Mickovski: Zgjedhje të parakohshme parlamentare janë të nevojshme, termin i vetëm logjik është bashkë me zgjedhjet lokale
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare i nevojiten vendit, ndërsa termini i vetëm logjik do të ishte që të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale.
“Unë këtë e them gjatë gjithë kohës dhe qëndroj në atë qëndrim se zgjedhje të parakohshme parlamentare i nevojiten Maqedonisë dhe se termini i vetëm logjik që të mos bëjmë shpenzime shtesë janë zgjedhjet lokale. Mendoj se kjo duhet të ndodhë dhe punojmë në atë që të ndodhë, ndërsa paraprakisht duhet të kemi qeveri e cila do të përgatisë teren për ato zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje lokale”, tha Mickovski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në një kompani në komunën e Gazi Babës, në Shkup.
Konfirmoi se po zhvillojnë bisedime me partitë parlamentare të cilat janë pjesë e opozitës, por dhe të koalicionit qeverisës për formimin e shumicës në Kuvend.
“Po, VMRO-DPMNE-ja po zhvillon bisedime edhe me partitë parlamentare opozitare, por edhe me partitë parlamentare të cilat janë pjesë e pushtetit, kështu që kur do të kemi shumicë në kuadër të Parlamentit atëherë do të dalim në publik dhe atë shumicë do ta prezantojmë”, deklaroi Mickovski.




