Arsye për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për 6 muaj, sipas Komitetit për menaxhim me kriza është konstatimi i tyre se pandemia do të zgjasë të paktën edhe 6 muaj. Megjithëse nuk ka argumente shtesë, Shtabi Krizës duke u thirrur në situata hipotetike vlerëson se duhet pasur gjendje krize me qëllim menaxhimin efikas me pandeminë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza thotë se propozimi erdhi nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë. Vazhdimin e gjendjes së krizës e dha anëtari i Shtabit të Krizës i cili është përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive.…
Author: Hamdi Kumanova
Ish ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Qendrës për Autizëm “Fluturo për Jetën” me seli në Tetovë. Gjatë takimit, Ismaili u njoftua për së afërmi mbi punën dhe angazhimin e shoqatës për Autizëm “Fluturo për Jetën”. Në fund të takimit, deputeti Ismaili bibliotekës së kësaj shoqate, i dhuroi disa komplete librash për fëmijët.
Ministria e Kulturës do të reduktojë investimet në kulturë për vitin e ardhshëm. Me buxhetin e parashikuar – pritet që projektet kapitale si ai i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, por edhe realizimi i projekteve të tjera më të vogla, si ndërtimi i Shtëpive të Kulturës në Bogovinë, apo përfundimi i Shtëpisë së Kulturës në Likovë, të ngecin e në rastin më të keq as të mos realizohen, shkruan gazeta KOHA. Ministria e Kulturës ka ndarë vetëm 90 milionë denarë për këtë vit për vijimin e punimeve në fazën e dytë të projektit kapital për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës,…
Ka shumë supozime te ne por edhe në botë në lidhje me atë se si zhvillohen punët me virusin kor ona. A mund të caktohet prognozë të saktë për atë që do të ndodhë në periudhën në vijim dhe sa do të zgjasin valët në kuadër të pandemisë. Ministri i shëndetësisë në emisionin e mbrëmshëm Click Plus në TV21 tha se situata po qetësohet ditëve të fundit ndërsa ulet presioni ndaj spitaleve, duke shtuar se të gjithë janë tepër të kujdesshëm për virusin korona i cili është shumë i paparashikueshëm. Ajo që tani po ndodh te ne në një farë…
Kryetari i ASH-se, Ziadin Sela, ka kerkuar debat me kryeministrin Zoran Zaev. Sela e akuzoi Zaevin se i ka punuar pas shpine duke filluar nga zgjedhjet lokale kur i ndihmoi BDI-se ta fitonte Strugen ndersa e ka luftuar edhe gjate kohes kur ishin bashke ne qeveri. “Nëse Gruevski kishte arsye të më vriste më 27 Prill, sepse do t’i ndodhte ajo ç’farë i ndodhi, atëherë çfarë arsye kishte Zoran Zaev të më ngulte thik pas shpine në disa raste, duke filluar nga Zgjedhjet Lokale në Strugë, ku drejtëpërsëdrejti më luftoi mua personalisht, edhe pse ishim pjesë e Qeverisë ku unë…
Një termet i fuqishëm me intensitet prej 3,4 sipas shkallës së Rihterit u ndje në Shkup dhe në disa qytete të vendit. Sipas informacioneve të fundit epiqendra ishte në lagjen Ilinden të Shkupit.
Drejtori i Shtabit të Krizës pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se për momentin nuk ka nevojë për aktivizimit e Spitali “Malla Bogorodica”, që ka kapacitet prej 100 shtretërve për pacientë me Covid-19. “Institucionet e Shëndetit Publik që janë në funksion të kovid-qendrave për momentin kanë në dispozicion numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe për momentin nuk kemi nevojë të patjetërsueshme për akomodim në objektin e vjetër të Sistinës. Ka mundësi që të paraqitet nevoja për aktivizim të këtij spitali, në këtë rast Shtabi Kryesor do të merr vendim të menjëhershëm.…
Propozimi që dita e diel të shpallet ditë jo pune, sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha, javën që vjen pritet të gjendet për shqyrtim në seancë qeveritare. “Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) është e angazhuar që të parashtroj propozim deri tek qeveria, por siç jeni të informuar ky dikaster është në konsultime me sektorin privat, me odat ekonomike dhe me ministritë tjera, presim që këto konsultime të përfundojnë për një kohë të shpejtë dhe propozimi që dita e diel të jetë ditë jo pune të gjendet në seancë të qeverisë dhe presim që kjotë ndodh javën që vjen”,…
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela lidhur me zhvillimet aktuale theksoi nevojën për takim liderësh. “Do të ishte mirë që si fillim të kemi një takim liderësh, ku do të diskutojmë për çështjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë, por edhe të diskutojmë për shumë çështje të brendshme, sepse është e palogjikshme të kërkosh konsensus për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe në anën tjetër gjuhën shqipe ta quash ‘gjuha që e flasin 20% e qytetarëve’ para se të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, të zgjidhim problemet këtu brenda mes vete”, theksoi Sela për TV24 Vesti. Sipas tij, konsensus duhet në…
Çështjet bilaterale nuk janë pjesë e kornizës. Korniza është shumë e qartë. Vendi duhet të kalojë nëpër procesin e negociatave dhe pas një numri të caktuar vitesh të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, tha Ambasadori holandez në Maqedoninë e Veriut Dirk Jan Kopp në një intervistë për TV Sitel, transmeton Portalb.mk. Sipas ambasadorit, për momentin është e pamundur të jepet një përgjigje nëse vendi do të fillojë negociatat me BE-në deri në fund të vitit, megjithëse, tha ai, është e qartë se ku duhet të lëvizë ky proces dhe është shumë më e rëndësishme sesa marrja e një date. “Është…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 30 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 452 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 13 persona, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, katër në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Klinikën e ORL-së. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Covid-19, shtatë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive…
Kryetari i Komisionit për Çështje Historike nga ana e Bullgarisë, Angell Dimitrov në intervistë për televizionin kombëtar bullgar ‘BNT’ pret që në takimin e ri të Komisionit të përbashkët për Çështje Historike do të bëhet një hap para. “Gjithmonë kemi dashur të punojnë më intensivisht me rritëm të shtrënguar, por kjo nuk ndodhi. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar vetëm pesë takime, kjo nuk është e mjaftueshme”, thotë Dimitrov, i cili po ashtu ka qenë edhe ish-ambasador i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij ka dallime mes politikanëve dhe historianëve. “Politikanët nga të dyja anët duan përparim, por historianët…

