Drejtoresha e Klinikës për Sëmundjet Infektive, mjekja Milena Stevanoviq thotë se në këtë moment nuk na duhen aspak rreziqe, siç janë festimet e Vitit të Ri, festat e Krishtlindjes. Ajo thotë se ata përballen me një luftë jashtëzakonisht të vështirë çdo ditë për të shpëtuar jetën e njerëzve që vuajnë nga coronavirusi, kështu e pakta e nevojshme është të kemi rritje shtesë të numrit të pacientëve të sapo infektuar. “Zakonisht të rinjtë insistojnë të festojnë, të mblidhen në ahengje, kështu që tani është festa e Vitit të Ri. Po ku janë prindërit? Për ta, rreziku i sëmundjes është shumë më…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja e Koalicionit Aleanca dhe Alternativa Ilire Dauti në komisionin për buxhet dhe financa ka pyetur pushtetin,më sakt Zv.Ministrin e Financave se a janë të parashikuara mjete për ndërtimin e konviktit të USHT-së, sepse, sipas saj,në propozim buxhetin për vitin 2021 nuk është saktësuar se për çfarë janë të parashikuara mjetet edhe pse qëndron si pikë që janë parashikuar mjete për konvikte.
Mbyllja e plotë ose shkurtim i orëve të punës në ambientet gastronomike për pritjen e Vitit të Ri është një masë e pakuptimtë. Qytetarët janë mjaft të vetëdijshëm për protokollet se si të sillen në objektet, edhe vetë gastronomët e dinë që nuk do të ketë festime këtë vit, thonë nga Oda e pavarur e gastronomëve.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë nisur procedurat për miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, që sipas paralajmërimeve të qeverisë, duhet të realizohet në prill të vitit 2021. Propozimi ka kaluar të enjten, më 10 dhjetor, në Komisionin për çështje evropiane, ndërsa fazat tjera pritet të mbyllen më së voni deri në fund të dhjetorit. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo…
Në mesin e viktimave të Covid-19, mbrëmë në Klinikën Infektive ndërroi jetë edhe 72 vjeçari, i cili ishte i burgosur, i transferuar nga Burgu i Idrizovës. Autoritetet e kanë diagnostikuar se i ndjeri M.Z. ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se aktualisht edhe 19 të burgosur janë të infektuar pozitiv. Sipas tyre, 4 pavione janë vënë në kushte të karantinimit, ku për shkaqe shëndetësore të izoluar po mbahen rreth 200 të burgosur. Të burgosurit tjerë në kushte anonimiteti na thonë se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar prej…
Nuk duhet të ketë ndryshim në trajtimin e deputetëve dhe gazetarëve që ishin në Kuvend më 27 prill, tha kryeministri Zoran Zaev për “Fokus”-in pasi Gjykata Themelore Civile në Shkup solli aktvendime me të cilat refuzojnë kërkesë-paditë e gazetares Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilët kërkuan shkelje e të drejtave të tyre dhe dëmshpërblim nga shtetit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut. “Nuk mund të interpretoj vendimet e gjykatës, është e papranueshme që Kryeministri të ndërhyjë në gjyqësor. Por, si person, mund të them që deputetët dhe gazetarët duhet…
Në përpjekje për të mbrojtur shëndetin fizik nga virusi korona, qytetarët kanë humbur balancën në ruajtjen e shëndetit mendor. Studimet e fundit tregojnë që janë shtuar edhe rastet e këtyre krizave. Psikologët thonë se stresi, frika, ankthi dhe humbja e shpresës janë shkaktuar nga mbyllja e njerëzve në vetvete. Por, periudha post-pandemike do të tregoj se sa shumë shoqëria është prekur nga krizat shpirtërore dhe psikike, kurë e cila do të zgjasë më tepër se vetë saga e quajtur CoVid-19. Psikologe Gentiana Mehmeti alarmon se kjo situatë ka shkaktuar depresion kolektiv, që vështirë të çrrënjoset. Depresioni kolektiv mund të manifestohet…
BDI tha se përmes Grupit të deputetëve të tyre, për Gostivarin do të ketë shumë amendamente, të cilat do të sillnin projekte dhe investime kapitale për Gostivarasit. Në fakt, ishin vetëm dy amendamente të propozuara, njëri për kanalizim, e tjetri vetëm për dokumentacion teknik, i cili nuk parasheh investim konkret. Me amendamentin e parë, BDI-ja me vetëm 500.000 denarë të planifikuara me Buxhetin e vitit 2021, u premton banorëve të fshatit Çegran të Gostivarit, se do t’u ndërtojë Pallat Kulture. Janë 30.000 euro, të cilat përmes një amendamenti, i cili kaloi në Komisionin për Financa të Kuvendit të RMV-së…
Ne kemi shtuar Pakon e 4-të për mbështetje në ballafaqimin e pasojave nga kriza me Kovid-19. Në seancën e sotme të rregullt të 28-të të Qeverisë, ne morëm vendim që masat shtesë të jenë 488.803.928 denarë, respektivisht rreth tetë milionë euro, kumtoi këtë pasdite në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev. Kjo pako e fundit KOVID, siç informoi ai, mbulon artistët e estradës (rreth 731), me ndihmë financiare në shumën e dy pagave minimale bruto (21.776 denarë); 40 shoqata nga Asociacioni i Shoqatave të Vallëzimit me grante prej dy mijë euro për secilën shoqatë; institucione private për fëmijë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për uljen e disa prej gjobave për shkelësit e rregullave gjatë qarkullimit në komunikacion. Pavarësisht se tashmë ka kaluar rreth një vit që nga dorëzimi i këtij propozim ligji, i njëjti ende nuk është miratuar. Pyetëm Ministrinë e Brendshme se çfarë pretendon të arrijë ky dikaster, si propozues i Ligjit, me uljen e gjobave dhe mos vallë ky propozim do të kuptohet nga qytetarët si mundësi për t’u kujdesur më pak gjatë qarkullimit. Nga MPB-ja thonë se shkeljet e ligjit nuk do të mbeten pa sanksionuar, thjesht ndryshohet strategjia.…
Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni Philip Reeker beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë përparimin e merituar integrues të Maqedonisë së Veriut. “Ne besojmë se BE nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë progresin e merituar në integrim. Besojmë se këto çështje duhet të zgjidhen jashtë procesit të pranimit, sepse Shkupi e meriton atë shans më shumë sesa duhet”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit të Sh.B.A.-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Reeker, në forumin “2BS” të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë hapa të…
Xhabir Deralla me video mesazh për Nismën “Të bashkuar në dallime”. Sa edhe të jenë gojëmbël, sa edhe të fshihen pas pozitave të tyre akademike, politike ose sociale, titujve dhe statuseve, nacionalistët janë dhe do të mbeten mashtrues dhe dhunues të thjeshtë. Paragjykimet dhe urrejtja i zbulojnë pasigurinë dhe paaftësinë të përballen me realitetin, të ndërtojnë të sotmen për vete dhe për tjerët, të ndërtojnë ardhmëri për gjeneratat e ardhme, për pasardhësit që do të vijnë.. Dallimet janë pasuri dhe përparësi në çdo kuptim të fjalës. Dallimet janë pasuri në çdo vend, në çdo kohë, në çdo situatë në jetë.…

