Në Nefrologji nëntë mjekë, tetë motra medicinale, laboranti, psikologu dhe tre infermierë të sëmurë me Kovid-19
Në Klinikën për nefrologji ka nëntë mjekë, tetë motra medicinale, një laborant, një psikolog dhe tre infermierë të cilët për momentin janë të infektuar me Kovid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në mesin e të infektuarve është edhe drejtoresha e Klinikës, Irena Bushletiq.
Burimi i infektimit, siç cekin nga Ministria, ende nuk është konkretizuar duke pasur parasysh atë që për momentin po bëhen anketat epidemiologjike.
Puna në Klinikë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe obligimet rrjedhëse po kryhen nga ana e të punësuarve të cilët e plotësojnë mungesën e atyre të cilët janë infektuar apo janë në izolim, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.