Ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski në vitin 2013 ka porositur viski 12 vjecare, midis të cilave edhe “Shivas” nga 0.7 litra për 2079 denar, transmeton Almakos.
Përskaj të thjeshtave Xhoni Voker ( për 1.416 denar) dhe Xhek Daniels( për 1978 denar), Koce Trajanovski ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e brendit të dëshiruar të Titos-“Civas” i vjetër 12 vite.
Vlera e marrëveshjes të nënshkruar nga ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski në vitin 2013 ( dy milion e dyqind mijë denar) është për rreth 880 mijë denar më e madhe nga vlera e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2021 nga kreu i tanishëm i Shkupit, Petre Shilegov me furnitorin e njëjtë ( rreth një milion e treqind e njëzet mijë).
Për dallim prej luksit të Koce Trajanovskit me furnizimin e viskit 12 vjecar të vjetër dhe konjakëve të shtrenjtë, në marrëveshje për furnizim të nënshkruara nga Petre Shilegov në vitet 2018 dhe 2020 nuk është paraparë furnizimi me pije alkoolike luksi, por ushqim për nevojat e shërbimeve të qytetit.
Edhe një kuriozitet është që Koce Trajanovski është furnizuar me një litër qumësht lope në vitin 2013 për 57.50 denar, ndërsa kryetari Petre Shilegov është furnizuar me një litër qumshtë lope në vitin 2018 për 49.98 denar./Almakos/






