Author: Hamdi Kumanova

Një deklaratë e nënshkruar nga njëzet eurodeputetë i bën thirrje Bullgarisë të miratojë kornizën negociuese të BE për Maqedoninë e Veriut dhe të mundësojë përparim edhe për Shqipërinë, transmeton Alsat. Deputetët nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për “dritë jeshile” që BE të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti. “Duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i bisedimeve për integrim të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë kërcënon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në çerdhe kërkojnë rikthimin e orarit të vjetër të punës dhe nuk pajtohen me vendimet e reja të drejtorëve që të punojnë tetë orë. Siç thonë të punësuarit çerdhet nuk ofrojnë kushte për përgatitje paraprake të programit edukues dhe për këtë janë të detyruar të përgatiten në shtëpi. Sipas të punësurve, ato madje punojnë më shumë se 40 orë në javë. Nëse dikush mendon se ne nuk punojme unë lirishëm e përgënjeshtroj. Ne punojmë më shumë se 40 orë në javë. Vlerësoj se po bëhet padrejtësi ndaj nesh. Askush nga ne nuk i ka refuzuar detyrat e punës,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm në Samitin BE – Ballkani Perëndimor tha se projekti evropian nuk do të jetë i plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në mënyrë të plotë në BE. Duke folur në sesionin “Mbështetje të rajonalizimit: Urë drejt një demokracia të fortë dhe stabile”, Pendarovski theksoi se është koha për një qasje të re që do ta kuptojë integrimin e vendeve të Ballkani Perëndimor në BE si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitike, dhe jo si çështje teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Stabiliteti, siguria dhe zhvillimi demokratik i këtij…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov u rekomandon mediave që të mos përkthejnë tekstet nga gjuha maqedonase në gjuhën bullgare. Partia e tij nga Këshilli i Mediave Elektronike kërkon që mediat bullgare të ndalojnë që t’i përkthejnë deklaratat e politikanëve nga Maqedonia e Veriut në gjuhën bullgare. “Intervistat e ‘njerëzve nga Maqedonia e Veriut’ nuk duhet të përkthehen në gjuhën bullgare”, shkruan media bullgare ’24 çasa’. “Shkenca bullgare e definon të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’ si formë rajonale e gjuhës bullgare. Ky është qëndrimi i Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë së Shkencave”, thuhet në letrën e Karakaçanov. Ndryshe, Bullgaria…

Lexo më Shumë

Edhe gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor mund të vazhdojë online, th a ministrja e Arsimit, Mila Carovska duke shtuar se modeli i zgjedhur për zbatimin e mësimit ka treguar rezultate. Carovska më tej shtoi se nxënësit do të kthehen në shkollë kur do të krijohen të gjitha kushtet dhe kjo do varet nga gjendje me Covid 19. Carovska theksoi se 90 për qind e nxënësve dhe mësuesve zhvillojnë mësimin në internet pa ndonjë problem. Modeli që kemi zgjedhur si vend për zbatimin e arsimit në kohën e Covid-19 ose në vitin aktual shkollor, ka treguar rezultate të suksesshme, mendoj…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u përcaktuan propozimet për ndryshime dhe plotësime në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me 8 ligje në fushën e mjedisit, si më poshtë: Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, Ligji për mjedisin , Ligji për Mbrojtjen e Natyrës, Ligji për Ujërat, Ligji për Kontrollin e Emetimeve të Përbërjeve Organike të Avullueshme gjatë Përdorimit të Benzinës, Ligji për Shtigjet Malore, Ligji për Zhurmën dhe Ligji për Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht. “Disa nga këto propozime janë dorëzuar një herë në Kuvend, por nuk…

Lexo më Shumë

Nëse krijohen kushte dhe nëse gjendja epidemiologjike është e volitshme, nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë mund të kthehen në bankat shkollore, tha ministrja e arsimit, Milla Carovska. Sipas saj mënyra e deritanishme e zhvillimit të procesit arsimor jep rezultate dhe duhet vazhduar në atë drejtim. “Ne zgjodhëm model hibrid, disa janë në shkollë, disa online ndërsa disa të tjerë, siç janë shkollat profesionale ku nevojitet mësim praktik janë edhe në shkollë edhe online. Unë mendoj se në këtë mënyrë duhet vazhduar edhe gjatë periudhës në vijim. Nëse krijohen kushte që të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë, atë do ta…

Lexo më Shumë

Kthimi në normalitet i ekonomisë në botë, dhe rajon pritet të jetë i ngadalshëm dhe përplot sfida. Në shtete të ndryshme në varë si prej më shumë treguesve dhe faktorëve edhe tejkalimi i gjendjes së vështirë do të jetë i ndryshëm. Vlerësohet se rritja ekonomike në Maqedoninë e Veriut do të varet prej zhvillimeve pozitive në BE ku jemi fuqishëm të integruar përmes eksportit që dominon në shtetet evropian ku vetë m në nëntë muajt e parë të kë tij viti kemi eksportuar mallra në vlerë prej 3.1 miliardë euro prej totalit të eksportit prej 4 miliardë euro. Ndërsa për…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar propozim Ligjin për sistemimin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i ashtuquajtur Programi К-5. Nëpunësit administrativë që deri më tani kanë qëndruar në shtëpi, sipas këtij ligji, do të sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj. Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me…

Lexo më Shumë

“Vazhdon debati rreth procesit të së dielës si ditë jo pune, gjithnjë në drejtim të sjelljes së një ligji të tillë, ndërsa diskutimet zhvillohen me të gjitha palët e prekura me qëllim të zgjidhjes më të mirë”. Këtë e ka thënë sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në Bërvenicë të Tetovës në hapjen e kopshtit të ri. “Debati për të dielën si ditë jopune është legjitime, e hapur dhe vazhdon që MPPS ta vazhdojë procesin. Duam ta dëgjojmë zërin e të gjithëve në shtet lidhur me këtë propozim -zgjidhje ligjore. Qëllimi jonë është konform premtimeve që është…

Lexo më Shumë

Pesë emigrantë nga Libia janë kapur në terminalin doganor në Tetovë, pas çka janë transferuar në stacion policor. Rasti është raportuat rreth orës 08:20. “Në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 8:30 në një automjet transportues, me targa të Gjevgjelisë, që po drejtohej dhe ishte parkuar në Terminalin doganor të Tetovës nga Z.D.(50) gjenden persona të panjohur-emigrantë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku ka kapur 5 persona nga Libia, respektivisht personat R.B.(23), M.A.(22), J.Sh. (22), O.M. (22) dhe O.B. (16)”, thonë nga MPB. Personat janë dërguar në qendrën e migracionit në Tetovë.

Lexo më Shumë

Banka për Zhvillim shpalli thirrjen publike për kredi pa interes, e cila kap një fond kreditimi prej 31 milion eurosh e ka si qëllim të ndihmojë rreth 2,000 ndërmarrje vendore për të kapërcyer më lehtë krizën financiare të shkaktuar nga Covid 19. Në thirrjen publike që do të zgjasë 14 ditë, mund të aplikohet që nga mesnata e 16 dhjetorit. Kërkesat do të shqyrtohen sipas orës e datës së aplikimit dhe kreditë do të jepen sipas parimit “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”, sigurisht me plotësimin e kushteve të kërkuara. “Kjo masë është vazhdimësi e dy linjave të tjera…

Lexo më Shumë