Kryetari i VMRO-DPMNE-së në fjalimin e sotëm para Qeverisë tha se këto janë momente në të cilën vendoset për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë dhe për këtë shkak duhet të reagojmë në mënyrë të vendosur. “Duhet të theksoj se VMRO-DPMNE edhe në të kaluarën edhe Qeveritë tjera kanë bërë negociata për arritjen e një marrëveshje të tillë, por askush, asnjë Qeveri nuk ka guxuar të nënshkruajnë një marrëveshje me përmbajtje të tillë, për shkak se ju në marrëveshje vendosni problemin e prejardhjes dhe rrënjëve të gjuhës tuaj, marrëveshje ku kontestohen faktet historike dhe këto janë kritere për anëtarësimin…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar Besnik Feratin zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale. Ferati është kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe emërimi i tij është dhe një nga premtimet e realizuara të partisë së Ali Ahmetit. Ferati në këtë post vije në vend të zëvendës drejtorit të deritanishëm Arif Asani. Emërimi i Besnik Feratit në pozitën e zëvendës drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale erdhi në kuadër të ndryshimeve të eshalonit të tretë të Qeverisë.
Ish kryeministri Vllado Buçkovski do të jetë i dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, informojnë nga Qeveria. Ndryshe, Qeveria së fundmi emëroi Buçkovskin në këtë pozicion. Ish Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, si dhe ish-udhëheqësi i LSDM-së, kohët e fundit, është shumë shpesh i pranishëm në mediat bullgare, ku po i përcjell pikëpamjet e tij për tejkalimin e keqkuptimeve me Maqedoninë e Veriut. Buçkovski, është profesor universitar i së drejtës romake, por tani është i angazhuar në studime të doktoratës në Universitetin Shtetëror Bullgar.
Brenda vetëm një muaji janë djegur 10 shtëpi në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, rajon që mbulohet nga Njësia territoriale e zjarrfikësve në Kumanovë. Shtëpia e fundit u dogj para katër ditëve në fshatin Reçicë. Paraprakisht një shtëpi ishte djegur një shtëpi në lagjen Tode Mendoll të Kumanovës, transmeton gazeta Lajm. Dy javë më parë ishin djegur dy shtëpi-në një Llojan të Likovës dhe një në lagjen Sredorek të Kumanovës. Në fillim të muajit nëntor, katër shtëpi u dogjën në lokalitetin e njohur si Kumanova e Re, kure një në Kojnare të Epërme.
Kumanova është një nga qytetet më të shtrenjta në Maqedoninë e Veriut, tregojnë statistikat e fundit për çmimet e produkteve ushqimore. Këto çmime me pakicë, i publikoi Enti shtetëror për statistika dhe tregojnë se në Kumanovë veçanërisht janë të shtrenjta produktet bujqësore Kështu në Kumanovë shiten patatet më të shtrenjta që kushtojnë mesatarisht 28,23 denarë, kurse në Shkup, ku rroga mesatare është më e madhe, çmimi është 25,91 denarë. E njëjta vlen gati edhe për të gjitha produktet tjera ushqimore. Ajo që bie në sy është se çmimet më të lira gati të gjitha këtyre produkteve janë në Tetovë, por…
Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit parashikon që deputeti të mund të votojë dhe diskutojë nga distanca vetëm në rast se posedon vendim për izolim. Derisa me vendimin e organit kompetent njofton kryetarin e Kuvendit, ky i fundit obligohet t’i njoftojë deputetët para fillimit të seancës. Derisa prezenca e deputetit në seancë të Kuvendit paraqet rrezik shëndetësor për deputetët e tjerë, deputeti obligohet që menjëherë ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për pjesëmarrjen dhe votim në seancë nga distanca. Në të njëjtën kohë, përmes formës elektronike, kryetarit të Kuvendit i dërgon vendimin e organit kompetent përmes të cilit vërtetohet pamundësia…
Konferencë shkencore ndërkombëtare mbi edukimin multikulturor, 02-04 Dhjetor 2020, Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut Formati: hibrid, online nëpërmjet aplikacionit zoom, me prezencë fizike në hapsirat e Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë. Prej me datë 02 deri më 4 dhjetor 2020, Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA në partneritet me Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi’’ – Shkup, Universitetin e Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, Universitetin “Goce Delcev” – Shtip dhe Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” – Manastir organizojnë konferencë ndërkombëtare mbi edukimin multikulturor. Për shkak të situatës aktuale të krijuar nga COVID-19, konferenca do të jetë në formatin hibrid,…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pret që në tremujorin e parë të vitit të përzgjidhet kontraktuesi për dy pjesët e para të hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai thotë se ndërtimi i saj është në fokus të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Transportit për vitin 2021 për këtë hekurudhë në Korridorin 8 janë projektuar 1,8 miliardë denarë. “Vitin e ardhshëm do ta shpallim tenderin për ndërtimin e dy fazave, e para nga Kumanova deri në Bellanoc për pjesën e mbetur që ka mbetur e pa ndërtuar dhe për fazën e dytë nga Bellanoci deri në Kriva Pallankë. Procedura…
Ministria e Punëve të Brendshme njodton se dje në stacionin e policisë në Qendër, 48-vjeçarja G.K. nga Shkupi ka raportuar se në periudhën kohore prej 21.11 deri me 29.11.2020 në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, respektivisht në Kovid-Qendër, ku ka ndërruar jetë baba i saj 72 vjeç D.K., janë vjedhur para dhe dokumente të 72-vjeçarit tashmë të ndjerë. Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. Përmes një statusi në Facebook ka shkruar edhe vajza e 72-vjecarit të ndjerë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka ngelur pa licencën e noterit, pasi Ministria e Drejtësisë, përshkak funksionit të tij si deputet i’a mori lejen për punë, gjegjësisht është shkarkuar nga shërbimet e noterit. Milloshoski vendimin për noter e kishte marë në vitin 2016, por pas përzgjedhjes së tij si deputet në Kuvend po atë vit në dhjetor, ai ka dorëzuar kërkesë për pauzimin e shërbimit derisa kryen funksionin deputet. Udhëheqësia e atëhershme e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë eksprese e ka pranuar kërkesën e tillë të Mickoskit, me çka menjëherë disa ditë pasi e ka marë licencën për noter, të…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozon amendament në buxhetin e vitit 2021 për Kovid krizën dhe mes tjerash kërkon testim falas për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 50 auto-ambulanta për nevojat shëndetësore të qytetarëve. “Në buxhetin e Zaevit dhe Filipçes ka të holla për punësime partiake, për harxhime joproduktive si për shembull mobilje nëpër institucione, por jo edhe për shëndetësinë. Si duket Qeveria edhe gjatë kësaj krize i sheh qytetarët si numra amë, dhe jo si njerëz”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së. Ajo i bëri thirrje Qeverisë që të pranoj amendamentet e VMRO-DPMNE-së, sepse siç…
Insistimi i Bullgarisë që ta bllokojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, paraqet rrezik për krijimin e edhe një plasaritje të krahut juglindor të NATO-s, në kushte kur ekzistojnë ndarje të thella mes të dy anëtareve të tjera në Paktin e rajonit – Greqia dhe Turqia, vlerëson edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini”. Sipas gazetës, mes Sofjes dhe Shkupit po krijohet një përplasje e re “për shkak të kontroversës së vjetër dy shekuj në bazë etnike”. “Edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut janë anëtare kyçe të Aleancës në rajon. Bullgaria me rolin e saj…

