Vaksinat e para nga Serbia do të vijnë së shpejti. Ky është premtimi i ri i kryeministrit Zoran Zaev. Madje nuk do të vijnë të gjithë 8000 dozat e premtuara nga Serbia, por fillimisht do të dorëzohet vetëm gjysma e tyre. Ndërkaq, për shkak se Marrëveshja me kompaninë Fajzer nuk lejon shitjen e sërishme të vaksinave, ato t’i jepen Maqedonisë së Veriut si donacion.
Zoran Zaev, kryeministër
“Së pari, bëhet fjalë për përgatitje të dokumentacionit teknik nga Fajzer për Serbinë, për rieksportim ose për ripagim, ose donacion nga ana e Serbisë. Qëllimi është që të arrijnë këto, fillimisht 4000 vaksinat dhe pastaj edhe 4000 të tjera. Këtu bëhet fjalë për dokumentacionin, ndërsa udhëheqësit e Serbisë, presidenti Vuçiq, kryeministrja Bërnabiq duan që këtë ta bëjnë sa më shpejtë, kështu deklaruan se po mundohen. Pjesa e parë ishte se Marrëveshja ndalon rieksportim ose shitje të sërishme të një vendi tjetër dhe kështu kanë vendosur që ato t’i donojnë, vetëm të fillojë procesi dhe të t’i ndihmojnë miqve të Maqedonisë së Veriut”.
VMRO-DPMNE
“Në vend që të ndaloj së gënjyeri, Zaev vazhdon stilin e tij me gënjeshtra. Tani për prolongimin e dërgesës së parë të vaksinave, Zaev thotë se Serbia dhe Fajzer janë fajtor. Zaev për prolongimin e kësaj ngjarje ku duhej të bëhej pranim -dorëzimi i vaksinave, e fajësoi Serbinë dhe kompaninë Fajzer”.
Përndryshe, pranim – dorëzimi i vaksinave anti Covid, duhej të bëhej më datë 11 shkurt, por kjo u prolongua për një afat të pacaktuar. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, deklaroi se presin miratim nga prodhuesi “Pfizer” që Serbia të mund t’i dërgojë vaksinat e premtuara për Maqedoninë e Veriut. Edhe ajo sqaroi se marrëveshja mes Serbisë dhe “Pfizer” parasheh që vaksinat nuk mund të eksportohen.
VIDEO:





