Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një deklaratë për “Kanal5”, tha se ai mbështet bashkëqytetarët e tij maqedonas në kontestin me Bullgarinë dhe shpreson se Bullgaria do të gjejë forcën për të kapërcyer çështjet emocionale. “Ne mbështesim bashkëqytetarët tanë maqedonas në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe mendoj se pala bullgare do të marrë parasysh në këto procese të rëndësishm. Besojmë se Bullgaria do të gjen forcë për të kapërcyer këto çështje emocionale, sepse nëse Ballkani hyn në histori, ne me të vërtetë do të duhet të ndërtojmë një Ballkan të ri. Është me interes të madh për ne që…

Lexo më Shumë

Agjencitë funerale kanë përfituar rreth 1,5 milion euro gjatë kohës së pandemisë. Çmimet e shërbimeve mortore janë rritur për pacientët e prekur nga CoVid-19, të cilët ndërruan jetë gjatë këtyre 9 muajve. Prej muajit mars deri në fillim të dhjetorit virusi korona jetën iu mori mbi 1,800 pacientëve në vend. Reagime të shumta të familjarëve erdhën në rrjetet sociale, të cilët kanë paguar shuma të majme për të ndjerët që e pësuan nga ky virusi. Ata prapa kamerave thonë se ndjehen të mashtruar dhe se agjencitë e funeraleve kanë keqpërdorur tragjeditë për të përfituar shuma parash. “Nga përvoja personale ju…

Lexo më Shumë

Gazetarët e vërtetë përpiqen kudo në botë ta kryejnë punën e tyre me sukses dhe në kërkim të vërtetës për ta informuar publikun. Kjo detyrë jo e lehtë në Maqedoninë veriut po bëhet ende më e vështirë. Rasti i gazetarit të mirënjohur shqiptar Marin Mema, i cili u ndalua nga policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e tij të programit “Gjurmë” pa asnjë arsyetim është edhe një dëshmi që Maqedonia e Veriut është shtet policor, dhe larg shteteve demokratike europiane Dënojmë ashpër sjelljen e policisë së Maqedonisë së Veriut që ka ndaluar ekipin bashkë me Marin Memën,…

Lexo më Shumë

“Askush nuk mund të na bëjë presion për shkak të Shkupit,” tha për “Kanal3” eurodeputeti bullgar dhe ish-ambasadori në Maqedoni Aleksandar Jordanov. Ai kritikoi ashpër pozicionin e pjesës më të madhe të shoqërisë maqedonase, e cila refuzon të njohë fakte historike rreth figurave të diskutueshme të cilët “dokumentuan vetëvendosjen e tyre si bullgarë”. “Maqedonasit duan të heqin mundësinë që këto figura historike të identifikojnë veten e tyre si bullgarë, me efekt prapaveprues”, tha Jordanov, duke shtuar se nuk do të ketë presion të BE-së mbi Bullgarinë. “Sigurisht, është e mundur që deputetë të caktuar nga “E Majta”, “Të Gjelbrit” ose…

Lexo më Shumë

Shkupi e Sofja po shqyrtojnë udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017. Qeveria konfirmon për Alsat se roli i udhërrëfyesit do të ishte ndjekja precize e zbatimit të marrëveshjes dhe se gjithçka që ka nevojë të sqarohet dhe të detajohet mund të bëhet me dokument shoqërues. Dy palët bisedojnë për atë se si të shpejtohet ndërtimi i Korridorit 8, si të ndalet gjuha e urrejtjes, si të shpejtohet puna e komisionit të historisë. E gjitha në drejtim të vendosjes së besimit në proces. Kujtojmë se nuk ka pasur e as nuk do të ketë negociata për identitetin, popullin…

Lexo më Shumë

Aleksandër Pandov, kryetar i Institutit patriotik të VMRO-DPMNE, sot para Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kishte vendosur maketa të kryeministrit Zoran Zaev, zv/kryeministrit Nikolla Dimitrov, ministrit Bujar Osmani dhe të emëruarit special, Vllado Buçkovski, në formë të figurave të stripit të vëllezërve Dallton të cilët janë pjesë e një bande kriminale. Me këtë performancë, VMRO-DPMNE ka akuzuar katër funksionarët qeveritarë se po shesin identitetin maqedonas, historinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase. Aleksandër Pandov, VMRO-DPMNE “Zoran Zaev ishte ai që garantonte se mbiemri ‘maqedonas’ është garantuar për Qeverinë maqedonase, gjuhën maqedonase, për historinë maqedonase. Intervista e djeshme…

Lexo më Shumë

Një person humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në rrugën Prilep-Manastir, njoftoi MPB. “Dje në orën 11:15 ishte denoncuar se në rrugën Prilep – Manastir, para qarkores ‘Lagovë’, një veturë ‘fiat bravo’, me targa të Prilepit, e drejtuar nga S.P. (52) nga Prilepi, ka dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kishte humbur jetën shoferi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore kishte konstatuar vdekjen”, informojnë nga MPB. Ishte bërë mbikëqyrje nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor – Prilep dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të vdekurit ishte dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë

Kur u votua Qeveria e Maqedonisë së Veriut, më 31 gusht, si prioritet vendosi menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian. Por, 100 ditë pas formimit të ekzekutivit, që udhëhiqet nga Zoran Zaev, rastet e reja me koronaviurs janë rritur, ndërkaq vetoja që vendosi Bullgaria, ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ndërkohë, që brenda këtyre tre muajve, shumica parlamentare në vazhdimësi ka denoncuar, ato që i ka cilësuar si veprime joparimore të opozitës lidhur me bllokimin e parlamentit. Ekzekutivi argumenton se opozita ka…

Lexo më Shumë

Edhe pse Struga ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Kovid 19, si dhe numri i të infektuarve është i lartë, më shumë se 60,000 banorë kanë mbetur pa të ashtuquajturat teste të shpejta. Nga Qendra e Shëndetit në qytet thonë se nuk kanë kushte për të kryer teste të shpejta, sepse kanë vetëm një laborator dhe rekomandojnë, që analizat të bëhen në laboratorin e spitalit të përgjithshëm. Testet e shpejta na ofrohen nga ministria. Por, ne nuk kemi as kushte personeli, dhe as kushte hapësinore për këtë. Ne kemi një laborante – tha Donço Lozhankoski-drejtor i Qendrës së…

Lexo më Shumë

Me mekanizim, duhan dhe masovitet nëpër qendrën e Prilepit, një grup i përpunuesve të duhanit nga Prilepi me vetëiniciativë sot dolën në, siç thanë, protestën paralajmëruese, të pakënaqur nga çmimet e deritanishme gjatë blerjes të cilat janë shumë të ulëta dhe ua nënvlerësojnë punën. Sipas Igor Mirçeski nga Këshilli iniciues i “grupit të prodhuesve të duhanit të Maqedonisë”, ata nuk do ta japin duhanin për çmimin e një kutie cigare dhe sipas çmimit të deritanishëm prej 120 denarësh. “Puna jonë e mundimshme vlen vetëm një kuti cigare. Ngrihemi në orën 2, punë gjatë gjithë ditës dhe e gjithë kjo vlen…

Lexo më Shumë

Linjat e lira ajrore, të cilat do të ndërpriten për shkak të krizës me Kovid-19 do të ripërtërihen menjëherë pasi të hapen kufijtë, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. “Jemi duke punuar në fushën e kthimit të linjave ajrore, por kjo nuk është çështje e cila duhet të diskutohet në mënyrë të njëanshme, por ka të bëjë edhe me marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve. Kur do të hapen kufijtë dhe do të lehtësohen protokollet dhe si punonjësit shëndetësorë në dy vendet do të ofrojnë mundësi të lehta lidhur me krizën e Kovid-19, kështu ne do ta lehtësojmë…

Lexo më Shumë

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është sot qyteti më i ndotur në rajon, duke u renditur i dhjeti në botë në listën e faqes zvicerane IQAir. Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin kroat është 153. Vendi i dytë në rajon, dhe i 15-ti në botë, është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit 139. Beogradi renditet i 71-ti në listë, Prishtina e 80-ta, ndërsa Sarajeva e 92-ta. IQAir zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matëse në të gjithë botën dhe shfaq harta të cilësisë së ajrit në të gjithë botën.

Lexo më Shumë