Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme ka theksuar se është i nevojshëm një takim i liderëve që të diskutohet për gjendjen aktuale politike, shëndetësore dhe atë ekonomike. “Edhe njëherë po ri-aktualizoj nevojën për një takim liderësh. Takim liderësh ku do të bisedojmë për gjendjen aktuale politike, shëndetësore, arsimore, ekonomike në vendin tonë. Menjëherë takim liderësh që të mund bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi sot se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë ehe në periudhën e ardhshme, kjo sipas tij për shkak se këto aktivitete deri më tani kanë rezultuar me sukses duke ulur kështu numrin e aksidenteve në trafik. “Analizat tregojnë se me rrjedhën e këtyre aktiviteteve të shtuara të MPB-së, ka rezultuar me uljen e aksidenteve në trafik. Ne si ministri në këtë periudhë jemi të përkushtuar që ta kryejmë detyrën tonë, rezultatet janë evdidente. Ne do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi OLiver Spasovski, ministër i brendshëm. https://youtu.be/GoI-7WT9WGw.
Maqedonia e Veriut për herë të parë së bashku me 14 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore është përfshirë në programin “Indeksi për integritetin e qeverive në sektorin e mbrojtjes” (Government Defence Integrity Index – GDI), të “Transparency International”. Indeksi jep vlerësim të detajuar të rreziqeve nga korrupsioni në institucionet e mbrojtjes kombëtare me vlerësim në çdo shtet në pesë fushat kyçe: financa, operative, personel, politik dhe blerje publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. RMV është vlerësuar me notën C, si vend me rrezik të moderuar së bashku me Bosnjë e Hercegovinën, Estoninë, Gjeorgjinë, Lituaninë dhe Poloninë. Vlerësimi në fushat kryesore të…
Përfaqësuesi special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski deklaroi se vendi mbetet i përkushtuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Ai madje tha se është i vetëdijshëm se është humbur besimi, por se ai do të angazhohet që të kthehet besimi i ndërsjellë dhe të mund procesi të shkojë para. “Shpreh kënaqësinë për bisedimet konstruktive. Kishim biseda të hapura miqësore. E bindëm dhe Zaharievën dhe ekipin e saj se jemi të përkushtuar që ta zbatojmë marrëveshjen për miqësi të mirë. Kjo do të jetë një vegël…
Padi për caktimin e diskriminimit në tekstin shkollor “Bazat e personalitetit 2” nga prof. dr. Blagoja Janakov, i cili përdoret në programin mësimor të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup e parashtroi Koalicioni joqeveritar “Margjinat” së bashku me Rrjetin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Fajësimi i grave për numrin në rritje të divorceve, dënimi i abortit dhe kualifikimi i partneriteteve të të njëjtit seks si diçka e ekzagjeruar, janë vetëm disa nga përmbajtjet shqetësuese që ne kërkojmë t’i heqim dhe zëvendësojmë me përmbajtje të bazuar shkencërisht që janë në përputhje me mendimin shkencor modern. Institucionet kanë detyrimin…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në 100 ditët e para të kësaj Qeverie ka deklaruar se kjo qeveri është e mashtrimit dhe gënjeshtrës. “Fatkeqësisht, mashtrimi dhe gënjeshtra zakonisht bëjnë që të zhgënjehesh dhe të humbësh shpresën. Në këtë situatë jemi sot ku qytetarët e vendit nuk e meritojnë këtë qeverisje dhe politikanë sharlatanë që brenda çdo jave dhe çdo ditë ndryshojnë deklaratat”, ka deklaruar Sela, raporton SHENJA. Sela shtoi se mbledhja ndërqeveritare ishte shpresë, por mosmbajtja e saj dita ditës po zvenitet. Ai tha se ata janë këtu për t’i ndalë në ndihmë qytetarëve të vendit. “Kjo Qeveria…
Nga ajo që në vendet e zhvilluara në vendet perëndimore atë vetëm se kanë filluar me masa më restriktive dhe me siguri një pjesë e tyre do të aplikohen shumë shpejtë, për shkak se Pashkët tek ata fillon më herët se tek ne. Kështu ka deklaruar presidenti i shteti Stevo Pendarovski, i cili ka thënë se megjithatë nuk mund t’i mbyllni njerëzit në shtëpi siç ishte në muajt mars, prill dhe maj, por se duhet të pasur restrikcione, ngase po shihet se pa orë policore, vetëm me rekomandime tek njerëzit tanë nuk po ndihmon. Ai në Sitel tha se do…
Mendoj se është tragjedi e plotë ajo që pas një kohe të gjatë e shpenzuar në zgjidhjen e çështjes se emrit me grekët, bullgarët, për shkaqe të brendshme, kanë vendosur kërkesa të tilla për Maqedoninë e Veriut dhe prandaj duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saja ndaj BE-së, ka deklaruar Medlin Ollbrajt, ish sekretare shtetërore e SHBA-së. Në dëgjimin e sotëm para Komitetit për punë të jashtme pranë Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Ollbrajt është përgjigjur në pyetje nga kongresmenë për politikën amerikane të Ballkanit. Në pyetjen e kongresmenit Gregori Miks, demokrat nga Nju Jorku,…
Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Bullgarisë, Ivailo Kalfin vlerëson se Bullgaria është humbëse në situatën e tashme dhe do të mbahet mend si vend që bllokoi bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe pse ka dashur të jetë liedere dhe ta udhëheq procesin e euro integrimeve në Ballkanin Perëndimor. Në deklaratë për BNT, Kalfin thotë se qëndrimi bullgar ju konvenon vendeve të tjera, të cilat nuk duan të vazhdojë procesi i zgjerimi në BE, por e shfrytëzojnë Bullgarinë si pretekst. “Memorandumi sqarues i Bullgarisë për problemet e veta me Maqedoninë e Veriut është dërguar te vendet…
Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Programit OPDAT të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, organizon panel diskutim virtual në temë “Të bashkuar kundër korrupsionit.” Ushtruesi i detyrës ambassador, Jennifer “J.R.” Littlejohn dhe koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rossana Dudziak do t’ju drejtohen pjesëmarrësve me fjalim. Zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Lupco Nikolovski, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Sanja Bojanic, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, këshilltari rajonal i UNODC kundër korrupsionit Virginia de Abajo Marqués, zëvendës drejtoresha e…
Gjatë 24 orëve të fundit (08.09.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar gjithsejtë 873 gjoba për mos mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, 9 dhjetor, e shënon luftën e vazhdueshme kundër armikut më të madh të sundimit të së drejtës, por edhe demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kjo nënkupton edhe orvatje të përditshme për zbatimin e politikave transparente dhe të përgjegjshme pa ndikime partiake dhe politike. CIVILi vite me radhë e ndjek korrupsionin, posaçërisht korrupsionin politik, që del jashtë margjinave, si me rregull, për çdo proces zgjedhor. Në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, CIVIL i bën thirrje për parime, përgjegjshmëri dhe transparencë nga të gjitha institucionet, duke përkujtuar se Ligji vlen për të gjithë njësoj…

