Nivel i ulët i cilësisë së debatit parlamentar gjatë dy viteve të fundit, është konstatuar në raportin e mbikqyrjes së cilësisë së debatit në Kuvend të realizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”. Raporti thotë se ekziston hapsirë e konsiderueshme për përmirësim,ndërsa në nivelin nga 1 deri në 10, nota vlerësuese për debatin në Kuvend është 5.5 dhe është më e ulët në krahasim me periudhat e kaluara të mbikqyrjes. Në diskutime më aktiv kanë qenë deputetët e opozitës të cilët përbëjnë 61% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e shumicës parlamentare kanë përbëjnë vetëm 39% të diskutimeve. Hulumtimi konstaton nivel të njëjtë të interaksionit dhe shkëmbimit të qëndrimeve mes pjesmarësve në diskutim sikur në periudhën e kaluar Qershor-dhjetor 2020, ndërsa gjatë periudhës së funduit është mbajtur vetëm një seancë për pyetje të deputetëve. Në raport vërehet edhe rënie e theksuar e argumentimit gjatë debateve krahasuar me periudhën e kaluar. Në 44% të paraqitjeve deputetët nuk kanë përdorur argumente, ndërsa në 45% kanë përdorur argumente të dobëta.
Raporti i “Societas Civilis”
“Një ose më shumë argumente janë evidentuar në vetëm 11% të diskutimeve për dallim prej 29% gjatë periudhës së kaluar të monitorimit. Përqindja e ndryshimit të qëndrimit për shkak të argumenteve më të mira mbetet dukshëm e ulët që të mund të konstatohet se deputetët e demonstrojnë mundësinë për gadishmëri për përmirësim ndaj argumenteve të palës tjetër. Në 54% të diskutimeve, deputetët nuk janë përkushtuar në fuqinë dhe cilësinë e argumenteve të diskutantëve të tjerë, ndërsanë 37% deputetët mbeten në qëndrimin e tyre dhe nuk e pranojnë vlerën e argumenteve të kolegëve nga opsionet e tjera politike, që është për 27% më shumë në krahasim me periudhën e kaluar (10%)”.
Hulumtimi konstaton se deputetët më së shumti përqëndrohen në shqyrtimin e personalitetit të diskutuesve sesa tek argumentet e tyre. Në 16% të paraqitjeve, deputetët kanë treguar respekt ose pjesërisht respekt ndaj argumenteve të deputetëve të partisë tjetër politike, ndërsa mos respekt ose pjesërisht mosrespekt ndaj argumenteve kanë treguar në 26% të diskutimeve. Respekt ose pjesërisht respekt ndaj personalitetit të tyre, sipas raportit, kanë treguar në 32% të diskutimeve, ndërsa mosrespekt ose pjesërisht mosrespekt në 20% të diskutimeve.




