Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Nesër në mëngjes do të ketë kushte për reshje të borës në verilindje të vendit.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa në pjesët lindore një erë më e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizin prej -9 deri në 0 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 0 deri në 10 gradë celsius.

Nga e premtja vijon një periudhë me mot me vranësira dhe me reshje të shiut dhe borës. Reshjet e shiut do të jenë më intensive natën e së shtunës në pjesët perëndimore.