Jemi mësuar me praktikën e funksionarëve të BDI-së, të cilët rehatojnë fëmijët e tyre në institucionet shtetërore edhe atë ku ka paga të majme.
Të njëjtën e paska bërë edhe Kryeministri i BDI vs Avokati i BDI, i cili para se të marrë postin e ri, i ka dhënë titullin e Noteres, vajzës së tij, që ajo ta zëvendësoj dhe të trashëgoj biznesin familjar.
Parashtrohet pyetja, cili nga anëtarët e familjes do ta zëvendësojë Naser Zyberin në postin e Kryeministrit 100-ditësh?
Kjo është pafytyrësia e Naserit dhe gënjeshtra që iu është bërë shqiptarëve, përderisa ata nuk mund të sigurojnë një vend pune, ndërsa funksionarët e BDI vazhdojnë të rehatojnë familjarët e tyre.




