Author: Hamdi Kumanova

E turpshme është që në mes të një pandemie, VMRO-DPMNE me 500 amendamente po tenton të bllokojë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për kujdes shëndetësor, i cili parashikon që mjekët që kanë arritur moshën e pensionit mund të zgjasin veprimtarinë e tyre të punës deri në moshën 67 vjeçare. Tani, me parashtrimin e mijëra amendamenteve absurde dhe të çuditshme në ndryshimet e propozuara në Rregulloren e punës së Kuvendit, të cilat do të lejonin deputetët nga distanca të punojnë të izoluar, si dhe duke bllokuar Ligjin për kujdes shëndetësor, opozita po përpiqet ta bëjë parlamentin jofunksional, kur Buxheti për vitin…

Lexo më Shumë

Nga:Anisa Bahiti  Ajo që ndodhi në Podujevë pak ditë më parë, kur LDK partia e parë politike në Kosovë dhe partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, presidenti i ndjerë i Kosovës, humbi bastionin e saj historik, është një këmbanë e madhe ndryshimi. Nuk ka shumë lidhje me faktin se LDK rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit, as me faktin se kjo qeveri e ngjizur në ambasadën amerikane në Prishtinë me zor po qëndron në këmbë, por ka lidhje me kërkesën për ndryshim që ka sot Kosova. Këtë ndryshim e përfaqëson sot vetëm Vetëvendosja dhe është vetëm çështje kohe nëse do ta…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello. Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model. Previous Next Postimi i presidentit Ilir Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është sjellë përfundimin se nuk është rregulluar ligjërisht që një person i cili vdes nga Cov id të jetë i mbyllur dhe të jetë në arkivol metalik. “Qeveria pranoi konkluzionin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, që operatorët e autorizuar të shërbimeve të varrimit janë të detyruar të zbatojnë Protokollin e duhur të dedikuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për menaxhimin e sigurt të një trupi të vdekur në kontekstin e COVID-19, në të cilën nuk është e përcaktuar që trajtimi i trupit të një personi të vdekur nga sëmundja…

Lexo më Shumë

Pas disa vërejtjeve se po e shkel rrjedhën e gjykimit gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova, e përjashtoi nga salla e gjykimit të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski – Boki 13. Ky vendim i gjykatëses Gavrillova Efremova në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” erdhi pasi i akuzuari i parë iu drejtua gjykatëses “se do ta përjashtojnë se është servile”. “Për shkak të shkeljes së rendit në sallën e gjykimit dhe ofendim dhe mosrespektim të gjykimit”, i akuzuari Bojan Jovanovski përjashtohet nga salla e gjykimit”, vendosi gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova. Paraprakisht, në seancën e sotme gjyqësore, gjithashtu për…

Lexo më Shumë

Defekt serioz në sistemin gjyqësor. Kështu konstatuan njerëz të shquar nga sfera gjyqësore. Nevojitet të pastrohet gjyqësori dhe të bëhet dallim mes gjykatësve të mirë dhe atyre të këqij, propozon profesori universitar, Nikolla Tupançevski. Ai i ceki edhe premtimet e ministrit të Drejtësisë, i cili para se të vijë në funksion, premtoi se do të bëjë pastrim në gjyqësor. “Si është e mundshme që prokurorit t’i vjetërsohen 300 akuza brenda 10 viteve, kush është fajtor? Fakulteti juridik “Justinian” është fajtor për shkak se i ka dhënë diplomë? Ndërkohë ata u bënë profesionistë serioz. Megjithatë mund të hyjmë në Librin e…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i veçantë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski shprehet i bindur se do të gjendet zgjidhje, por jo edhe për shtatë ditë. “Ndoshta do të na duhet kohë shtesë, por jemi në rrugën e duhur. Për shkak të përvojës time, unë nuk do të pranoj me miqtë bullgarë t’i dërgojmë mesazhet përmes mediave”, tha Buçkovski. Ai thotë se nuk e din nëse për një javë mund të ndodhë ndonjë çdo, por deri në momentin e fundit do të punojë në gjetjen e zgjidhjes. “Shpresoj se me përvojën time, me besimin që e kan edhe në opsionin bullgar, do të jem sinjal…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar pesëmbëdhjetë ditë që kur “Postat e Maqedonisë ” vendosi që operacionet e pagesës postare të kryhen përmes Halk Bank. Por, banka nuk mund të fillojë punën, sepse vendimi nuk është miratuar në një seancë qeveritare. Nga Qeveria nuk shpjegojnë pse kjo pikë nuk ishte në agjendën e dy seancave të fundit. Përndryshe, Bordi i Drejtorëve të SHA. Postat e Maqedonisë së Veriut e pranuan ofertën e bankës me shpjegimin se Halk banka ka kriteret e nevojshme për vlerësimin e ofertës. Halk Bank duhet ta marrë përsipër punën e Bankës tashmë të dështuar Eurostandard./ALSAT

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mori pjesë në punimet e takimit ministror në Platformën për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacione të vendeve nga Ballkani Perëndimor, organizuar nga Komisioni Evropian dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së, këtë vit në formatin virtual. Në fjalimin online, Carovska theksoi se kjo iniciativë, e cila tani më po bëhet realitet, mundëson që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e strategjisë afatëgjate e Komisionit Evropian, ku pjesa më e madhe e masave të propozuara do të shoqërohet me investime të mëdha dhe mbështetje më të fortë nga vendet anëtare të BE-së.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, vlerëson se anijet në lumin Vardar duhet të zhvendosen. “Janë krijuar kushtet e para për zhvendosjen e tyre dhe ne kemi filluar procedurë përmes përmbaruesit kompetent, por, të drejtat të cilat i kanë palët në procedura ne nuk mundemi dhe nuk duhet t’i rrezikojmë”, tha sot në konferencën për shtyp kryetari Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Shilegov tha se në vijim është procedura e ankesave nga detyruesit dhe pret se shumë shpejtë do të prononcohet gjykata. Shilegov e përsëriti se qëndrimi i tij ndaj projektit “Shkupi 2014” është i pandryshuar dhe…

Lexo më Shumë

Kontrollet e përforcuara në trafik i kanë anuluar aksidentet në rrugët në shtet, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski. Në konferencën për shtyp në Manastir ai konfirmoi se informacioni është bazuar në analizat e deritanishme në MPB. “Deri më tani masat e zbatuara rezultojnë me uljen e shkeljeve në trafik, ndërsa kemi ulje të të aksidenteve. Ky është qëllimi kryesor i kontrolleve të përforcuara. Analizat e deritanishme tregojnë se kemi ulje në aksidentet në rrugë”, deklaroi Angellovski. MPB vazhdoi me kontrollet e përforcuara në trafik, ndërsa sot dhe dje kontrollet e përforcuara po kryhen në Manastir dhe Prilep. Kontrollet e…

Lexo më Shumë

Në Tetovë dhe pesë komunat përreth vetëm gjatë muajit nëntor ka pasur 1.632 persona të infektuar me Kovid-19, me këtë, i bije që nëntori të jetë muaji me numrin më të lartë si nga numri i të infektuarve ashtu edhe të të hospitalizuarve nga ky virus, këtë e konfirmoi sot koordinatori i qendrës Kovid-19 në Tetovë, Gzim Nuredini, shkruan Portalb.mk. Edhe pse në Spitalin Klinik të Tetovës ende ka vende të lira për pacientë të infektuar nga virusi korona, nga muaji shkurt, këtë muaj është regjistruar numri më i lartë i të hospitalizuarve nga virusi “Aktualisht kemi 47 persona të…

Lexo më Shumë