Author: Hamdi Kumanova

Sot në orët e mëngjesit është ndarë nga jeta profesor Nijazi Etemi. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij në rrjetin social facebook. “Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot në orët e mëngjesit u nda nga jeta babai im,gjyshi dhe veterani i arsimit Prof. Nijazi Etemi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të iqindis,sipas protokoleve! U prefsh në paqe babi!!!”, ka shkruar Polen Etemi.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se nga nesër, 3 dhjetor 2020, fillon pagesa e ndihmës së garantuar sociale për muajin nëntor të këtij viti. “Me qëllim që të shmangen turmat para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe për shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga virusi COVID-19, pagesa do të bëhet në dy grupe në banka, edhe atë sipas radhitjes alfabetike”, thuhet në njoftimin e MPPS-së. Personat me shkronjën e parë të mbiemrit A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll, M do ta mund ta marrin më 3…

Lexo më Shumë

Pushteti i distancuar tani po bëhet edhe i shkëputur nga realiteti edhe më shumë. Në mes të epidemisë në vitin 2021 në vend të buxhetit më të lartë për shëndetësi, ata parashohin më pak mjete për 5% në krahasim me këtë vit. Mirëpo për këtë shpenzimet joproduktive, për mobilie, për automjete, karkaleca, torta, shampanjë mbeten në ekstrem të larta. Madje Filipçe dhe Zaevi po bëjnë buxhet shkatërrues, çdo ditë po sëmurin mijëra njerëz, ndërsa dhjetëra po vdesin nga virusi Kovid, ndërsa ata nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 29, ndërsa u infektuan…

Lexo më Shumë

Tentimet dëshpëruese të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për ta bllokuar punën e Kuvendit në kushte të pandemisë botërore serioze të koronavirusit është sjellje e rrezikshme, e dëmshme, e papërgjegjshme dhe e turpshme. Mospasjen e qëndrimit, masës ose politikës personale, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duan ta kompensojnë me atë që do të shkaktojnë dëm tek qytetarët, në kohën kur u nevojitet ndihmë nga shteti. Prandaj pa turp tentojnë të bllokojnë sjelljen e ligjeve të rëndësishme mes të cilëve edhe të ato për vauçerët prej 6.000 denarëve, për ndihmë të pensionistëve, prindërve kryefamiljarë, artistëve të lirë dhe punonjësve të filmit, si dhe masat…

Lexo më Shumë

“Nuk ka asnjëlloj negociatash të fshehta me Bullgarinë, po bisedojmë për udhërrëfyes praktik për implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, deklaroi për Telma sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Popov. Ky i fundit është edhe anëtar i ekipit negociator me Bullgarinë. “Forma akoma nuk është konfirmuar. Po bisedohet për dokument, do të shohim se a do të jetë memorandum apo protokoll për implementimin e Marrëveshjes. Udhërrëfyesi është një pjesë e negociatave që do të pasojnë dhe këtu nuk ka punë të fshehta apo detaje”, theksoi Popov. Sipas tij, udhërrëfyesi ka të bëjë me përshpejtimin…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri, Lubço Georgievski në një intervistë për median bullgare BGNES ka folur lidhur me kontestin bullgaro – maqedonas dhe qasjet e politikave dhe ndikimeve në Shkup. Sipas tij, qytetarët në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë tërë kohën janë bindur se Bullgaria është armike dhe duhet të luftohet kundër saj, për shkak se ky shtet në çdo kohë mund të sulmonte. Georgievski ka shtuar se edhe me ardhjen e demokracisë, për fat të keq nuk është bërë asgjë në planin e ndryshimit të perceptimit historik dhe terminologjisë. “Dhe tani Zaev kur foli për disa punë në…

Lexo më Shumë

Në stacionin e policisë në Kumanovë mbrëmë dy persona kanë denoncuar se janë sulmuar në Entin për punë sociale, transmeton gazeta LAJM. “Mbrëmë në ora 11.05 një e punësuar në Entin për punë sociale në Kumanovë, ka denoncuar se një person e ka sulmuar fizikish personin me inicialet V.N(40), i punësuar në Ent. Në ora 11.30 nga ana e personit me inicialet B.B(57) nga fshati Ramanli është bërë denoncimi se rreth orës 11.00 në ambientet e Entit për punë sociale në Kumanovë fizikisht është sulmuar nga një person i punësuar në Ent. Pas masave të marra, është kryer bisedë me…

Lexo më Shumë

Kompanitë dhe qytetarët që janë të vetëpunësuar kanë mundësi që të shfrytëzojnë mjete financiare për pagat e muajit nëntor, si një nga masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për luftimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, transmeton Portalb.mk. “Sot kompanitë filluan të dorëzojnë Kërkesën për mbështetje financiare për pagat e punëtorëve për muajin nëntor të vitit 2020 si dhe personat që kryejnë aktivitete të pavarura dorëzuan Kërkesën për mjete financiare”, njoftojnë nga Drejtoria për të ardhura publike (DAP). Konfirmimi i kërkesës së kompletuar bëhet brenda 3 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës, që duhet të jetë deri më…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e vendeve të lira është 1.69 për qind, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Numri më i madh i vendeve të lira të punës, përkatësisht 3,227 janë në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorët në aktivitetet e shërbimit dhe shitjes. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.69 për qind ka sektori Objekte për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim, ndërsa shkallë më të ulët prej 0.17 për qind është regjistruar në sektorët e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit dhe administratës publike dhe…

Lexo më Shumë

Ditë të tëra Gostivari pason Shkupin për nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19. Përpara Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, pritet radhë nga pacientët për të gjetur shtretër të lirë ose për të marrë ndonjë informacion nga familjarët për të afërmit e tyre të cilët trajtohen aty. Që mos krijohet rrëmujë, në ndihmë të mjekëve ndodhet edhe policia dhe ushtria. Përpos mungesës së kapaciteteve spitalore për trajtimin e personave të infektuar me virusin korona, në Gostivar mungon edhe personeli shëndetësorë. Aktualisht pacientët trajtohen vetëm nga një infektolog, pasi infektologu tjetër ka rezultuar pozitiv dhe ndodhet në izolim.…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme e pranoi propozimin e Grupit të Vlerësimit që të kërkohet vazhdim të gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj. Propozimi i Qeverisë duhet të shkojë në Kuvend i cili është kompetent për vazhdimin e gjendjes së krizës. Ndryshe, Qeveria e RMV-së më 20 nëntor shpalli gjendje krizës dhe kjo do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Nëse propozimi i Qeverisë miratohet në Kuvend, gjendja e krizës do të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Me 4 vota për dhe 5 kundër shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së e hodhën poshtë propozimin e Komisionit për Politikë të Jashtme. Me të njejtën duhej të rishikohej pika për vërtetim të pozicioneve nacionale për marëdhëniet maqedono-bullgare në kontekst të integrimeve evropiane. Kryetari i këtij Komisoni, Antonio Milloshovski deklaroi se më në fund u formua kuorum për këtë çështje, mirëpo kjo u hodh poshtë nga pozita. Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së “Vlerësoj se ky është edhe një tregues tjetër i mungesës të cilën e ka Maqedonia, fillimisht ministrat nuk donin të vinin në Kuvend dhe të sqarojnë për atë…

Lexo më Shumë