat e marura nga qytetarët. Nga ana tjetër, ish anëtari i Antikorrupsionit, Arif Musa thotë se ky institucion pasi ka paralajmëruar se do të heton pronën dhe keqpërdorimet e mundshme të këtyre kryetarëve, duhet të jetë transparent dhe t’i bën publike. Por sipas tij ky institucion menjëherë pasi t’i mbaron hetimet, nëse konstaton ndonjë vërejtje rreth pasurisë së kryetarëve menjëherë duhet ta bën publike për opinionin. “Pasi kanë paralajmëruar se do të hetohen 15 kryetar të komunave, atëherë është dashur të kenë transparencë të tregojnë për cilët bëhet fjalë. Por besoj se pasi ti kryejnë gjitha procedurat e hetimit rreth tyre, ato duhet ti bëjnë publike emrat e kryetarëve të komunave dhe të tregojnë nëse është gjetur apo jo, ndonjë keqpërdorim apo vërejtje rreth pasurisë së tyre”, ka deklaruar për gazetën KOHA, Arif Musa, ish anëtarë i Komisionit për Antikorrupsion.
Sipas Ligjit për rroga të personave të zgjedhur ose të emëruar, më shumë fitojnë kryetarët e komunave me mbi 50 mijë banorë. Rroga e tyre mujore është 3.4 rroga mesatare ose rreth 86 mijë denarësh. Në këtë grup të kryetarëve më të paguar të komunave, përveç Bogoevit, janë edhe Boris Georgievski, Ace Kocevski, Maksim Dimitrievski dhe Teuta Arifi. Sasho Pockov, Kurto Dudush dhe Zhivko Gosharevski marrin nga 3.2 rroga mesatare ose nga 73 mijë denarë, ndërsa kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski – 80 mijë denarë.
NENI 17 I LIGJIT PËR RROGA
Koeficientet për përcaktimin e rrogave të kryetarëve të komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit është nga 2.70 deri 3.70. Koeficientet e paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen sipas numrit të banorëve, edhe atë:
– për kryetarin e komunës që ka deri më 10.000 banorë, koeficienti është 2.70;
– për kryetarin e komunës që ka nga 10.001 deri më 25.000 banorë, koeficienti është 2.90;
– për kryetarin e komunës që ka nga 25.001 deri më 50.000 banorë, koeficienti është 3.20 dhe
– për kryetarin e komunës që ka mbi 50.000 banorë, koeficienti është 3.40.
Sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit, një person i zgjedhur ose i emëruar dhe një person përgjegjës ka obligim që ta deklarojë në afat prej 30 ditësh çdo rritje të pronave të tij, si dhe ndryshimet e bëra në gjendjen e tij pronësore. Duke llogaritur koeficientin, mund të vërehet se rrogën më të madhe nga kryetarët e lartpërmendur të komunave ka marrë kryetari me më shumë ndryshime pas hyrjes së tij në funksion e deri më tani, Petre Shilegov, 92.884 denarë. Katërmbëdhjetë kryetarë komunash marrin rroga në vlerë prej 85.354 denarësh, njëmbëdhjetë në vlerë prej 80.333 denarësh, pesë në vlerë prej 72.802 denarësh dhe tridhjetë marrin nga 67.781 denarë në muaj. (koha.mk)
Data 14.09.2026
Aktuale
- Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
- Erdhi momenti i shumëpritur, pas shumë sfidat, lotësh e dhimbjesh, Fero shkon për t’u takuar me të bijën, qe sa kohë nuk e ka parë
- Javën e ardhshme do të publikohet dëshmia e Ali Ahmetit si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë
- E pabesueshme: Vetëm pak ditë para se të bëhen prindër, Lotinës dhe Mozzikut u ndodh e papritura – shumë e rëndë
- Trump minimizon rreziqet e inteligjencës artificiale: Po ngrenë çështje që nuk do të ndodhin
- Leonora Jakupi nis pushimet vet e dyta, më në fund ia zbulon fytyrën personit të zemrës – ia shpreh dashurinë para krejt shqiptarëve
- “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
- “Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen



