Në Tetovë sanksionohen 33 shoferë për vozitje të shpejtë
Gjatë kontrollit aksionar me përdorimin e radarit të natës, nëpunësit policor nga Tetova mbrëmë prej orës 19:00-22:00 kanë sanksionuar 33 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, prej të cilëve 14 kanë vozitur më shumë se 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.
“Kontrollet e përforcuara aksionare vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt”, potencojnë nga MPB.



