Me iniciativë të banorëve të fshatit kufitar Spas të Dibrës, u vendos gurthemeli i Kullës, me çka faktikisht kanë filluar aktivitete për rimëkëmbjen të këtij vendbanimi rural me tendencë që ky fshat të bëhet fshat turistik. Të gjitha familjet e këtij fshati kanë rënë dakord të investojnë në rindërtimin e fshatit, meqë bukuritë natyrore garantojnë ngritjen të një fshati me vlera turistike. Fshati Spas, i cili disa dekada është pa banorë për shkak të migrimit masiv – edhe atë për shkaqe politike dhe ekonomike, tashmë ka nis të rindërtohen. Vendosja e gurthemelit të Kullës të Spasit faktikisht është edhe një apel për të gjithë spasianët, të cilët viteve të 60-ta dhe 7o-ta migruan në Dibër e pastaj edhe në SHBA, ti kthehen vendlindjes, thonë organizatorët e idesë për të rindërtuar këtë vendbanim të bukur, i cili gjendet shumë afër kufirit me Shqipërinë.
Ramiz Duka është mërgimtar nga ky fshat dhe jeton në SHBA. Pikërisht Ramizi e ndërton kullën, e cila sipas tij, është simbol i bashkimit të të gjithë spasianëve. Këto ditë ai qëndroi në vendlindje dhe vendosi të ndërtojë kullën. “Kulla në fjalë paraqet një projekt, i cili ka të bëjë me idenë për kthimin e jetës në këtë fshat. Qëllimi i jonë është ti rindërtojmë të gjitha shtëpitë në fshat, disa të ndërtojmë shtëpi të reja, por njëkohësisht të sigurojmë edhe infrastrukturën e këtij fshati të bukur me tendencë që fshati pas disa kohëve të shndërrohet në një fshat turistik”, thotë bashkëbiseduesi Ramiz Duka. Po, sipas tij, meqë fshati ka një histori të hershme patriotike kombëtare dhe zoti i ka dhuruar edhe një bukur natyrore – të gjitha familjet që kanë jetuar më parë në këtë fshat e kanë mbështetur njëzëri iniciativën që fshatit ti rikthehemi dhe njëkohësisht ta bëjmë një fshat turistik me qëllim që të njëjtin ta vizitojnë edhe bashkëkombësit tanë.
Ramizi, i cili në SHBA është tre dekada, thotë se në Amerikë sot jetojnë mbi 60 për qind e fshatarëve të Spasit. “Bashkëpunimi mes spasianëve edhe në SHBA është në nivel të lartë. Pikërisht ky respekt vëllazëror ka qenë edhe arsye të vendosim për ringjalljen e fshatit thotë”, tregon Duka, ndërsa shton se kohëve të fundit, në fshat shumë familje kanë sanuar apo ndërtuar shtëpitë dhe njëkohësisht është rindërtuar edhe xhamia.
“Presim që pas ndërtimit të Kullës të realizohen edhe projekte të tjera”, thekson ai. Këto ditë u bë regjistrimi edhe i shoqatës qytetare “Spasi”, shoqatë e cila do të merret me menaxhimin e kullës katër katëshe dhe e cila do të ketë restorant, dhoma për fjetje për turistët dhe hapësira të tjera për të zhvilluar jetën kulturore-artistike të këtij fshati. Kulla ka një sipërfaqe prej 800 metra katror. Shoqata në fjalë do të realizojë projekte edhe për zhvillimin e agrokulturës, sidomos me prodhime bio, meqë fusha e fshatit është tejet e pastër dhe garanton prodhim të bio-prodhimeve bujqësore. Me një aktivitet të këtillë, thonë fshatarët që patën edhe një takim të përbashkët me rastin e gurthemelit të Kullës, e cila sipas projektit ka një gërshetim të elementeve të kullës tradicionale dibrane dhe elementeve moderne, sigurisht do të mundësojë një zhvillim të turizmit dhe tërheqjen e turistëve pa marrë parasysh prejardhjen e tyre. (koha.mk)
Data 14.09.2026
Aktuale
- Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
- Erdhi momenti i shumëpritur, pas shumë sfidat, lotësh e dhimbjesh, Fero shkon për t’u takuar me të bijën, qe sa kohë nuk e ka parë
- Javën e ardhshme do të publikohet dëshmia e Ali Ahmetit si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë
- E pabesueshme: Vetëm pak ditë para se të bëhen prindër, Lotinës dhe Mozzikut u ndodh e papritura – shumë e rëndë
- Trump minimizon rreziqet e inteligjencës artificiale: Po ngrenë çështje që nuk do të ndodhin
- Leonora Jakupi nis pushimet vet e dyta, më në fund ia zbulon fytyrën personit të zemrës – ia shpreh dashurinë para krejt shqiptarëve
- “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
- “Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen



