NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e publikoi raportin javor sipas të cilit konfirmohet cilësia dhe siguria e ujit për pirje në Shkup.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.02.2021 deri më 05.02.2021 ka marrë 182 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 182 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pirje nga 38 pika matëse në qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pirje, qëndron në kumtesën e dërguar nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.



