Kryeministri Zoran Zaev beson se deri në fund të mandatit të tij, do të arrijë që paga mesatare të jetë 34.000 denarë, ndërsa paga minimale 20.000 denarë. Në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ai dha llogari për atë që është punuar në 100 ditët e para, Zaev tha se nëse kriza kovid nuk do të kishte ndodhur, atëherë deri tani premtimi për 500 euro pagë mesatare me siguri do të ishte realizuar. “Paga mesatare me matjet e fundit ishte 458 euro. Ajo u ndalua për shkak të krizës Kovid. Deri më tani, unë besoj se 500 euro…
Author: Hamdi Kumanova
Pronarët e 179 ndërmarrjeve morën ndihmë shtetërore për t’i paguar pagat, por atë e kanë mbajtur për vete. Drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska, thotë se shteti është dëmtuar madje për 85 mijë euro, ndërsa rreth 340 punonjës nuk i kanë marrë pagat e tyre të tetorit. Vijon vërejtje, më pas pagesë e detyrueshme, por edhe kërkesë për përgjegjësi penale.
Policia dhe Prokuroria sy mbyllur ndaj veprës së deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili të dielën gjatë votimit për kryetar komune në Pllasnicë, kërkoi të votojë publikisht dhe tregoi fletëvotimin. Nga MPB nuk ka asnjë informacion lidhur me kallëzimin e mundshëm penal ndaj deputetit Jahoski, ndërsa Prokuroria Publike nuk është njoftuar për një shkelje të tillë, përcjell Alsat-M. Organi akuzës njofton shkurt se derisa policia dorëzon kallëzim penal, do të veprohet në përputhje me ligjin. Koment nuk kishte as deputeti Jahoski. I pyetur përmes telefonit pse tentoi të voton publikisht, Jahoski tha se nuk ka koment, duke refuzuar t’i…
Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk vjen parasysh dorëheqja e Venko Filipçes, nëse gjatë festave të fundvitit do të ketë rritje të rasteve me coronavirus. Ky reagim i MSH-së vjen pasi është pyetur nëse masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive nuk japin rezultate. Nga MSH thonë se ministri dhe të gjithë të punësuarit janë të përkushtuar, mirë të organizuar në lidhje me sfidat nga pandemia. “Virusi është i paparashikueshëm, të gjitha vendet në botë ballafaqohen me të njëjtën sfidë – menaxhimin e kapaciteteve spitalore, mungesën e shtretërve dhe personelit mjekësor. Asnjë sistem shëndetsor në botë nuk ka qenë…
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka konstatuar parregullsi në trajtimin e mbeturinave mjekësore në hapësirat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Urdhërojnë që vendi të pastrohet ndërsa dërgoi vërejtje për të gjitha qendrat klinike. Inspektorati realizoi kontroll mbi trajtimin e papërshtatshëm të mbetjeve mjekësore në rrethin e Qendrës Klinike në Shkup, urdhëroi që vendi të pastrohet. Materialin e dorëzoi në mjekësinë ligjore dhe shqiptoi vërejtje ndaj klinikave kirurgjikale – deklaroi Ana Petrovska-Inspektore. Nga 124 inspektime të kryera, Inspektorati ka propozuar gjobë prej 20 mijë eurove për kompaninë “Paper Mill” në Koçan pasi është konstatuar tejkalim i kufirit të i grimcave ndotëse. I…
Kompania gjermane Teleperformanca – korporata më e madhe në botë në shërbim të klientëve customer service support ka hapur përfaqësine e saj në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast Teleperformanca organizon Ditët e Dyerve të Hapura në Tetovë dhe Gostivar, për të njoftuar opinion e gjërë dhë gjithë të interesuarit për punën e tyre në shërbim të klientëve Inbound-Customer Service Support , duke ju ofruar mundësi atyre që flasin gjuhën gjermane dhe janë të interesuar për punë të bëhen pjesë e kësaj kompanie. Në Tetovë Ditët e Dyerve të Hapura do të organizohen ditën e martë dhe ditën e mërkurë…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot mori pjesë në video konferencën e rregullt vjetore me atashetë e mbrojtjes të akredituar në vendin tonë. Në takim, ministrja Shekerinska iu referua vitit të kaluar dhe arritjeve në mbrojtje dhe në Armatë. “Megjithëse viti 2020 ishte viti i koronavirusit për ne dhe vendin tonë ishte edhe viti i NATO-s. Ne kemi bërë angazhim prej disa dekadave për t’u bashkuar me Aleancën dhe jam shumë e kënaqur që kam takimin tonë të parë me atashetë si anëtari i 30-të i NATO-s”, tha ajo. Shekerinska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, theksoi se anëtarësimi i vendit…
Për shkak të mungesës së kuorumit dhe pranisë së vetëm 58 deputetëve, deputetët diskutojnë vetëm axhendën e vendosur me 20 pika, por nuk votojnë, sepse për të marrë vendime më të rëndësishme është e nevojshme të jenë 61 deputetë të pranishëm në sallë. Kështu, në seancën e sotme, vendimi për vazhdimin e situatës së krizës me Covid-19 nuk u votua, vendimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe vendimet dhe projektligjet e tjera nuk u miratuan. Pasi kryetari i Kuvendit Talat Xhafer u bëri thirrje deputetëve të votojnë mbi një propozim për të zgjatur krizën, u…
Këshilli Penal në rastin “Monstra” i drejtuar nga gjykatësi Ognen Stavrev, ka bërë shkelje flagrante të Ligjit për procedurë penale, kur pa pëlqimin e të akuzuarve – atyre ju ka caktuar avokat sipas detyrës zyrtare. Për këtë arsye, avokati Naser Raufi, paralajmëron se ndaj gjykatësit Stavrev, deri te Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, do të parashtrojë kërkesë për shkarkimin e tij si gjykatës, pasi në procedimin e kësaj lëndë, i njëjti nuk është treguar objektiv. “Deri tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë në Gjykatën Penale të Shkupi. Kur avokati mungon për arsye objektive, atëherë detyrë e gjykatësit…
Në 24 orët e kaluara, 28 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 505 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në 24 orët e fundit, klinikat interne ka gjithsej 20 pranime dhe katër pacientë u shtruan në spital në Klinikën e Nefrologjisë, katër në qendër të Klinikës së Neurologjisë, dy pacientë në Institutin TBC, tre në Klinikën për Dermatovenereologji, dy në Klinikë në Klinikën për Gastroenteroheptologji. Katër pacientë të rinj u pranuan në ORL.…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,82% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 denarë/litër.
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar mbajtjen e takimit të liderëve deri në fund të vitit lidhur me eurointegrimet, krizën e kovidit dhe pika tjera me interes për qytetarët. Pret që takim të tillë të thirr presidenti Stevo Pendarovski, por nëse nuk cakton takim liderësh shefi i shtetit, atëherë atë do ta bëjë ai. “Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e ftoi presidentin e shtetit të thirr takim liderësh, por nuk jam në rrjedha se çka ndodhë. Nëse nuk thirret një takim i tillë liderësh, unë do e kisha kontaktuar sot- nesër presidentin e shtetit për një qëllim të tillë, nëse jo,…

