VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës së zëvendës kryeministrit Fatmir Bytiqi, për të cilën thonë se ai ka konfirmuar një gënjeshtër të madhe të kryeministrit Zoran Zaev. Sipas partisë më të madhe në opozitë, Bytiqi ka pranuar se në vend të 1 miljard eurove, qytetarëve do tu ndahet ndihmë për ballafaqim me krizën vetëm 350 miljon euro, që është për 3 herë e gjysëm më pak se shuma e premtuar nga kryeministri Zaev. Nga VMRO-DPMNE pyesin se ku kanë përfunduar 800 milion euro për të cilat fliste kreu i Qeverisë kohë më parë. Në një kumtesë të kësaj partie, kujtojnë se Zaev ka thënë që në vitin 2020 kanë huazuar 1 miljard euro, në emër të mbështetjes së ekonomisë nga kriza e Kovidit, ndërsa tani shohim se për mbështetje janë ndarë vetëm 350 milionë euro. VMRO-DPMNE akuzon poashtu se qindra miliona euro janë shpenzuar në emër të kovid krizës, por me qëllim korupsionin zgjedhor, për marëveshje koruptive, tendere kriminale, për mbushjen e administratës dhe për blerjen e veturave zyrtare, shampanjave, oktapodëve dhe produkte të tjera.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
- Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
- “Nuk dorëzohem tani”, Blerta rrëfehet për sfidat e reja shëndetësore
- Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lul Cakës, sekuestrohen 26.8 kg kokainë
- “Do qëndrojmë për Shqiptarinë”/ Thirrja e fortë në protestë: Do jemi këtu deri në shporrjen e Ramës, është tradhtar
- Gëzime Hamzaj me fustanin që magjeps në festën magjike
- “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri
- “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve



