MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1.814 testime kurse janë regjistruar 180 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 78 raste, Prilep – 18, Kavadar – 15, Tetovë – 12, Ohër dhe Strumicë – nga 10 raste, Kumanovë, Veles dhe Strugë – nga 6 rate, Dojran – 3, Gostivar, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 2 raste, Shtip, Manastir, Kërçovë , Sveti Nikole, Resnjë, Kriva Pallanka, Berovë, Vinicë, Vallandovë dhe Krushevë nga 1 rast.
Janë shënuar 206 pacientë të shëruar.
Raportohet për gjithsej 13 humbje jetë, prej te cilave 6 prej tyre kanë ndodhur gjatë muajit Dhjetor.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 97.052, numri I të shëruarve është 87.652, kurse I viktimave – 2.989. Për momentin shënohen 6.411 raste aktive.
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 486.961 testime për COVID-19.




