Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në facebook
Hulumtimi i fundit nga Asiciasioni për Iniciativa Demokratike (ADI), e ka nxjerrë Komunën e Gostivarit me korrupsion shumë më të ulur në krahasim me komunat tjera të vendit.
Perceptimi i mbi 600 qytetarëve është se korrupsioni në Gostivar, vazhdimisht bie, ndërsa rritet liria e të shprehurit nga qytetarët dhe shoqëria civile për të ngritur zërin për çdo dukuri që nuk duhet ndodhur në mesin ku jetojmë. Ky hulumtim, që ka realizuar (ADI) ka ardhur përmes projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare dhe shoqërisë civile në lidhje me poltiikat dhe çështjet e orientuara drejt anti-korrupsionit.



