Zoran Puhac, Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Evropiane për ligjësi të Lojërave të Fatit, ka thënë se sipas përvojave disa vjeçare të vendeve të zhvilluara, duke e përfshirë edhe BE-në, mbrojtja e vetme efektive e adoleshentëve është ndalesa e plotë e qasjes në objekte ku organizohen lojërat e fatit dhe dënime të larta për ato që e shkelin ligjin. Puhac i cili shkëlqyeshëm i njeh ligjet dhe rregullat e industrisë në BE, ka thënë se Maqedonia Veriore tashmë ka një zgjidhje të këtillë në Ligjin e saj dhe po e zbaton në mënyrë efikase.
Puhac ka thënë se argumenti “mbrojtja e popullatës së re nga vese jo adekuate për moshën e tyre” për vendosjen e distancës prej 500 metrave të bastoreve sportive nga shkollat është në tërësi e gabuar.
“Ai argument është në tërësi i pasaktë dhe na befason që promotorët e kësaj ideje nuk thirren në disa përvoja pozitive ose hulumtime, pasi që diçka e tillë nuk ekziston. Nga viti 2005 edhe njëra prej studimeve të para në botë për problemet me bastet te popullata adoleshente (Gambling problem in adoleshent populations, February 2005, Canadian Centre on Substance Abuse) deri më sot, askush nuk ka vërtetuar çfarë do ndikimi të pozitës së objekteve të lojërave të fatit në raport me institucionet arsimore ose institucionet tjera”, tha Puhac në një intervistë për E magazin.
Ai ka thënë se kjo praktikë është dëshmuar si e keqe dhe asnjëri prej vendeve të BE-së tashmë nuk e praktikon, ndërsa me disa përjashtime është vendosur një kufizim i këtillë ku shpejt është vërtetuar si një hap i gabuar që ka krijuar disa probleme të vazhdueshme shoqërore, treg të zi dhe mjedis jo të sigurt për lojtarët, ndërsa numri i adoleshentëve që kanë luajtur është rritur.
“Nuk ka shtet në Bashkimin Evropian që ka vendosur kufizim përfundimtar të masave, pasi që moti kohë është vërtetuar se rregullativa jep efekte shumë më të mira prej cilës do ndalesë. Ekzistojnë vetëm disa sisteme juridike në botë që shkuan në drejtim të ndalesës dhe mbylljes së tregut të lojërave të fatit, por kjo gjë shumë shpejt ka nxitur efekte të shumta negative. Ndalesa e organizimit të lojërave të fatit ka krijuar tregun e zi, i cili në tërësi është jashtë kontrollit- nuk ekziston mundësi për ndalesën e pjesëmarrjes në lojërat e fatit të adoleshentëve dhe pjesëmarrja e tyre po rritet, huazimi i parave për të luajtur është në rritje si dhe vepra dhe shkelje tjera penale”, deklaroi Puhac.
Këtu mund ta lexoni tërë intervistën:




