Kryeministri Zoran Zaev tha se vaksinat e para që duhet të arrijnë në vendin tonë janë ato nga Serbia, ndërsa për fat të keq ata nga mekanizmi Kovax do të arrijnë në muajin mars.
“E dyta presim zgjidhje të mirë nga delegacioni i BE-së, e di se komisari Varhejl, bën përpjekje maksimale, janë siguruar 70 milion euro dhe besoj se në kushte të mungesës së sasisë së mjaftueshme të prodhimit nga Fajzer, por ja janë paraqitur tashmë edhe Astra Zeneka, Moderna dhe vaksinat e tjera, shumë shpejt do të gjendet zgjidhje që të mund në shkurt të fillojmë me vaksinat. Marrëveshja jonë që e kemi në mënyrë direkte me Fajzerin presim ti jep rezultatet nga mesi i muajit shkurt, këto janë 5850 vaksinat e para, me çka në mars vazhdojmë me vaksinat tjera vijuese… Poashtu procedurat për blerjen e vaksinave nga vendet tjera, janë të hapura për vendin tonë”, tha Zaev.
Ai tha se ato janë duke bërë përpjekje që “të blejmë vaksina nga gjithandej ku janë në dispozicion si mundësi për popullin tonë, me siguri këtë javë do të rrumbullaksohet procedura për blerjen e vaksinave për siç thash, mes 10- 15 shkurt të blejmë vaksinat kineze… siguruam edhe partner në shtet, ai është alkaloidi, nëse ka nevojë që të shkohet me partner për shkak të respektimin e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe besoj se edhe atë opsion qytetarët do ta kenë për një kohë shumë të shkurtër”.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Naim Abazi e hap zemrën për herë të parë, ka disa fjalë që askush nuk i priste për Mihrije Brahën – si do të reagojë ajo
- Ushtria iraniane thotë se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit
- Ngritet akuzë për tre vepra penale kundër sulmuesit të vajzës në Ohër, kërkohet edhe paraburgim
- VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV
- Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e keqpërdor VLEN-in si instrument të propagandës së vet
- Nuk po e mban fshehtë më, Big Mama na prezanton me burrin që ia ka marrë zemrën, qenka një bukurosh i vërtetë
- Mickoski: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në rrugën evropiane pavarësisht kushtëzimeve për ndryshime kushtetuese
- Festë e madhe në familjes e Medës dhe Lules, dalin pamjet madhështore nga dita e veçantë e çiftit të famshëm



