Janë regjistruar 325 raste të reja të KOVID-19 nga 2589 testimet janë evidentuar në buletin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit. Kanë vdekur shtatë persona, ndërsa janë shëruar 479 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arin 92518 pacientë, prej tyre 81316 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 2848 persona. Aktualisht numri i rasteve aktive arrin 8354. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 454.608 testime të Kovid-19.
Nga rastet e reja të KOVID-19, më shumë ka në Shkup – 151, Tetovë – 27, Kavadar – 17, Ohër – 16, Veles – 14, Kumanovë – 13, Dellçevë – 11, Manastir – 9, Strugë – 9, Gjevgjeli – 8, Gostivar – 6, Demir Kapi – 6, Shtip – 5, Radovish – 4, Berovë – 4, Prilep – 3, Strumicë – 3, Kërçovë – 3, Negotinë – 3, Resnjë – 3, Kratovë – 2, Krushevë – 2 , Makedonski Brod – 2, Koçan – 1, Sveti Nikollë – 1, Kriva Pallankë – 1, Demir Hisar – 1.
Sipas analizave të bëra epidemiologjike, në Shkup aktivë janë 4449 raste, Ohër 367, Kumanovë 365, Kavadar 327, Tetovë 315, Veles 269, Strumicë 258, Gostivar 206…
Numri total i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 611 dhe ka rreth 530 shtretër të lirë nëpër kovid qendra. Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë qasje në objektet e spitalit të furnizuar me oksigjen. Ministria ka mbikëqyrje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Varianti britanik i koronavirusit është detektuar edhe tek dy pacientë në vend. Pacienti që ndërroi jetë kishte komorbiditet, ndërsa pacienti tjetër nga 26 janari llogaritet si i shëruar. Siç njoftuan një pjesë e mediumeve, i ndjeri 46 vjeçar, i cili kishte sëmundje paraprake kronike, rezultoi pozitiv në kovid-19 më 4 janar, ndërsa ndërroi jetë më 8 janar të vitit 2021.
Deri më tani, tek tre pacientë në vend është detektuar varianti britanik i koronavirusit. autoritetet shëndetësore kompetente më 27 janar të vitit 2021 njoftuan për pacientin e parë të infektuar me variantin britanik të koronavirusit në vend, i cili tashmë është shëruar. Virusi u detektua në laboratorin privat të Klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup, gjatë analizës së mostrave nga janari.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me kërkesë të Televizionit Telma ka folur në lidhje me Strategjinë kombëtare për vaksinim të cilën e ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë dhe Grupi kombëtar i punës për vaksinim, ndërsa Qeveria e miratoi më 26 janar 2021. Strategjia është punuar mbi rekomandimet ekzistuese dhe parimet themelore të OBSH-së, Grupit Këshillimor strategjik të ekspertëve (SAGE), Organizatës KOVAKS dhe rregullatorëve të EMA dhe FDA si dhe institucioneve përkatëse kombëtare dhe komisioneve në vend. Ky dokument do të azhurnohet vazhdimisht dhe do të formësohet sipas rekomandimeve specifike për vaksinat që zhvillohen në të gjithë botën dhe vendin dhe për këtë arsye nuk duhet të konsiderohet si përfundimtarë.
Në fazën e dytë, është planifikuar të vaksinohet grupi i personave të moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes që nuk janë përfshirë në fazën e parë, personat e moshës 65 vjeç dhe më të moshuar. Në planin e vaksinimit, janë përfshirë personat e moshës 20-65 vjeç me komorbiditete ose kushte shëndetësore të përcaktuara se kanë një rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar sëmundje serioze, ndërlikim ose vdekje. Pastaj punonjësit shëndetësorë me rrezik mesatar të përvetësojnë ose transmetojnë infeksionin, të punësuarit e institucioneve vitale për funksionimin normal të shoqërisë, si dhe punonjësit e institucioneve arsimore të përfshirë në mësimin me prani fizike dhe punonjësit nëpër kopshte.
Në fazën e tretë janë përfshirë për vaksinim grupet prioritare: vendet thelbësore të punës për funksionimin normal të shoqërisë, punonjës të tjerë në arsim (fillor, të mesëm dhe të lartë), grupet shoqërore me rrezik të shtuar nga përvetësimi dhe transmetimi i infeksionit pasi nuk janë në gjendje të mbajnë distancë fizike, punonjësit shëndetësor me rrezik të ulët për të marrë dhe transmetuar infeksionin dhe personat e shëndoshë të moshës prej 30-64 vjeç.
Lidhur me vaksinimin është zhvilluar dhe siguruar mbështetje logjistike e sigurt për pranim, furnizim dhe shpërndarje të vaksinave deri te pikat e vaksinimit ku do të realizohet vaksinimi. Për vaksinat që nevojitet mbajtje e nevojshme e ftohjes prej 2°С deri 8°С përdoret sistemi i vazhdueshëm logjistik. Për zbatimin e vaksinimit do të përdoret infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe kuadri që deri tani e ka zbatuar vaksinimin.
Sipas kompetentëve, vaksinimi është vetëm një nga shumica e masave parandaluese të cilat shfrytëzohen në luftën kundër përhapjes së pandemisë. Masat tjera – mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe higjiena e duarve, së bashku me vaksinimin do të mundësojnë mbrojtje më të mirë nga Kovid-19 dhe shuarja e pandemisë.




