Gjithsej 599 të infektuar me koronavirus po kurohen nëpër repartet e infektivit në të gjithë qendrat kovid të vendit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 343 të sëmurë janë hospitalizuar në klinikat spitalore, njofton Ministria e Shëndetësisë. Kurse, gjithsej 560 shtretër të lire janë në dispozicion për të infektuarit, dhe të gjitha repartet kanë oksigjen të mjaftueshëm për pacientët në nevojë.
Ministria e Shëndetësisë
“Sipas të dhënave në baza ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, është njoftuar se në spitalin e Manastirit po kurohen 28 pacientë, në Shtip 38, Tetovë 18, Veles 17, kurse në Kumanovë 50 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për korona virus. Në qendrën e kovidit në Ohër janë hospitalizaur 65 të sëmurë, në Prilep 20, Gostivar 21, Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin e Sturmicës janë hospitalizuar 20 pacientë, Koçanë 5, Kiçevë 8, Kavadarë 14, Gjevegjeli 6, ndërsa në Dibër 13 persona pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus”
Përkundër asaj se ditëve të fundit po shënohet stabilizim i numrit të pacientëve më Kovid-19, autoritetet i qëndrojnë mendimit se virusi është nën kontroll dhe njoftuan blerjen e një terapie të re më të sofistikuar për të infektuarit me koronavirus.




